Mickoski në Uashington në takim me kongtresitët Klaudia Teni dhe Kith Self, biseduan për rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në
- Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në një vizitë pune në SHBA sot në Uashington u takua me kongresisten Klaudia Teni dhe kongresmenin Kith Self.
Shkup, 16 shtator 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në një vizitë pune në SHBA sot në Uashington u takua me kongresisten Klaudia Teni dhe kongresmenin Kith Self.
"Takim me kongresisten Klaudia Teni, bashkëkryetare e Grupit të Miqësisë maqedonase në Kongresin Amerikan. Në takim diskutuam për marrëdhëniet tradicionalisht të forta dhe miqësore midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimit të përvojave midis dy vendeve", njoftoi kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

Mickoski në njoftim shtoi se angazhimi për të çuar përpara partneritetin, respektimi i vlerave të përbashkëta dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme mbeten një themel i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm.
Përveç me kongresisten Klaudia Teni, Mickoski u takua edhe me kongresmenin Kith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

"Në takim diskutuam për rëndësinë e partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe SHBA-së, interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me rëndësi për të dy vendet tona", shtoi kryeministri në postim.
Mickoski, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, do të marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të këtij viti në Nju-Jork.

"Në Nju-Jork, theksoi, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të këtij viti, do të takohet me një numër të madh burrështetasish. Tashmë kemi konfirmuar takime. Në parim, jemi përqendruar te fqinjësia, kuptohet, këtu është ajo pritje, normalisht, nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të përpiqemi të kemi takime dypalëshe me vendet e Gjirit, ku vlerësojmë se duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe të forta partneriteti. Përndryshe, sa i përket një takimi me delegacionin bullgar, deri në këtë moment nuk kemi në plan një takim të tillë", përmendi kryeministri në intervistën të hënën për Shërbimin kombëtar. mb/
Foto: MIA