• e diel, 07 dhjetor 2025

Mickoski: Është realizuar transplantimi i parë i kornesë në shëndetin publik në vendin tonë

Mickoski: Është realizuar transplantimi i parë i kornesë në shëndetin publik në vendin tonë

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Është realizuar transplantimi i parë i kornesë në vendin tonë në shëndetin publik. Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të shumëpritur përpara për vendin tonë, për shëndetësinë dhe para se gjithash për pacientët të cilët kanë nevojë për këtë lloj trajtimi shumë të specializuar, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Me këtë, thekson kryeministri, Maqedonia numërohet mes vendeve të rralla në rajon të cilat kryejnë një operacion të tillë të ndërlikuar.

Ai shton se operacionet i kanë kryer mjekë nga Duke University (SHBA), një nga universitetet më lartë të renditura për mjekësi klinike në botë, Lojd Uillijams, Nikollas Garson dhe Shina Song, së bashku me ekipin e oftalmologëve të Maqedonisë.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof.dr Biljana Kuzmanovska dhe doc. dr. Natasha Tërpevska Shekerinov, drejtoreshë e Klinikën Universitare për Sëmundje të Syve në Shkup, e koordinuan këtë proces. Janë kryer nëntë operacione për herë të parë në shtet si metoda transplantuese më bashkëkohore. Ky është një hap i madh për shëndetësinë e Maqedonisë", shënoi Mickoski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR