• e premte, 30 gusht 2024

Mickoski: Ka përfunduar koha e kriminelëve në politikë, tani është koha e politikanëve të ndershëm, të cilët do të punojnë për interesat e popullit dhe atdheut

Mickoski: Ka përfunduar koha e kriminelëve në politikë, tani është koha e politikanëve të ndershëm, të cilët do të punojnë për interesat e popullit dhe atdheut

Makedonska Kamenicë, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka porositur se ka përfunduar koha e kriminelëve dhe se tani është koha e politkanëve të ndershëm, të cilët do të punojnë për interesat e popullit dhe atdheut, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin sjellje devijuese të individëve pa marrë parasysh nëse ato janë në nivel të pushtetit lokal ose qendror.

"Shikoj qendra individuale të ndikimit se si janë të shqetësuar, ndërsa janë të shqetësuar sepse kjo është një ditë startuese, furnizim publik të cilin e ka udhëhequr Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Unë kam vendosur me të luftoj me krimin dhe korrupsionin dhe për këtë e kam dhënë atë deklaratë dhe ky është mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka përfunduar, se është koha e politikanëve të ndershëm, të cilët e duan popullin e tyre, atdheun dhe do të punojnë për interesat e qytetarëve të tyre dhe atdheut të tyre", deklaroi Mickoski në Makedonska Kamenicë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e tij të djeshme për përpjekjet për ryshfet për Korridorin 8 dhe informacionet nga Prokuroria se deri te ata ende nuk është ngritur aktpadi.

Ai përkujtoi se par disa ditëve në një intervistë për një televizion ka thënë se do të formohet një ekip special në kuadër të kabinetit të tij dhe do të ketë linjë të hapur, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin sjellje devijuese të administratorëve dhe politikanëve pa marrë parasysh nëse janë pjesë e nivelit lokal ose shtetëror.

"Duhet të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit, ato janë në përmasa pandemie në vendin tonë. Dhe ky është qëllimi themelor i kësaj qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Maqedonia Juaj. Përderisa unë jam kryeministër nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë dhe për këtë arsye çdo zyrtari të emëruar dhe të zgjedhur nga VMRO-DPMNE-ja po i dërgoj një mesazh, e ai është që të ruani fytyrën tuaj, kështu të ruani timen dhe të organizatës. Dhe kështu kemi punuar deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Dhe kushdo që harron veten dhe që mendon se duhet të gëzojë politikën dhe të mos jetë shërbëtor i qytetarëve, pavarësisht se nga cila strukturë vjen, do të dënohet dhe nëse keqpërdoret, nëse ka krim, atëherë do të jetë nxirret para drejtësisë", thotë kryeministri Mickoski.

Ai sot për festën krishtere Shën Mëria e vizitoi komunën Probishtip dhe me rastin e Ditës së minatorëve dhe Ditës së qytetit edhe Makedonska Kamenicën prej ku pastah e vizitoi edhe komunën e Berovës. mb/

Foto: MIA  

 

QËNDRONI TË LIDHUR