• e martë, 27 gusht 2024

Mickoski: Komisioni i përzier historik nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së

Mickoski: Komisioni i përzier historik nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së

Shkup, 26 gusht 2024 (MIKA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë ndryshim kadrovik në komisioinin e përzier historik me Bullgarinë, pa dhënë detaje. Sipas tij, komisioni i përzier aktual nuk i justifikon pritjet dhe nuk ka qenë mbrojtës e interesave nacionale të popullit të RMV-së. 

"Jo, prapavijë politike nuk ka. Është normale se kjo qeveri e re, njerëzit e rinj që e drejtojnë qeverinë e re, të ketë edhe ndryshime kadrovike. Nuk shikojmë këtu çka është e tmerrshme. Personalisht nëse më pyesni mua mendoj se komisioni i përzier aktual absolutisht nuk i arsyeton dhe nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së. Ndryshe, po - është logjike kur keni qeveri të re të ketë edhe ndryshime në institucione të caktuara, nuk shikoj këtu pse do të kishte politikë", deklaroi Mickoski, i cili ishte në manifestimin me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht 2017.

Komisioni përbëhet nga historianë dhe profesorë nga të dyja vendet, ndërsa ekipi maqedonas udhëhiqet nga akademiku dr. Dragi Gjorgjiev, anëtar i ASHAM-it dhe profesor në Institutin për histori kombëtare (IHK) të USHCM. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR