• e enjte, 15 tetor 2026
MIA Flesh

15:00/4 shtator/2026

Ohër - Krijimi i kushteve që inxhinierët e rinj të realizojnë mendjen, talentin, dëshirën dhe potencialin e tyre krijues në atdhe është një qëllim strategjik nga i cili varet zhvillimi dhe mbijetesa e vendit, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit "Unaza Inxhinierike 2026" në Ohër. "Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se në një kohë kur dija është burimi më i rëndësishëm i zhvillimit, prosperiteti i vendit tonë varet nga qëndrimi i atyre që janë përgjegjës dhe më të thirrurit ndaj të rinjve më të ditur, më të talentuar dhe më kompetentë", tha Siljanovska-Davkova.

Shkup - Një sallë e re sportive do të ndërtohet për tre muaj në SHF "Vëllazërimi" në Taftalixhe 2 në komunën e Karposhit. Do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1.400 metrash katrorë, me një sipërfaqe tribune për 410 vizitorë. Krahas mësimit edukative, do të përmbushë standardet edhe për gara vendase dhe ndërkombëtare, si dhe për ngjarje sportive dhe kulturore. 

Shkup - Dy tezat e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Maqedonisë për borxhin publik janë të paqarta dhe tregojnë hapur mosnjohje ndaj temës, vlerësoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski i cili u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me borxhin publik të shtetit dhe strukturën e tij. "Këtu ka ekspertë. Por kur bëhet fjalë për ekonominë, ata nuk kanë asgjë tjetër në matricën e tyre politike përveç vjedhjes", tha Mickoski, duke shtuar se "megjithatë, kjo nuk është një fabrikë frutash që të mund të tregtojnë vaksina të vjetra e të ngjashme, ose të digjen spitale modulare".

Shkup - Në tremujorin e dytë kemi aktivitet jashtëzakonisht të lartë ekonomik dhe PBB të rritur prej 4,3 për qind, që është konfirmim për politikat e Qeverisë, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Kjo, sipas tij, është edhe një lajm i keq për opozitën, e cila, siç tha, "përsëri shpreh keqardhje që Maqedonia po ec përpara, e nuk është tërhequr në moçalin e tyre të gënjeshtrave, shpifjeve dhe konstruksioneve.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në takimin joformal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, të mbajtur në Dublin nën kryesimin irlandez të Këshillit të BE-së. Sesioni kushtuar zgjerimit bashkoi ministrat e shteteve anëtare të BE-së me përfaqësuesit e vendeve kandidate dhe partnere për të diskutuar përshpejtimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Në fjalimin e tij, Sali theksoi se zgjerimi nuk është më vetëm zgjedhje politike, por domosdoshmëri gjeopolitike dhe investim në sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës parashikon aktivitete të vazhdueshme për parandalimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve dhe për të krijuar sistem të qëndrueshëm që do të veprojë në mënyrë parandaluese, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo theksoi se Qeveria ka ndërmarrë disa projekte dhe ndryshime legjislative, si dhe ndryshime në shkolla, me qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve.

Selanik - Nga sot, edhe Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të gazit, së bashku me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Ukrainën, deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, para fjalimit të saj në Panairin e 6-të Metropolitan, që po mbahet në Selanik. Siç tha Bozhinovska, po punohet intensivisht për interkonektorin me Greqinë dhe për lidhjen me Serbinë.

Shkup - Javën e ardhshme do të fillojë rikonstruksioni i bulevardit "Mit’hat Frashëri" në Komunën e Çairit, një nga projektet kryesore infrastrukturore në komunë, njoftoi sot Komuna e Çairit. Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë kryer inspektim në segmentin ku do të realizohet projekti, me ç'rast është konstatuar se përgatitjet kanë përfunduar dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve.

Shkup - Drejtoria e Policisë financiare ka ngrit kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Strugë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për dyshimin se kanë kryer veprën penale "Fshehje të tatimit" sipas nenit 279 të Kodit penal. Siç njofton Policia financiare, i akuzuari i parë B.Z., në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit juridik të denoncuar nuk i ka njohur si të ardhura detyrimet e vjetruara dhe të papaguara në shumën totale prej 30.946.170 denarë, të paraqitura në bilancin bruto për vitin 2025. Sipas pretendimeve në kallëzim, këto detyrime ishin të vjetruara në përputhje me Ligjin për marrëdhënie me detyrimet dhe nuk është iniciuar asnjë procedurë gjyqësore për mbledhjen e tyre.

