• e diel, 09 gusht 2026
MIA Flesh

09:00/15 korrik/2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen me rastin e 14 korrikut, Ditës Kombëtare të Republikës së Francës. "Urime të sinqerta presidentit Emanuel Makron dhe popullit francez! Ambasadori Kristof Le Rigoler na kujtoi Revolucionin Francez dhe besimin e tij të thellë në "liri, vëllazëri dhe barazi", për frymëzimin e pashtershëm demokratik të "Deklaratës Franceze të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit", ka shkruar Siljanovska Davkova në Fejsbuk.

Shkup - Në fshatin Gllumovë, Komuna e Sarajit, sot do të fillojë realizimi i projektit kapital për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë. Inspektim në aktivitetet do të kryejë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili do të shoqërohet nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha.

Shkup - Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë seancën e 8-të. Në rend dite të seancës është Propozim-vendimi për dhëninen e pëlqimit ndaj Planit Financiar dhe Investues të Kanalit kuvendor për vitin 2027. 

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Çështje Evropiane. Në rendin e ditës të të dy trupave punues është prezantimi i Programit dhe Prioriteteve të Presidencës Irlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2026.

Shkup - Në kazermën e Kumanovës "Boro Menkov" sot do të mbahet ceremonia për mbylljen e Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore në Maqedoni. Para të pranihmive fjalim do të mbajë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ndërsa në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Shtatmadhorisë  së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Shkup - Në Odën Ekonomike sot do të mbahet një takim pune kushtuar promovimit të masës "Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës" - nënmasa "Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike", nga Plani operativ për punësim për vitin 2026. Në takim do të marrin pjesë zëvëndësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Oda Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë. 

Shkup - Në Tetovë sot do të shënohet fillimi i aktiviteteve për ndërtimin e Sahat kullës.  Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, në ngjarje do të marrin pjesë ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, kryetari i Komunës, Bilall Kasami dhe drejtori i Qendrës kombëtare të konservimit, Aleksandar Jordanoski. 

Shkup - Në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ka pasur 507 shtretër spitalorë për 100.000 banorë, që është një ulje e vogël krahasuar me 511 të regjistruar në vitin 2023, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Trendi i uljes së numrit të shtetërve spitalorë ka filluar në vitin 2009 (582 shtretër spitalorë për 100.000 banorë), si rezultat i ndikimit të zhvillimit shkencor dhe teknologjik, i cili ka shkurtuar kohëzgjatjen mesatare të qëndrimit për shumë procedura spitalore ose i ka zëvendësuar ato me trajtim ambulance apo ditor. 

Shkup - Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare në disa zona lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri 39 gradë Celsius. 

Kiev - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni mbërriti sot në Kiev, ku paralajmëroi iniciativa të reja për thellimin e bashkëpunimit midis industrive të mbrojtjes evropiane dhe ukrainase. "Do të njoftoj iniciativa të reja për të integruar industritë tona të mbrojtjes, në mënyrë që të kemi një prodhim më të madh dhe më të shpejtë", ka shkruar Fon der Lajeni në platformën Iks, duke postuar fotografi dhe pamje nga mbërritja e saj në kryeqytetin ukrainas.

Moskë/Kiev - Prefekti i Moskës Sergej Sobjanin, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit drejtë zonës së kryeqytetit rus janë drejtuar 340 dronë ukrainas, shumica e të cilëve janë rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore larg qytetit. "Shumica u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes kundërajrore në periferi. Mbi 50 dronë armiqësor u shkatërruan para se të arrinin në Moskë", shkroi Sobjanin në "Telegram". 

Havanë - Kuba mbrëmë sërish mbeti pa rrymë, pasi që për herë të tretë këtë muaj tërësisht ra rrjeti elektroenergjetik i vendit, kumtoi Ministria kubane e Energjetikës. "Sistemi energjetik është çkyçur tërësisht", kumtoi Ministria në platformën X, duke shtuar se menjëherë janë aktivizuar procedurat për ripërtëritje të furnizimit me energji elektrike.

Uashington - Forcat e armatosura amerikane herët në mëngjes sërish vendosën bllokadë në portet iraniane si përgjigje ndaj sulmeve të Teheranit ndaj anijeve që tentojnë të kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit, pas çka Irani kreu sulme të reja ndaj vendeve në të cilat janë të sistemuara forcat ushtarake amerikane.

Dallas - Reprezentacioni i Spanjës, kampioni aktual evropian është finalistja e parë e Kampionatit botëror pasi që mbrëmë në gjysmëfinalen e parë e mposhti finalisten nga dy Botërorët e fundit, Francën me rezultat 2:0. "Furia e kuqe" i shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit.

Dallas – “Është e vështirë të përshkruhet ndjesia, por ky është gëzim i pastër. Kemi edhe një hap para dhe do të përpiqemi ta bëjmë”, deklaroi trajneri spanjoll Luis de la Fuente pas triumfit të mbrëmshëm 2-0 ndaj Francës dhe kualifikimit të Spanjës në finalen e Kampionatit botëror.

Dallas – Trajneri i Francës, Didier Deshan nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes nga Spanja (0-2) në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit botëror mbrëmë. “Padyshim që ka shumë zhgënjim. Lojtarët janë të thyer, kishim ambicie të mëdha. Megjithatë, duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se në këtë ndeshje teknikisht ishim një hap më poshtë kundër një skuadre që dinte çfarë po bënte. Është kryesisht faji ynë”, ka thënë Deshan pas gjysmëfinales në Dallas.

QËNDRONI TË LIDHUR