• e mërkurë, 28 gusht 2024

Mickoski: Më është ofruar ryshfet që ta nënshkruaj tenderin për Korridorin 8, dialogu me palën bullgare do të zhvillohet në Bruksel

Mickoski: Më është ofruar ryshfet që ta nënshkruaj tenderin për Korridorin 8, dialogu me palën bullgare do të zhvillohet në Bruksel

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka bërë të ditur se ka pasur tentim ndaj tij për ryshfet për Korridorin 8 që si kryeministër të pranojë dokumentacionin e tenderit që skadon më 17 shtator. Mickoski nuk saktësoi se kush qëndron pas ryshfetit, por vetëm tha se “dihet si shkon kjo përmes kanaleve të komunikimit”. Për këtë ai ka informuar partnerët e BE-së me të cilët ka pasur takim dhe tha se kanë pranuar argumentet me mirëkuptim. Dialogu me palën bullgare, informon Mickoski do të zhvillohet në Bruksel në nivel të lartë, ndërsa procesin do ta ndihmojë Komisioni Evropian.

Sipas Mickoskit, mbi tentimin për ryshfet janë informuar të gjitha institucionet kompetente.

"Personalisht e them para gjithë opinionit vendor se për korridorin 8, seksioni 3, hekurudhën, ndaj meje ka pasur tentim për ryshfet që unë si kryeministër të nënshkruaj dokumentacionin e tenderimit që skadon më 17 shtator. Prandaj thashë se derisa të jem kryeministër nuk do ta pranoj këtë tender. Kanë përfunduar kohët e këtij lloj komunikimi me kryetarin e qeverisë, ndoshta me disa të tjerë ka qenë kështu, me këtë nuk është kështu. Të gjitha institucionet që duhet të informohen, janë informuar. Natyrisht kjo nuk shkon në mënyrë transparente dhe me prova, përmes një dokumenti. Dihet se është një kanal komunikimi, nuk kam përvojë të mjaftueshme për të parashikuar se qëllimi i bashkëbiseduesit është ajo për të cilin kam folur", thekson Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kryeministri theksoi se prioritet kanë të gjithë korridoret që kalojnë nëpër vend, ndërsa në Korridorin 8 dhe 10, theksoi ai, “do të punohet me të njëjtin përkushtim sepse të dyja janë shumë të rëndësishme për vendin”.

Projekt agjenda reformuese për periudhën 2024 - 2027 sot u prezantua nga kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për sht

"Sa i përket Korridorit 8, para fillimit të mbledhjes së Qeverisë kemi pasur komunikim me zyrtarë nga Brukseli, nga KE, por edhe nga bankat që japin grante apo kredi për këtë projekt. Ato janë BERZH-i dhe BEI dhe mendoj se pas takimit të sotëm edhe ata e kanë mjaft të qartë se mënyra se si është konceptuar projekti paraqet problem serioz. Nuk mundem kurrë si kryetar i Qeverisë të nënshkruaj një projekt, të shpenzoj gjysmë miliard para për qytetarët e mi për një projekt që përfundon në gjysmën e tunelit në një rrugë pa krye. Për sa kohë që unë jam kryeministër, kjo nuk do të ndodhë. Dhe së dyti, meqë isha viktimë e tentativës për ryshfet lidhur me atë projekt, thashë se kështu siç është, nuk do ta përkrah kurrë, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e taksapaguesve të vendit, por edhe të atyre evropianë. Ne nuk jemi si gjithë të tjerët, nuk jemi si ata që mendojnë se disa do vijnë e të tjerë do ikin etj. dhe i njëjti do të funksionojë me të njëjtin parim - oferta përqindje... Kështu siç është, ne nuk do ta mbështesim derisa të jem unë kryetar i kësaj qeverie. Duhet të pranoj se është pranuar me shqetësim të madh nga bashkëbiseduesit tanë nga Brukseli dhe na siguruan se e njëjta do të ndiqet", theksoi Mickoski.

Sipas tij, shqetësimi i dytë i madh është se projekti nuk është i plotë.

"Presim të njëjtin përkushtim dhe kujdes si që e manifestuam nga pala bullgare, pra të përfundojë gjysma tjetër e tunelit, por edhe ato 5-6 kilometra që do të duhet të lidhet me hekurudhën tashmë ekzistuese nga pala bullgare sepse neve na duhet i gjithë korridori, jo të shpenzojmë gjysmë miliardë euro këtu dhe ata të mos bëjnë asgjë. Do t'ju kujtoj pikën kufitare Klepalo kur në anën tonë ishte përfunduar gjithçka duke përfshirë rrugën dhe pikën kufitare, ndërsa në anën bullgare nuk kishte përfunduar asgjë.  Pra, ne po punojmë me përkushtim në Korridorin 8 dhe do të vazhdojmë, por presim të njëjtin përkushtim dhe të njëjtin entuziazëm nga fqinji ynë lindor sepse ky korridor është korridor strategjik", ka thënë Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR