• e mërkurë, 07 tetor 2026

Mickoski: "Fiç" e konfirmoi rejtingun kreditor, ranë në ujë gënjeshtrat e opozitës

Mickoski:

 Shkup, 12 shtator 2026 (MIA) - Me konfirmimin e  rejtingun kreditor të "Fiç"-it, bien në ujë gënjeshtrat e opozitës se Buxheti nuk ka para dhe se jemi të mbingarkuar me borxhe, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

 "Kemi shpifje të vazhdueshme se jemi në prag të falimentimit. "Fiç" ishin këtu, biseduan edhe me mua dhe Ministrinë dhe biseduam edhe për përmirësimin e rejtingut, kështu që lajmi sot është shumë domethënës që Fiç konfirmoi rejtingun dhe bien në ujë gënjeshtrat dhe shpifjet e opozitës se vetëm se nuk kemi falimentuar, se Buxheti nuk ka para, se jemi të mbingarkuar me borxhe", deklaroi Mickoski pas lëshimit në përdorim të impiantit të kogjenerimit në Çair.

 Agjencia për rejting kreditor "Fiç" e ka konfirmuar rejtingun kreditpr të Republikës së Maqedonisë së Veriut në "BB+" me një perspektivë të qëndrueshme, duke njohur perspektivat pozitive për rritje ekonomike, aktivitet të fortë investues dhe procesin e reformave që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Ministria e Financave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR