MIA Flesh
- Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Jurudik në Lubjanë me temë "Transformime kushtetuese në rrugën drejt BE-së: Reforma ose inxhiniering kushtetues?", në kuadër të vizitës së saj zyrzare në Slloveni. Presidentja e RMV-së dje realizoi takim me presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar, e cila u prit me nderime më të larta shtetërore. Pas takimit, Siljanovska Davkova kishte edhe drekë pune me kryetarin e Kuvendit shtetëror të Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:45, 19 maj, 2026
09:00/19 maj/2026
Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Jurudik në Lubjanë me temë "Transformime kushtetuese në rrugën drejt BE-së: Reforma ose inxhiniering kushtetues?", në kuadër të vizitës së saj zyrzare në Slloveni. Presidentja e RMV-së dje realizoi takim me presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar, e cila u prit me nderime më të larta shtetërore. Pas takimit, Siljanovska Davkova kishte edhe drekë pune me kryetarin e Kuvendit shtetëror të Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në shënimin e 150-vjetorit të Kryengritjes së Razllovcit në fshatin Razllovci, Komuna e Dellçevës. Është paraparë kryeministri Mickoski të mbajë fjalim para të pranishmëve në ngjarje.
Shkup - Kuvendi sot pritet të vazhdojë seancën e 102-të, ku në rend dite kanë mbetur edhe 11 pika. Para deputetëve sot është Propozim-ligji për huamarrje për nevoja të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 260 milionë euro, i cili po miratohet me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë mbledhje, në rend dite të së cilës është debatipublik për prezantimin e kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet rreth Konkursit për zgjehdje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi. Në konkurs janë paraqitur shtatë kandidatë - Shpresa Dauti, Feuzi Xhaferi, Elvir Iseini, Sabedin Dauti, Artim Islami, Fadil Xhelili dhe Fatmir Emërllau.
Shkup - Në Shkup sot zyrtarisht fillon Forumi i 11-të i Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Joniane (EUSAIR) - "EUSAIR në veprim: nga angazhimi te ndikimi". Forumi përfaqëson një ngjarje të nivelit të lartë, në të cilën është parashikuar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë nga vendet pjesëmarrëse në EUSAIR, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Shkup - Me rastin e shënimit të Ditës botërore të ngritjes së vetëdijes për sëmundje inflamatore të zorrëve, Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji - Shkup sot organizon ligjëratë profesionale dedikuar aspekteve moderne në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve (IBZ). Ngjarja do të mbahet në amfitetatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa ligjërata ka për qëllim ta ngritë vetëdijen për jetën me IBZ dhe t'i prezantojë qasjet më të reja mjekësore dhe përvojën në trajtimin e pacientëve.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme, më intnsive në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore ku do të bien mbi 20 litra për metër katror, bubullima dhe erë të fortë veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.
Shkup - Pa energji elektrike sot do të mbeten disa pjes të komunave Karposh, Qendër dhe Shuto Orizare. Në periudhën nga ora 14 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rr. Aleksandar Urdarevski të lokalizuar drejt kyçjes në rrethrrotullimin në Shuto Orizare, si dhe përdoruesit e rr. Kozle nga nr. 114 deri në nr. 124 në Komunën e Karposhit.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin, përpara vizitës zyrtare në Kinë, dërgoi mesazh deri te qytetarët kinezë, duke deklaruar se është "i lumtur që sërish e viziton Pekinin", me ftesë të "mikut të tij shumëvjeçar" presidentit kinez Shji Xhinping. Putin në video-fjalim theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në një "nivel të pakrahasueshëm të lartë", të bazuara në mirëkuptim të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim të barabartë.
San Diego - Tre persona e humbën jetën gjaët të shtënave në një xhami në San Diego përderisa dy sulmuesit e dyshuar, të cilët ishin adoleshentë, janë gjetur të vdekur në një automobil në afërsi të vendit të sulmit. Në mesin e të vdekurve është edhe një pjesëtar i sigurimit të xhamisë. Sipas informatave nga autoritetet, dy të dyshuarit për sulmin iu nënshtruan plagëve, të cilat,siç besohet, i kanë shkaktuar vetë.
Havanë - Presidenti kubanez, Migel Dias-Kanel, e quajti "imorale, të paligjshme dhe kriminele" politikën amerikane, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po kryejnë presion dhe firkësim ndah vendeve të treta të cilat dëshëriojnë t'i shesin derivate Havanës. Dias-Kanel deklaroi se masat paraqesin "bllokadë të naftës" që seriozisht i kufizon dërgesat e energjensëve drejt ishullit dhe çon drejt restriksioneve më të rrepta ekonomike.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se ekziston "mundësi shumë e mirë" që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani të arrijnë marrëveshje e cila do ta parandalojë Teheranin të vijë deri te armët bërthamore. Ai sqaroi më tej se me kërkesë të aleatëve nga Lindja e Afërt, i ka prolonguar sulmet ushtarake ndaj Iranit të planifikuara për sot, me qëllim të vazhdimit të negociatave me Teheranin.
Riad - Trajneri i ekipit Al-Hilal, Simone Inzagi do ta braktisë ekipin pas ndeshjes së fundit të sezonit 2025/26 të Premier ligës së Arabisë Saudite, kumtoi "TuttoMercatoWeb". Largimi i italianit 50-vjeçar pjesërisht i referohet ndryshimit të pronësisë së klubit dhe kritikave për disa përforcime të shtrenjta verore të cilat nuk i përmbushën pritjet.