Mickoski: Kemi mbi 50 milionë euro investime të huaja më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
- Përfundimisht me qershorin, me tremujorin e dytë kemi mbi 50 milionë euro investime të huaja më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, ku e paralajmëroi investimin më të ri të "Krombert dhe Shubert".
- Post By Besnik Shuki
- 12:36, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Përfundimisht me qershorin, me tremujorin e dytë kemi mbi 50 milionë euro investime të huaja më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, ku e paralajmëroi investimin më të ri të "Krombert dhe Shubert".
"Nëse hyni në faqen e Bankës Popullore, do të shihni se ka mbi 50 milionë euro më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pra, përfundimisht me qershorin, në tremujorin e dytë kemi mbi 50 milionë euro investime të huaja më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar", tha kryeministri.
Mickoski në konferencën për shtyp tha se kompania "Kromberg dhe Shubert" po fillon një projekt të ri investimi, ku pritet të krijohen 2.000 vende të reja pune në katër vitet e ardhshme, duke shtuar se ajo që do të prodhohet atje janë pjesë automobilistike për gjigantin gjerman të automobilave "Audi".
"Ky është investim i rëndësishëm për Manastirin, për Rajonin e Pellagonisë dhe për gjithë ekonominë, por edhe konfirmim se si shtet kemi fuqi të kualifikuar punëtore, kapacitete industriale, të cilat mund të përmbushin standardet më të larta evropiane", theksoi Mickoski. bsh/
Foto: MIA