• e premte, 30 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/29 gusht/2024

Zagreb - Me intonimin e himnit kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe nderimet më të larta shtetërore në Zagreb është pritur kryeministri Hristian Mickoski nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq. Është duke u zhvilluar takimi tet-a-tet, pas së cilës duhet të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi. Në fushën e shëndetësisë, bashkëpunimi, ndër të tjera, parasheh shkëmbim të ekspertëve dhe shërbime këshilluese, ndërsa në fushën e arsimit kushte të njëjta për shkollimin e nxënësve dhe studentëve të Maqedonisë dhe Kroacisë.

Shkup - Në Universitetin "Shën Cirili e Metodi"-Shkup sot dhe nesër është paraqitja e në afatin e parë të regjistrimit në vitin e parë të studimeve universitare në vitin akademik 2024/2025. Në 23 fakultete në pëbërje të USHCM janë 9921 vende të lira për studentë të rinj, 4761 nga të cilët për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 4210 për studentë të rregullt, të cilët do t'i bashkëfinancojnë studimeve dhe 950 vende për studentë me korrespondencë. Sipas Konkursit, të cilin USHCM e publikoi në qershor, edhe në vitet e kaluara, numër më të madh të vendeve të lira ka në Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike - FSHIK (1020), Fakultetin Matematiko-Shkencor (1030), Fakulteti Filozofik me 895 vende, Fakultetin Filologjik me 790, Fakultetin Juridik me 705, Fakulteti Ekonomik me 700 vende të lira...

Shkup - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur. Prej tyre, pesë janë ende aktivë, nën kontroll është një, ndërsa t[ tjerët janë shuar, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas komunikatës, digjet pyll i përzier në malin Mukos, afër fshatit Stepanci dhe në vendin e quajtur "Kaciica" në kufirin mes komunave Dollnen dhe Çashka. Bimësi e ulët dhe shkurre digjen edhe në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Crvenavodë, tek vendi i quajtur "Krsta". Bimësi i e ulët digjet mes fshatrave Koliçan i Epërm dhe Lubosh në Komunën e Studeniçanit. SDhkurre dhe barë i thatë digjen mes fshatrave Edeklercë dhe Haxhi-Hamzali në territorin e Komunës së Shtipit. Zjarri i fundit aktiv është në Komunën Llozovë, tek fshatrat Durfulia dhe Karatmanovë, ku digjen pyje me pisha.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 190 metra kub mbetje nga disa deponi të vëllimshme të egra të vendosura në komunën Çair të Shkupit. Pjesë nga aktivitetet u zhvilluan përballë SHFK "Kongresi i Manastirit", ku u larguan 40 metra kub mbetje të hedhur në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike dhe të trafikut.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë,  në dalje nga shteti mbrëmë në orën 22:45,  nëpunësit policorë nga QRÇK Jug kanë privuar nga liria M.A.(38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet transportues  "Mercedes" me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, pasi gjatë kontrollit në gjysmërimorkio janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve i mitur.

Shkup - Për shkak të defektit të një gypi lidhës, pa ujë nga ora 10.30 janë konsumatorët e rrugëve "Janko Misiq", "Ratko Mitrovic", "Radoe Dakiq" dhe "Skenderbeg" në Komunën e Kisella Vodës, njoftoi NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" -  Shkup. Ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të defektit nga ora 10:35 do të kenë edhe konsumatorët e rrugës "Ordan Çopella" në Komunën e Çairit.

Shkup - Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil. Proceset do të jenë më intensive dhe në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kohë pas kohe si stuhi lokale, erë dhe breshër, kumton DPHM. Nga e diela do të ketë më shumë periudha të motit me diell dhe me reshje të rralla shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore. Më freskët gjatë ditës do të jetë nesër dhe të shtunën, më pas temperaturat gradualisht do të rriten

Athinë - Në javën e fundit në greqi janë konformuar 24 raste të virusit Nili Perëndimor, ndërsa kanë vdekur dy persona, konform raportit javor të Organitatës nacionale prë shëndet publike (EODI), njofton korrespoondentja e MIA-s nga Athina. Nga fillimi i sezonit, deri dje në mesditë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 124, ndërsa janë regjistruar gjithsej 15 vdekje nga mosha 61 deri në 92 vjeç. Gjithashtu, në periudhën e kaluar ka edhe tre raste të importuara nga Shqipëria, gjegjësisht infeksion në pacientë të ekspozuar në një vend tjetër, të cilat nuk janë përfshirë në analizat EODI.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, dekalroi sot se ka filluar konsultimet me vendet-anëtare të BE-së për atë nëse do të vendosen sanksione ndaj “disa ministrave izraelitë”.“E kam nisur procedurën për të pyetur vende-anëtare nëse e konsiderojnë të përshtatshme përfshirjen në listën e sanksioneve të disa ministrave izraelitë që përhapin mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve dhe propozojnë gjëra që janë në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Borrell para gazetarëve para takimit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së në Bruksel.

Bruksel - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së sot në Bruksel po diskutojnë për situatën në Ukrainë, Gaza dhe Venezuelë, njoftoi DPA. Takimi është joformal, çka do të thotë se ministrat nuk pritet të japin deklarata zyrtare në fund. Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell. Takimi fillimisht ishte menduar të mbahej në Budapest, por më vonë u vendos që të zhvillohej në Bruksel në shenjë proteste ndaj vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Rusi në korrik.

Budapest - Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, sot deklaroi se Budapesti kundërshton sulmet me armë me rreze të gjata veprimi në territorin rus, sepse, siç theksoi, tërheq rrezik nga përshkallëzimi serioz të konfliktit. "Nëse ka gjithnjë e më shumë armë në Ukrainë, nëse ka sulme të gjera në territorin rus, do të ketë një rrezik më të madh të përshkallëzimit, ndërsa rreziku nga lufta do të bëhet më serioz dhe kjo luftë do të bëhet më e vështirë. Ne këtë nuk e duam, prandaj sot në Bruksel do të mbajmë qëndrim paqësor", ka shkruar Sijarto në Fejsbuk para takimit të sotëm të shefave të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Kiev - Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të rrisin territorin nën kontrollin e tyre "përgjatë kufirit me Ukrainën" si pjesë e pushtimit të rajonit të Kurskut të Rusisë, tha presidenti Volodimir Zelenski në video fjalimin e tij të rregullt  drejtuar bashkatdhetarëve, cituar nga DPA. Zelenski nuk dha më shumë detaje mbi atë që u tha, por shtoi se janë kapur më shumë robër lufte rusë  dhe mund të përdoren në një shkëmbim të mundshëm në të ardhmen. "Ju falënderoj luftëtarë! Kjo është diçka që do të sjellë në shtëpi kaq shumë nga njerëzit tanë nga robëria ruse", tha Zelenski.

Kiev - Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar më shumë se 10 dronë në sulmin e fundit rus në Kiev, delaroi Serhij Popko,  shef i administratës ushtarake të Kievit. Ky është sulmi i tretë i tillë në kryeqytetin e Ukrainës në katër ditët e fundit. Ndërkohë, forcat ukrainase lëshuan një mesazh në Telegram në të cilin thuhet se e kanë sulmuar objektin e magazinimit të naftës Atlas në rajonin Rostov të Rusisë dhe objektin e magazinimit të naftës Zenit në rajonin Kirov të Rusisë. Sulmet të cilat kanë ndodhur dje kanë shkaktuar zjarre në dy magazinat e naftës.

Paris - Më shumë se 2.000 fëmijë në Francë janë të detyruar të flejnë në rrugë, tregojnë të dhënat e UNICEF Francë dhe Federata e Aktorëve të Solidaritetit (FAS). "Është e papranueshme që një shoqëri të sillet në këtë mënyrë me fëmijët e saj. Jemi shumë të shqetësuar që situata çdo vit po përkeqësohet, tragjedi është kur e dimë për pasojat katastrofike si për shëndetin mendor ashtu edhe për arsimin", deklaroi përfaqësuesja e agjencisë së KB-së në Francë, Adelin Hazan. Ajo vlerësoi se situata e tillë paraqet “shkelje flagrante të parimeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”, të cilën e ka ratifikuar Franca.

Tulkarm - Ushtria izraelite sot bëri të ditur se forcat e saj kanë vrarë pesë luftëtarë palestinezë që ishin fshehur në një xhami në Tulkarm në Bregun Perëndimor. Kjo është dita e dytë e "operacionit anti-terrorist" të Izraelit në disa qytete dhe vendbanime refugjatësh në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, njoftoi Armata. Armata izraelite dje tha se kishte "eliminuar" nëntë luftëtarë palestinezë pas një operacioni gjatë natës që filloi në Xhenin, Tulkarm, Tubas dhe kampet e refugjatëve ku veçanërisht aktive janë grupet e armatosura që luftojnë kundër Izraelit.

Nju Delhi - Të paktën 28 ​​persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit nga përmbytjet në perëndim të Indisë, bënë të ditur autoritetet lokale. Lumenjtë në Guxharat,  shtet në bregun perëndimor të vendit, dolën nga shtrati dhe më shumë se 30.000 njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Në aksionet e pjesëtarëve të ndihmës  së shpejtë  dhe armatës u shpëtuan rreth 1.850 persona.

Karson Siti - Një ish-politikani nga Nevada është shpallur fajtor për vrasjen e gazetarit i cili ka shkruar për aferat e tij. Robert Teles (47) është në burg që nga viti 2022. Ai u arrestua nën dyshimin se ka vrarë gazetarin hulumtues Xhef German. Gjatë gjykimit, prokurorët i paraqitën gjykatësve prova të ADN-së të gjetura nën thonjtë e gazetarit që i përkisnin Teles. Edhe pse ish politikani deklaronte se është i pafajshëm, gjykatësit porotë dje e dënoi me burgim të përjetshëm. Ai ka të drejtë për lirim me kusht pas 20 vjetësh, shkruan Bi-Bi-Si.

Pekin - Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Xhejk Salivan sot ka zhvilluar bisedime të gjera me nënkryetarin e Komisionit qendror ushtarak të Kinës, gjeneralin Zhang Juksi, në fund të vizitës treditore në Pekin, me qëllim të uljes së tensioneve mes dy superfuqive. Në takimin, i pari midis Zhang dhe Salivan, dhe i pari midis një zyrtari të lartë amerikan dhe nënkryetarit të Komisionit qendror ushtarak të Kinës që nga viti 2018, Salivan bëri thirrje për përmirësimin e komunikimit midis dy palëve.

Paris - Në kryeqytetin e Francës mbrëmë u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Verore Paraolimpike për vitin 2024. Si edhe hapja e Olimpiadës, ngjarja me pjesëmarrjen e më shumë se 4.000 sportistëve nuk mbahet në stadium. Këtë herë u mbajt në qendër të Parisit. Shtatëmbëdhjetë lojëra paraolimpile do të mbahen në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator të vitit 2024. Sportistët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota do të garojnë në 22 sporte.

Monako - Bëhet e ditur se cilat nga skuadrat nga cila vazo do të presin shortin e sotëm në Ligën e kampionëve në futboll për sezonin kryesor 2024/25. Vazo 1: Real Madrid, Mançester Siti, Bajerni i Munihut, PSZh, Liverpul, Inter Milano, Borusia Dortmund, Lajpcig, Barcelona. Vazo 2: Baer Leverkuzen, Atletiko Madrid, Atalanta, Juventus, Benfika, Arsenal, Klub Brizh, Shahtjor, Milan.

 

QËNDRONI TË LIDHUR