MIA Flesh
- Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, sot në Lubjanë u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Është paraparë presidentet të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Sllovenisë. Në kuadër të vizitës Siljanovska-Davkova do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:37, 18 maj, 2026
12:00/18 maj/2026
Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, sot në Lubjanë u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Është paraparë presidentet të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Sllovenisë. Në kuadër të vizitës Siljanovska-Davkova do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.
Bruksel - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski, nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit ushtarak të NATO-s në formatin e shefave të Shtatëmodhorive, që do të mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel. Me mbledhjen e organit më të lartë ushtarak të NATO-s do të kryesojë kryetari i Komitetit ushtarak, admirali Xhuzile Kavo Dragone, ndërsa ndër pjesëmarrësit do të jenë edhe shefat e Shtatëmadhorive të vendeve anëtare, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali Aleksus G. Grinkeviç, si dhe komandanti suprem për transformim (SACT), admirali Pjer Vandie.
Shkup - Ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni do të jetë Maja Sivanjanam. Siç kumtoi ambasada britnaike në faqen e vet në Fejsbuk, ajo do ta marrë detyrën në gusht të këtij viti nga ambasadori i deritnaishëm, methju Loson, i cili ishte në detyrë prej vitit 2022. Sipas biografisë së saj, Sivanjanam ka përvojë 25-vjeçare si diplomate profesioniste, ndërsa gjatë karrierës ka kryer disa detyra, mes të cilave edhe shërbim në ambasadën britnaike në Ankara, Turqi.
Shkup - Pas deklaratave të Hristian Mickoskit, Timço Mucunskit dhe Gordana Siljanovskës se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër e diplomacisë, se gjuha, kultura dhe identiteti maqedonas janë të mbrojtura dhe se NATO është një nga gjërat më të mira që i kanë ndodhur Maqedonisë së Veriut, mbetet që Mickoski të pranojë edhe mozbatimin e agjendës së reformave për BE-në, thuhet në kumtesën e LSDM-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Kanë mbetur edhe 13 ditë deri në afatin që e ka vendosur vetë, ndërsa reformat për BE-në nuk janë përfunduar.
Shkup - Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup u bëri thirrje qytetarëve me obligime të mbetura për ujin e shpenzuar ta shfrytëzojnë mundësinë për pagesë të borxheve në këste pa normë të përllogaritur interesi, në kuadër të aksionit rrjehdës që do të zgjasë deri më 5 qershor të këtij viti. Siç informojnë nga ndërmarrja, aksioni përfshin pagesë të borxheve të mbetura, edhe të paditura edhe të rregullta, pa normë interesi për pagesë të vonuar, ndërsa afati për shfrytëzim të volitshmërisë skadon më 5 qershor 2026.
Bruksel - Bashkimi Evropian duhet të jetë fleksibël dhe i aftë të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me partnerët që mbështesin Rusinë dhe Iranin, u shpreh sot Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, përpara fillimit të një takimi të ministrave evropianë kushtuar çështjeve të zhvillimit.
"Nëse duam të jemi një lojtar gjeopolitik, duhet të veprojmë më strategjikisht në aspektin e ndihmës humanitare dhe tregtisë, dhe të përfshijmë çështjet e sigurisë në bashkëpunim me partnerët", shtoi ajo, duke theksuar se BE-ja duhet të marrë parasysh interesat e veta.
Berlin - Gjermania planifikon rritje të dukshme të shpenzimeve për mbrojtje civile si përgjigje të kërcënimeve të rritura të sigurisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Dobrint, në një intervistë për gazetën "Bild" theksoi se Qeveria e përforcon mbrojtjen e popullatës dhe sistemit për mbrojtje civile, duke paralajmëruar edhe përgjigje më të ashpër të shtetit drejt kërcënimeve hibrde.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në hije të luftës me Iranin, zbatojnë një nga kthesat më të rëndësishme në politikën e tyre të jashtme në dekadat e fundit, duke u tërhequr nga një numër i madh i organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, thekson Hina. Pas tërheqjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të mandatit të tij të dyte, presidenti Donald Tramp nënshkroi vendime për tërheqje të SHBA-së nga gjithsej 66 trupa dhe organizata ndërkombëtare, mes të cilave 31 të ndërlidhura me Kombet e Bashkuara dhe 35 jashtë këtij sistemi.
Klivlend - Pronari i Klivlend kavalaris, Den Gilbert, e organizoi transportin e tifozëve të ekipit në ndeshjen e shtatë të çerek finales së NBA-së kundër ekipit të Detroitit, kumtoi "ESPN". Para ndeshjes, në rrjetet sociale qarkullonin fotografi të mbi 20 autobusëve me tifozë të Kavs, të cilët u transportuan nga Detroitit me fanella, ushqim dhe bileta falas. Distanca mes dy qyteteve është përafërsisht 170 kilometra.