12 gusht 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski dhe drejtori i Klinikës Universitare për Urologji dr. Bashkim Shabani do ta lëshojnë në përdorim repartin e rikonstruuar të spitalit në Klinikën për Urologji. (IPSH Klinika Universitare për Urologji, kati i 2/ 10:00)
Shkup - Pritje solemne me rastin e 24 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nën udhëheqësinë e zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. (Klubi i deputetëve/19:30)
Shkup - Konferencë për shtyp e të punësuarve në Florakom dhe Luna, firma motra të NP Parqe dhe Gjelbërime. (Vendkalimi për këmbësorë në bul. "Ilinden" mes Parkut të qytetit (Fontana) dhe barakave të Komunës Qendër/11:00)
Shkup - Qyteti i Shkupit në kuadër të procedurës për përpunimin e Planit të ri të Përgjithshëm Urbanistik PPU 2022-2032 organizon debat publik. (Salla e Qytetit të Shkupit, baraka 13/09:00)
______________________________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në terminet e paralajmëruara kohore***