• e enjte, 15 tetor 2026
MIA Flesh

15:00/6 shtator/2026/

Shkup - Rritja ekonomike prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë është lajm i mirë për vendin. Edhe më e rëndësishme është se pas kësaj rritjeje qëndrojnë investimet, eksporti dhe industria përpunuese, qëndron në kumtesën e VLEN-it, të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se sot në mëngjes aktive janë gjashtë zjarre në vend, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar në 24 orët e fundit.

Shkup - Policia arrestoi një person 38-vjeçar nga Makedonski Brodi, duke vepruar rreth paraqitjes se dje (5 shtator) rreth orës 10:00 ka shkaktuar zjarr në fshatin Breznicë.

Shkup - Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se pas paraqitjes së parashtruar nga një qytetar, D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, është hasur gjatë marrjes së parave paraprakisht të shënuara, pas çka është privuar nga liria.

Shkup - Në Vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga Maqedonia paradite është nga 15 deri 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike për sot kumtoi meteoalarm portokalli për tërë territorin e vendit. Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira lokale të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila vende-vende, posaçërisht përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi deri 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 30 deri 37 gradë Celsius.

Tiranë - Ministria e Mbrojtjes mbrëmë vonë në bilancin ditor kumtoi se gjatë ditës së djeshme kanë shpërthyer 21 zjarre, 11 prej të cilave janë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërkaq po aq janë shuar.

Moskë - Të dërguarit amerikanë, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner i prezantuan presidentit rus, Vlladimir Putin një sërë idesh për mënyra të mundshme për përfundim të luftës në Ukrainë, kumtoi këshiltlari i Kremlinit, Jurij Ushakov, pas takimit të djeshëm në Moskë.

Berlin - Në krahinën lindore gjermane Saksoni-Anhalt sot në mëngjes janë hapur vendvotimet, në të cilat rreth 1,7 milionë votues zgjehdin përbërje të re të parlamentit krahinor. Sipas anketave të fundit, pritet fitore bindëse e Alternativës djathtiste për Gjermaninë (AfD).

Jerusalem - Armata izraelite kumtoi se herët në mëngjes ka sulmuar caqe në Libanin jugor, si hakmarrje pasi që Hezbollahu lansoi dy dronë drejt ushtarëve izraelitë të sistemuar në një pjesë të rajonit që Izraeli e shpalli zonë sigurie.

Praja - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik me autobus në ishullin Fogo, në Kepin e Gjelbër, pasi që autobusi me nxënës doli nga rruga dhe ra në humnerë të gjatë rreth 30 metra.

QËNDRONI TË LIDHUR