• e enjte, 15 tetor 2026

Mickoski: Masat qeveritare po sjellin rezultate mbresëlënëse, turizmi shënon rritje prej 40 për qind të mysafirëve të huaj

Mickoski: Masat qeveritare po sjellin rezultate mbresëlënëse, turizmi shënon rritje prej 40 për qind të mysafirëve të huaj

Shkup, 28 korrik 2026 (MIA) - Masat qeveritare dhe iniciativa qeveritare për tërheqjen e turistëve po sjellin rezultate, ndërsa turizmi po shënon një rritje prej 40 përqind të mysafirëve të huaj, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me rezultatet e deritanishme të sezonit turistik.

 Mickoski theksoi se kjo rritje është vërejtur edhe nga Banka Botërore në botimin e fundit të "Tourism Watch", përkatësisht në raportin e publikuar në qershor.

 "Masat qeveritare dhe iniciativa e qeverisë për të tërhequr turistë po sjellin rezultate. Kemi një rritje të madhe të mbërritjeve në aeroportet tona. Dhe kjo në fakt është vënë re nga Banka Botërore në "Tourism Watch" në botimin e fundit të këtij raporti, të publikuar në qershor të vitit 2026, ku e rendit Maqedoninë si vendin e parë në Evropë për sa i përket përqindjes së rritur të mbërritjeve të mysafirëve dhe përqindjes së rritur të mbërritjeve të huaja dhe bujtjeve, diçka që është për ne vërtet mbresëlënëse. Kjo përqindje është 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar", tha Mickoski.

 Kryeministri theksoi se kjo është një miërnjohje e madhe dhe se pret që e gjithë kjo të reflektohet në Produktin e Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit.

 "Dhe kjo për ne është një mirënjohje e madhe, veçanërisht pasi ajo merr pjesë në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe pres që kjo të reflektohet në Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti", theksoi Mickoski.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR