Mickoski nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por thotë se do të udhëhiqen nga interesat shtetërore, e jo atyre politike
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Strumicë deklaroi se "pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale", do të ishte logjike të mendohet për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një mandat të ri katërvjeçar, por, siç theksoi ai, për këtë vendim do të udhëhiqen jo nga interesi politik, por nga interesi i shtetit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:45, 8 tetor, 2025
Strumicë, 8 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Strumicë deklaroi se "pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale", do të ishte logjike të mendohet për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një mandat të ri katërvjeçar, por, siç theksoi ai, për këtë vendim do të udhëhiqen jo nga interesi politik, por nga interesi i shtetit.
"Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të valës së intensifikuar të investimeve dhe ata që ndjekin politikën do të thonë se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të kenë fitore të fortë, më të fortë se ajo, të paktën kështu thonë, në vitin 2021, dhe është logjike të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar. Nëse e shohim si një vendim politik, do të pajtohesha, por nëse e shohim nga logjika shtetërore, atëherë mendojmë ndryshe - duam ta vendosim shtetin dhe interesat e biznesmenëve në radhë të parë, në mënyrë që të keni një të ardhme të parashikueshme, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni, e pastaj të përpiqemi ta vendosim interesin tonë politik në radhë të parë. Por do ta shohim. Së pari, le të ndodhin punët, e pastaj do të marrim vendime", tha kryeministri Hristijan Mickoski në Forumin e sotëm të Biznesit në Strumicë, ku morën pjesë biznesmenë nga rajoni, si dhe ministra nga kabineti qeveritar. bsh/
Foto: MIA