Mickoski në hapjen e "Plazmës - Lojëra sportive për të rinjtë": Sporti është e ardhmja e Maqedonisë
- "Merruni me sport, shoqërohuni, mësoni, sepse sporti është e ardhmja e atdheut tonë Maqedonisë", tha kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen solemne të sezonit të parë nga "Plazma - Lojërat sportive për të rinj", në sheshin Maqedonia në Shkup. Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë t'i mbështesë sportin dhe gjeneratat e reja.
- Post By Sara Ademi
- 13:27, 8 maj, 2026
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - "Merruni me sport, shoqërohuni, mësoni, sepse sporti është e ardhmja e atdheut tonë Maqedonisë", tha kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen solemne të sezonit të parë nga "Plazma - Lojërat sportive për të rinj", në sheshin Maqedonia në Shkup. Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë t'i mbështesë sportin dhe gjeneratat e reja.
Në ngjarje, e cila bashkon mbi 27.000 fëmijë nga i gjithë vendi, u paralajmëruan garat në disiplina të ndryshme sportive në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Atletët e rinj më të suksesshëm do të sigurojnë një vend në finalen ndërkombëtare në Split, ku do të garojnë me bashkëmoshatarë nga rajoni.

Ministri i Sportit Borko Ristovski shtoi se Lojërat nuk janë vetëm një garë, por edhe një mundësi për çdo fëmijë të ndiejë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një ekipi.
"Sporti nuk është privilegj, sporti është e drejtë e çdo fëmije", tha ai duke theksuar se vendi investon në rini, infrastrukturë dhe institucionet lokale për të ndërtuar gjenerata të shëndetshme.
Fillimi solemn u shënua me ndezjen e flakës në shesh. sa/
Foto: MIA