Shkup - Në periudhën nga 7 gushti të vitit 2025 deri më 20 gusht të vitit 2026, nga gjithsej 1.883 kërkesa të paraqitura dhe të shqyrtuara për realizimin e së drejtës për fekondim të asistuar biomjekësor - FAB, plot 237 kanë të bëjnë me tentativën e katërt, të pestë ose të gjashtë, informojnë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Zgjerimi i së drejtës deri në gjashtë tentativa  për FAB, që më parë nuk ekzistonte në kurriz të Fondit, siç theksojnë ata, nuk ka mbetur vetëm një mundësi ligjore, por është bërë një e drejtë që të siguruarit e përdorin realisht dhe gati 12,6 për qind e të gjitha kërkesave të shqyrtuara në vitin e parë pas ndryshimeve ligjore kanë qenë pikërisht për tentativat shtesë.

Shkup - Helikopterët e armatës dhe policisë, si dhe "aeroplanët e zjarrfikësve“ të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, këtë mëngjes po u japin mbështetje ajrore zjarrfikësve të Shkupit dhe ekipeve kundër zjarrit me "pincgauer" të DMSH-së, të cilët së bashku po veprojnë ndaj zjarrit të madh pranë fshatit Graçan, i cili është aktiv si nga ana e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe nga ana e Kosovës.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, informoi se pavarësisht shiut, i cili pardje dhe mbrëmë përfshiu pjesën më të madhe të territorit të shtetit, numri i zjarreve në hapësira të hapura nuk po zvogëlohet dhe gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar të paktën 31 zjarre në hapësira të hapura. Angelov në një deklaratë me video thekson se karakteristikë është fakti se gjatë ditës së djeshme sërish janë shkaktuar dhe ndezur qëllimisht dy zjarre, në Kitkë dhe në malin Zheden dhe apeloi që, nëse dikush vëren sjellje të dyshimtë, ta raportojë në numrin 112.

Kumanovë - Gjithsej 16 fëmijë me helmime të raportuara janë kujdesur në repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës këtë vit. Drejtoresha e repartit të fëmijëve në spital, dr. Margica Arsovska, informoi se prindërit më shpesh kërkojnë ndihmë për fëmijët e moshës dy deri në katër vjeç që kanë gëlltitur detergjentë, ilaçe, produkte për pastrim.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, vizituan shenjëzimet e dëmtuara të shtegut dimëror nga Popova Shapka deri në Majën e Titos, në Malin Sharr. Së bashku me drejtorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Evzal Elmazi, dhe partnerë të tjerë të përfshirë në “Projektin Slavkov”, si kompania menaxhuese Sustainable Adventure Travels, ata panë nga afër pasojat e akteve të fundit të vandalizmit ndaj infrastrukturës së sapovendosur për shenjëzimin e shtegut dimëror, thuhet në kumtesën e Ambasadës austriake në Shkup.

Nikozia – Në Republikën e Qipros është regjistruar vdekja e parë nga virusi i Nilit Perëndimor dhe bëhet fjalë për një pacient 90-vjeçar me probleme të mëhershme shëndetësore, ka konfirmuar për agjencinë qipriote të lajmeve CNA, infektologu Aristos Aristodimu, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Infektologu tha për CNA se deri në mbrëmjen e djeshme janë regjistruar gjithsej dhjetë raste, nga të cilat shtatë janë të konfirmuara dhe tre janë raste të mundshme dhe shumica prej tyre janë në rajonin e Nikozisë. Nga rastet e konfirmuara, katër pacientë janë shtruar në spital.

Strasburg - Komisioneri për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Majkëll O’Flaerti sot e dënoi “glorifikimin publik të Ratko Mlladiqit” dhe u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të kundërshtojnë një gjë të tillë. Në një njoftim të publikuar në faqen e tij zyrtare, O’Flaerti tha se “dënon ashpër glorifikimin publik të Ratko Mlladiqit, kriminelit të luftës të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit”, duke përfshirë deklaratat e zyrtarëve nga Republika Sërpska, entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe nga Serbia.

Gjenevë - Një nga depot kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që ruan furnizime mjekësore humanitare në Ukrainë u godit gjatë natës gjatë një sulmi ajror në zonën përreth Kievit, bëri të ditur sot OBSH. "Qasja në vend mbetet e kufizuar për shkak të tymit dhe shqetësimeve për sigurinë, ndërsa vlerësimet e dëmeve të mundshme dhe humbjes së furnizimeve janë duke vazhduar. Asnjë staf i OBSH-së nuk është prekur", tha zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmaer.

QËNDRONI TË LIDHUR