• e shtunë, 31 gusht 2024
MIA Paralajmërime

30 gusht 2024

Shkup - Deklaratë solemne e Marjana Ilieskës, anëtare e Këshillit të Prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. (salla e Ohrit/10:00)

Gjevgjeli - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë dhe do të marrë pjesë në hapjen e tregut të ri në Miravc. (Deklarata për media në Miravc/10:30)

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski do të mbajë fjalim në pranim-dorëzimin e pajisjeve nga Republika e Turqisë për Armatën. (Kazerma “Ilinden”/10:30, ekipet mediatike të mbërrijnë në hyrje të kazermës në orën 10:00)

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, organizon diskutim publik për propozim-ligjet me pjesëmarrjen e administratës komunale të organizuar nga Ministria e Administratës Publike me përkrahje të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) në kuadër të fushatës "Të gjithë së bashku për administratën publike profesionale dhe cilësore". (Ambientet e BNJVL-së, rr. "Kopenhagenska" 5/ 10:00, deklaratë për media/ 11:00 - 11:30)

Tetovë - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, do të vizitojë Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Tetovë dhe do të takohet me përfaqësues të NORMAK-ut dhe kompanisë Kiel Makedonia. (Deklarata për media në ndërtesën administrative të Kiel Maqedoni/12:00)

Shkup - Në kuadër të projektit "Siguria kibernetike rajonale në Ballkanin Perëndimor - Ndërhyrjet për Republikën e Maqedonisë së Veriut", do të mbahet punëtori dyditore, në të cilën do të prezantohen Propozim-versioni i standardeve minimale të sigurisë kibernetike për Qeverinë dhe Rekomandimet për krijimin e politikave në fushën e sigurisë kibernetike. (h. "Meriot"/ 10:30 - 11:20)

Shkup - Tryezë e rrumbullakët me temë: Mbeturinat dhe ambalazhet nga mbeturinat, gjendja e trajtimit të tyre - riciklimi apo përpunimi specifik, për dallim nga sasitë që ende janë objekt deponimi - deponimi në deponitë në RMV" dhe prezantimi i 100% produktit ekologjik nga mbetjet e padëshiruara të përbëra. (h. "Kontinental"/11:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e Iniciativës 02, ku do të prezantohet platforma për luftën e qytetarëve dhe shoqatave/iniciativave civile kundër korrupsionit në procesin e miratimit të planeve dhe ligjeve urbanistike në Kuvend. (h. "Hilton"/ 12:30)

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR