
12:00/27 shkurt/2025
Shkup - Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut. Sipas axhendës të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, sesionin në ora 15:30 do ta hapin Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler, bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, pas së cilës do të pasojë shkëmbim i opinioneve me Timço Mucunskin, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, si përfaqësues të Qeverisë. Në sesion është paralajmëruar që të flasin edhe ambasadori polak si përfaqësues i kryesisë polake me Këshillin e BE-së dhe euroambasadori në vend Mihalis Rokas, si përfaqësues i Komisionit Evropian dhe Shërbimit evropian për aksion të jashtëm.
Shkup - Lidhur me informacionet që këtë mëngjes janë publikuar në një pjesë të internet potaleve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informuan se bëhet fjalë për konstatime të pasakta, të cilat nuk korrespondojnë fare me gjendjen faktike, njftoi MPJ-ja pasi që një pjesë e mediave këtë mëngjes publikuan se janë revokuar tetë ambasadorë. "Sa i përket procedurës për tërheqjen e një numri të caktuar ambasadorë, ju njoftojmë se Ministria është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me Kabinetin e Presidentes së Shtetit. Nëpërmjet sistemit zyrtar të komunikimit të brendshëm, deri më tani nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundimin e mandatit të tyre. Në periudhën e ardhshme presidentja pritet të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e tyre", thonë nga MPJ. Ministria thekson se i gjithë koordinimi dhe komunikimi institucional, përfshirë atë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, bëhet ekskluzivisht përmes një sistemi të brendshëm të mbrojtur dhe jo përmes postës elektronike.
Shkup - Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të dorëzojë raport, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi, do të kallëzohen për rastin me dërgesën e kërcënimeve të rreme për bomba në shkolla. Siç kumtoi sot MPB, personat e mitur me datë 19.02.2025, nga celulari i njërit të mitur kanë dërguar imejl me përmbajtje kërcënuese për bombë të vendosur në dy shkolla (njëra fillore dhe njëra e mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025 nga celulari i të miturit tjetër kanë dërguar mesazh në imejl me përmbajtje kërcënuese për bombë të vendosur në dy shkolla ( njëra fillore dhe njëra e mesme) në Shkup.
Shkup - Nga data 17 deri më 23 të këtij muaji 3.035 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi - të sëmurë nga gripi, për 11,3 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, informojnë këtë mëngjes nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Është raportuar edhe një raste vdekje nga gripi në këtë periudhë. "Bëhet fjalë për një person 78-vjeçar nga Shkupi, i cili është shtruar në KU për pulmoargologji. Tek personi i vdekur është konstatuar se kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal. Te personi i vdekur, analizat laboratorike kanë konfirmuar gripin A(H3), sqarojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Shkup - Njëqind e tetëdhjetë pako me nga 11 kilogramë produkte ushqimore, të cilat nuk kanë pasur dokumentacion adekuat, ka zbuluar dhe sekuestruar policia në afërshi të fshatit Tanushë të Shkupit. Siç kumtoi sot MPB, pardje (25.02.2025), në ora 14.30, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Tanushë kanë hasur një automjet-kombi me targa nacionale të Kosovës, i cili lëvizte në drejtim të kufirit me Kosovën.
Shkup - Në Kodrën e Diellit temperatura është matur 0 gradë dhe temperatura pozitive janë gjithkund në vend. Sipas DPHM-së, në orën 08:30 janë matur 1 gradë në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 3 në Prilep, Tetovë dhe Krushevë, 4 gradë në Berovë dhe Pretor, 5 në Veles, Shkup-Petrovec dhe Ohër, 6 në Shtip, Kavadar, Vinicë dhe Shkup - Zajçev Rid, 7 gradë në Strumicë, 8 në Demir Kapi dhe 9 gradë në Gjevgjeli. Deri në orën 07:00 në Llazaropolë, Krushevë, Pozharane, Pretor dhe Ohër ka rënë një depozitë uji prej një litër për metër katror pas 24 orësh dhe në Kodrën e Diellit është matur 27 centimetra shtresë dëbore.
Romë - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni deklaroi se paqja e drejtë në Ukrainë është e mundur vetëm nëse NATO jep garanci për sigurinë. "Kjo është mënyra më efektive për të parandaluar një tjetër pushtim rus. Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë është e pamundur nëse Kievit nuk i jepen garanci se Rusia nuk do ta sulmojë më vendin", tha Meloni pas takimit me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në Romë.
Bruksel - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski është ftuar të marrë pjesë në samitin special të BE-së për mbështetje të Ukrainës dhe mbrojtjes evropiane javën e ardhshme në Bruksel, lajmëroi DPA. "Ekziston një moment i ri, që duhet të sjellë paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme", shënoi kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta në letrën me ftesë të publikuar sot. "Prandaj është e rëndësishme për ne të shkëmbejmë mendime për atë se si ta mbështesim më tutje Ukrainën dhe për parimet që duhet të respektohen më tutje", shënoi ai.
Munih - Një grevë dyditore e punonjësve të aeroportit ka nisur në aeroportin e Munihut, e organizuar nga sindikata "Verdi" për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pagat në sektorin publik. Linjat ajrore kanë anuluar 80 për qind të fluturimeve të planifikuara për sot dhe nesër, njoftoi operatori i aeroportit FMG në faqen e tij të internetit. Anulimet e mëtejshme të fluturimeve nuk përjashtohen, thuhet në kumtesën e aeroportit. Në aeroportin e Munihut, 830 ngritje dhe ulje ishin planifikuar fillimisht gjatë dy ditëve, por me 80 për qind të anuluar, do të përfshihen më shumë se 1,300 aeroplanë.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makroni dhe kandidati për kancelar i Unionit Demokristian Gjerman, Fridrih Merci, në një takim në Paris janë pajtuar që të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet francezo-gjermane, deklaroi për Rojtersin një burim i paidentifikuar i afërt me Mercin. "Pati një pëlqim të madh dhe pikënisje të shumta për nisma të përbashkëta", tha burimi, duke shtuar se gjatë takimit të dy liderëve në Paris ka pasur një "atmosferë miqësore". Merci dhe Makroni dje u takuan në Paris dhe biseduan për situatën politike në Gjermani pas zgjedhjeve të kashtëzakonshme parlamentare, si dhe për bisedimet e vazhdueshme për formimin e një koalicioni qeverisës në këtë vend.
Taipei - Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njofton për rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës gjatë ditës së djeshme, raportuan mediat britanike. Ishulli, që Kina e konsideron si territor të saj, dje kumtoi se ushtria kineze ka krijuar një zonë për "stërvitje të qitjes" në pjesën jugperëndimore të Ngushticës së Tajvanit, në afërsi të qendrave kryesore bregdetare në lagjet Gaosini dhe Pingtun. Qeveria e Tajvanit menjëherë e dënoi lëvizjen si të rrezikshme, provokative dhe kërcënim për fluturimet dhe transportin, duke shtuar se nuk është njoftuar për stërvitjen.
Nju-Jork - Aktorja amerikane Mishel Trahtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet "Bafi: Vrasësi i vampirëve" (Buffy: The Vampire Slayer) dhe "Vajza e thashethemeve" (Gossip Girl), ndërroi jetë në moshën 39 vjeçare. Mishel u gjet në banesën e saj në Nju-Jork nga nëna e saj Lana Trahtenberg të mërkurën në mëngjes, rreth orës 8. Burimet policore konfirmuan për "Njujork post" (New York Post), se vdekja e saj nuk konsiderohet e dyshimtë.
Uashington - Kryeministri britanik Kir Starmeri përsëri bëri thirrje në garacionin e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën për të penguar një sulm të ri rus, derisa po përgatitet të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp. Siç njofton Bi-Bi-Si-ja, në fluturimin për në Uashington, Starmeri tha se shpreson se marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së të vazhdojnë të përmirësohen. Ai theksoi se ende vazhdojnë diskutimet për dërgimin e mundshëm të ushtarëve britanikë në Ukrainë, por përsëri e theksoi rëndësinë e të ashtuquajturëse "mbështetja nga prapaskena" amerikane.