• e enjte, 15 tetor 2026

Mickoski: Filloi ndërtimi i garazhit nëntokësor me kate dhe sheshit në Veles

Mickoski: Filloi ndërtimi i garazhit nëntokësor me kate dhe sheshit në Veles

 Shkup, 12 shtator 2026 (MIA) - Në Veles sot filloi ndërtimi i garazhit nëntokësor me kate dhe sheshit. Lëshimi në përdorim i sheshit dhe të garazhit ndërtokësor me kate pritet të përfundojnë deri në mesin e vitit 2027.

 Kryetari i Komunës së Velesit, Marko Kolev theksoi se Velesi së shpejti do të marrë një shesh të bukur, një nga sheshet më të mëdha dhe më të bukura në Republikën e Maqedonisë, dhe do të ketë një garazh nëntokësor me tre nivele, i cili pritet të trefishojë kapacitetin e automjeteve.

 

 Ai theksoi se ndërtimi i sheshit dhe garazhit nëntokësor me kate  u zhvillua në kushte të vështira për shkak të disa rrethanave të paparashikuara, përfshirë zbulimin e një bombe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila vonoi zbatimin e projektit për disa muaj.

 

 Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se përgatitjet për ndërtimin e sheshit të ri në Veles janë pothuajse tërësisht të përfunduara dhe shprehu besim se objekti do të lëshohet në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

 

"Sot mund të dëshmojmë të dy së bashku me qytetarët e Velesit se është përfunduar një punë e madhe, nga ajo që mund të shohim, përgatitja është bërë. Përvoja ime më thotë se kur përgatitja është bërë mirë, kjo do të thotë se 90 për qind e punës është përfunduar. Jam i sigurt se, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk shoh arsye pse të mos jetë kështu, diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nga fundi i gjysmës së parë të vitit, do të mund ta vëmë këtë objekt të mrekullueshëm në përdorim, në funksion, në mënyrë që ta shfrytëzojnë qytetarët e Velesit, natyrisht dhe të kënaqen me sheshin e ri", tha kryeministri pas inspektimit në aktivitetet në terren. 

 Mickoski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projekte zhvillimore nëpër komuna, duke shtuar se pritet projektet e fuinancuara përmes thirrjes së parë dhe të dytë, më në fund, të përfundojnë këtë vit, le të themi pjesërisht, dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Përmes BNJVL-së, komunat kanë udhëzim që të përgatisin projekte për vitin e ardhshëm. Vlerësojmë se këto projekte sjellin rezultate, gjë që, në fakt, shihet edhe në aktivitetin ekonomik të kompanive të Maqedonisë. Dhe vlerësojmë se ishte vendim i drejtë kur u zgjodhëm si Qeveri dhe menjëherë filluam me realizimin e këtij projekti. Në fund, dua ta përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar dhe frymëzuese që po bën në Komunën e Velesit, të falënderoj këshilltarët në Komunën e Velesit, të cilët e mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratën, natyrisht, pa të cilën asgjë nga kjo nuk do të realizohej, ata janë pjesa më e rëndësishme në përgatitjen e dokumentacionit për projekte të këtij lloji, të falënderoj kolegët në Qeveri, natyrisht, deputetët në Kuvend nga Velesi, të cilët luftojnë që Velesi të fitojë projekt më shumë dhe natyrisht, të falënderoj qytetarët e Velesit për durimin dhe shpresoj se shumë shpejt të gjithë së bashku do ta shijojmë këtë projekt", potencoi kryeministri Mickoski.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR