• e martë, 24 shtator 2024
MIA Flesh

09:00/24 shtator 2024

Bruksel - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot po qëndron në Bruksel, ku me ftesë të kryesisë hungareze me Këshillin e BE-së, do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK). Temë kryesore e takimit të GAK është Raporti i Komisionit evropian për sundimin e së drejtës për vitin 024, me të cilin prej këtij viti, krahas vendeve anëtare të BE-së janë prëfshirë edhe katër shtete nga Ballkani Perëndimor të përfshira në procesin inkuadrues - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi. Për ato shkaqe, në mbledhjen e sotme të ministrave apo sekretarëve shtetërorë për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së janë ftuar edhe përfaqësues të katër vendeve nga rajoni.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot do të marrë pjesë në konferncën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit e cila mbahet në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë. Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Durmishi me homologët ministra të ekonomisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të forum bizenesit do të disktutojnë mbi temën "Dhjetë vite Procesi i Berlinit - Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejtë BE-së". 

Shkup - Në Shkup sot do të mbahet Takimi i 18-të vjetor pune i ministrave të bujqësisë nga vendet e Evropës Juglindore (EJL). Nikoqir i takimit është ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme  dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Kryesisht në pjesët perëndimore dhe veçanërisht nga mesdita do të ketë paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme të herëpashershme  dhe kushte për bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, më i lartë pasdite kur do të ketë kushte për shfaqje të reshjeve afatshkurtra. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Bruksel - Komisioni Evropian propozoi nga te ashtuquajturat rezerva bujqësore të BE-së të ndahen 119,7 milionë euro si mbështetje direkte për bujqit nga Bullgaria, Gjermani, Estonia, Italia dhe Rumani, të cilët u prekën nga ngjarje të jashtëzakonshme të pavaforshme klimatike gjatë pranvreës dhe fillimit të verës së këtij viti. Sipas propozimit të KE-së, në shenjë solidariteti, 10,9 milionë euro duhet t'i ndahen Bullgarisë, 46,5 milionë euro Gjermanisë, 3,3 milionë euro Estonisë, 37,4 milionë euro Italisë dhe 21,6 milionë euro Rumanisë, të destinuara për dëmshpërblimin e bujqive në këto vende të cilat pësuan dëme në prodhimin e tyre dhe të ardhurat e tyre si pasojë e fatkeqësive të motit. Këto shuma mund të plotësohen edhe me mjete nga buxhetet kombëtare në shumë deri 200 për qind.

Bejrut - Ministria libaneze e Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se numri i të vrarëve në sulmet ajrore izraelite është rritur në 492 persona, ndërsa 1.645 të tjerë janë plagosur. Siç raporton DPA, Ministria bëri të ditur se 35 fëmijë dhe 58 gra janë vrarë pasi Izraeli e filloi valën e saj më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore kundër milicisë së Hezbollahut, të lidhur me Iranin, nga viti 2006.

Buenos Aires - Një gjykatë e Argjentinës dje urdhëroi arrestimin e një numri të madh të zyrtarëve të Venezuelës, përfshirë edhe presidentin Nikolas Maduro, si pjesë e një rasti për krime kundër njerëzimit. "Drejtësia argjentinase ka urdhëruar arrestimin e Nikolas Maduro, Diosdado Kabello dhe liderëve të tjerë të qeverisë venezueliane për krime kundër njerëzimit", kumtoi Forumi argjentinas për Mbrojtjen e Demokracisë, i cili nisi çështjen. “Është vërtetuar se në Venezuelë ekziston një plan sistematik për represion, zhdukje me forcë të njerëzve, torturë, vrasje dhe persekutim të një pjese të popullsisë civile, i zhvilluar të paktën nga viti 2014 e deri më sot”, thuhet në vendimin 20 faqesh të gjykatës federale në Buenos Aires e cituar nga mediat lokale.

 Nju-Jork - Kancelari gjerman Olaf Sholc edhe një herë ka konfirmuar se Gjermania nuk do të heqë kufizimet e Ukrainës për sulme me armë perëndimore në territorin rus. "Është e qartë se ne jemi gjithmonë shumë të fokusuar në mbështetjen e asaj që vërtet ndihmon dhe është e nevojshme... Kjo nënkupton edhe faktin se Gjermania nuk do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjata. Kjo nuk varet nga qëndrimi im personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira për këtë", tha Sholci pak para takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Nju-Jork, transmeton Tageshau.

Nju-Jork - Franca kërkoi takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së në mënyrë që të bisedohet për situatën në Liban, ku po intensifikohen konfliktet me Izraelin, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan Noel Baro, cituar nga mediumet franceze. "Në këtë moment mendoj për popullin libanez, pasi që sulmet izraelite morën qindra jetë civilësh, përfshirë edhe dhjetëra fëmijë. Këto konflikte në të dyja anët e Linjës së kaltër (vija për ndarje mes Izraelit dhe Libanit, e tërhequr nga Kombet e Bashkuara) dhe më gjerë në rajon duhet të ndalojë menjëherë", tha Baro nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Nju Jork - Ministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, si nikoqir i takimit joformal të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se rregullat ndërkombëtare kurrë nuk janë neglizhuar aq sa sot. “Bota është goditur nga shumë kriza, aq sa rregullat ndërkombëtare nuk janë neglizhuar aq sa sot. Sistemi ndërkombëtar i rregullave nuk është zbatuar dhe respektuar kurrë kaq dobët. Dje shkëlqeu një dritë shprese: miratimi i "Paktit për të ardhmen" tregon se ka një kërkesë të madhe për multilateralizëm, që do të thotë se të gjithë kanë zërin e tyre, që të gjithë të marrin parasysh interesat e të gjithëve, jo vetëm të fuqive të mëdha”, tha Borell.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin përshkallëzim  të konfliktit që ndodhi ditëve të fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut, deklaroi një funksionar i lartë i Departamentit Amerikan. "Nuk më kujtohet, të paktën jo kohët e fundit, që ndonjë përshkallëzim apo intensifikimi i konfliktit të ketë çuar në deeskalim. Stabilizimi nuk mundë të ndodhë në këtë mënyrë", tha përfaqësuesi, duke theksuar se Uashingtoni intensivisht do të bisedojë me aleatët e saj për idetë konkrete për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar zgjerimin e luftës. 

Paris - PSZH ka hyrë në negociata për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Ahraf Hakimi, raporton gazetari Fabricio Romano. Klubi parizien e konsideron futbollistin maroken 25-vjeçar si një nga lojtarët kyç të ekipit dhe synon të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me të. Hakimi luan për PSZh-në që nga korriku i vitit 2021. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2026.

QËNDRONI TË LIDHUR