• e martë, 24 shtator 2024
MIA FLESH

15:00 / 23 shtator / 2024

Shkup - Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi realizoi vizita pune në të gjitha gjykatat e apelit dhe ato themelore, si dhe në Gjykatës administrative dhe Gjykatën e lartë administrative. Me vizitat në gjykata, siç kumtoi Gjykata supreme, u mundësua kontroll i drejtpërdrejtë i gjendjeve dhe problemeve me të cilat përballen gjykatat, ndërkaq të cilat shkaktojnë reperkusione në funksionimin e tyre.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Siç është paralajmëruar, Taravari do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Samitin e së ardhmes "Zgjidhje multilaterale për një të nesërme më të mirë" në Nju Jork, ku marrin pjesë liderët nga e gjithë bota.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot në Zagreb zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë, Tonçi Glavina, pas çka filloi vizitën e tij dyditore të punës në Kroaci. Në takim, siç kumton Ministria e Kulturës dhe Turizmit i cili kaloi në një atmosferë miqësore dhe konstruktive u shkëmbyen mendime për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin sot në Shkup. "Me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida", u shpreh Ahmeti.

Shkup - Me ftesë të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).

Shkup - Agjencia pagesore prezantoi një modul që mundëson gjurmimin elektronik të të dhënave në lidhje me kërkesat e paraqitura për mbështetje financiare. Moduli është i paraparë për bujqit dhe ekonomitë bujqësore. Ata përmes këtij mjeti, kanë njohuri dhe informacion për secilën masë: statusi i masave, shuma e autorizuar dhe data e autorizimit, shuma e paguar dhe data e pagesës, statusi i llogarisë së transaksionit "të pavlefshëm" për aplikantët që kanë dorëzuar të dhëna nga një llogari transaksioni të pavlefshme, janë evidentuar detyrime të papaguara për të gjitha arsyet që lidhen me zbatimin e masës.

Shkup - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të shtrejtohen për 1,50 denarë për litër, ndërsa të EURODIZEL (D-E-V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëritë të (EL-1) për 0,50 denarë, njofton Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 75,00 denarë për litër, atij EUROSUPER BS-98 do të jetë 77, 00 denarë, ndërsa i EURODIZEL BS (D-E-V) 67,50 denarë. 

Tiranë - Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama, në fjalimin në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, u përqendrua në idenë e paraqitur edhe më parë, Qendra për rend botëror të bektashinjve të transformohet në "shtet sovran në Tiranë, i cili do të funksionojë sipas shembullit të Vatikanit".

Bruksel - Ish-ambasadorja sllovene në Gjermani dhe Zvicër, Marta Kos, është nominuar komisare e re evropiane për zgjerim, proces ky që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainën dhe Moldavinë. Kosi në përgjithësi është në linjën e politikës së BE-së për mbështetjen e Ukrainës në në kundërshtim të agresionit rus, por deklarata e saj e vitit 2022 në disa qarqe në Bruksel ngriti shqetësime se ajo mund të marrë një "ton pajtues ndaj Moskës".  

Kopenhagë - Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen, sot u bëri thirrje shteteve aleate të Ukrainës të lejojnë që Kievi të përdorë armë perëndimore për sulme në territorin rus. "Propozoj  që t'i ndërpresim diskutimet për vijat e kuqe. Vija e kuqe më e rëndësishme u kalua kur rusët hynë në Ukrainë. Unë nuk do ta pranoj këtë premisë dhe nuk mund të pranoj që dikush nga Rusia të vendosë se çfarë është e drejtë në NATO, Evropë apo Ukrainë", tha Frederikseni në një intervistë për Blumbergun.

Nju-Jork - Sulmet e reja izraelite ndaj Libanit do të shkaktojnë përhapje të luftës në tërë rajonin, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në Nju-Jork. "Sulmet e kohëmëparshme ndaj Libanit dhe deklaratat e kohëmëparshme të Izraelit janë manifestim i qartë i përpjekjeve për përhapje të luftës në rajon", tha Erdogan, duke cekur se paqja në rajon është e rrezikuar nga gjenocidi i Izraelit në tokat palestineze, posaçërisht në Rripin e Gazës", lajmëroi agjencia Anadollu.

Nju Jork – Sipas “Planit të fitores” të cilin presidenti ukrainas Volodomir Zelenski këtë javë do t’ua prezantojë presidentit amerikan Zhozef Bajden dhe kandidatëve për president Kamalla Harris dhe Donald Tramp, Ukraina do të kërkojë garanci të sigurisë të ngjashme me ato të cilat i kanë anëtaret e NATO-s.

Tel Aviv – Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm ka kryer rreth 150 sulme kundër caqeve të Hezbollahut në Liban, nga ku lëvizja islamike lëshon raketa në territorin izraelit në mbështetje të Hamasit palestinez në Rripin e Gazës. "Sot në mëngjes ka pasur rreth 150 sulme ajrore", tha zëdhënësi i armatës. Sulmet u kryen midis orës 6:30 dhe 7:30 sipas orës lokale.

Bejrut - Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se në sulmet e sotme izraelite në Libanin jugor janë vrarë të paktën 50 persona, ndërsa mbi 300 janë plagosur, mes tyre fëmijë, gra dhe punonjës mjekësor. “Sipas të dhënave të para, 50 persona humbën jetën dhe mbi 300 u lënduan në sulmet izraelite në lokalitete dhe fshatra në jug. Mes tyre ka fëmijë, gra dhe punonjës të ndihmës së shpejtë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Moskë - Evropa do të duhet të ndërtojë "arkitekturë të re të sigurisë, ndërkaq kjo do të kërkojë shumë mund në kontekst të ndryshimeve në botë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Dukshëm, për shkak të faktit që arkitektura e sigurisë së Evropës po ndryshon shpejtë, është e domsodoshme të ndërtohet arkitekturë e re e sigurisë për Evropën, kështu që në të ardhmen do të duhet shumë mund", deklaroi Peskov, transmetuar nga mediumet ruse.

Moskë - Në ofensivën ukrainase ndaj rajonit Kursk deri më 5 shtatori jetën e kanë humbur tridhjetë e një civil, njoftoi sot Ministria ruse për Punë të Jashtme, cituar nga mediat britanike. Ministria shtoi se deri në datën e caktuan në operacionin e forcave ukrainase janë lënduar 256 persona. 

Hartum - Gjashtë persona kanë vdekur nga kolera në Sudan gjatë fundjavës, me çfarë numri i të vdekurve nga kjo sëmundje në dy muajt e fundit u ngjit në të paktën 388 persona, bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

Barcelonë - Trajneri i barcelonës, Hansi Flik, është i kënaqur nga paraqitja dhe sakrificën e ekipit në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës me Viljarealin (5:1). "Luajmë si ekip, lojtarët luajnë njëri për tjetrin dhe kjo është me rëndësi. Me të vërtetë më pëlqen raporti ynë, jemi të fokusuar tek futbolli dhe po bëjmë atë që duhet bërë. Dhe ne kënaqemi duke e bërë punën tonë", deklaroi Flik për "As".

QËNDRONI TË LIDHUR