• e shtunë, 12 korrik 2025

Mickoski në ngjarjen "Nga fusha në tryezë" - promovim i ushqimit vendor dhe turizmit rural

Mickoski në ngjarjen

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në ngjarjen "Nga fusha në tryezë - gjithçka nga komuna jonë", që do të mbahet në parkun "Avionçe" në komunën e Aerodromit.

Ngjarja, të cilën e organizon shoqata "Tradita jonë, e ardhmja jonë" me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka për qëllim të promovojë ushqimin tradicional vendor, karakteristikë e secilës komunë, si dhe bukuritë e turizmit tonë rural.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjithashtu do të mbajë një fjalim në këtë ngjarje. mb/

Foto: Pllakat

QËNDRONI TË LIDHUR