• e shtunë, 24 maj 2025
MIA Flesh

09:00/22 prill/2025

Shkup - Këtë javë pritet të fillojë transformimi i koalicionit "Vlen" në parti pasi që Aleanca për Shqipëtarët e Arben Taravarit vendosi që të shkojë në zgjedhje lokale me lista të vetat për këshilltarët. Zëvendëskryeministri i parë dhe lider i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në intervistë për emisionin "PodGo" të Telegrafit Maqedoni në gjuhën shqipe, informon se partia e re do të ketë shtab të përbashkët, qendër informative, kandidatë të përbashkët, program të përbashkët dhe lista të këshilltarëve të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shkup - Në kuadër të seancës së sotme të Komisioneve Kuvendore për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Eurointegrime sot do të mbahet debat për përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027. Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, qëllimi është të prezantohen dhe diskutohen me deputetët përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027, me fokus të mundësive për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe përforcimit të institucioneve kyçe.

Shkup - Sindikata e kulturës sot do të mbajë këshill protestues para Ministrisë së Kulturës për shkak të rrogave të papaguara dhe siç kumtoi, tentimeve pë mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. "Shkas për këtë Këshilli protestues në përbërje më të gjerë para Ministrisë së Kulturës dhe Tirizmit është goditja ndaj dinjitetit të punonjësve të kulturës, udhëzimet e vonshme dhe të qarta për përllogaritje të rrogës nga Ministria e Kulturës, tentimet e vazhdueshme për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive, që rezultoi me vonesë të rrogave dhe lënien pa para të punonjësve të kultursë për festën e Pashkëve", thonë nga Sindikata.

Shkup - QRMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga EVN informon se sot pa rrymë do të mbesin një pjesë e komunave Gjorçe Petrov, Karposh dhe Sopishte. Nga ora 08:00 deri në 16:00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në "Stopanski Dvor" në Komunën Gjorçe Petrov, në Karposh nga ora 09:00 deri në 14:00, një pjesë e shfrytëzuesve në rr. Vanço Mickov, në Nerez të Poshtëm dhe nga ora 10:00 deri në 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rr. Zhenevska.

Shkup - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje mëtë gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur.

Shkup - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të matura, ndërsa pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prek 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 26 gradë.

Boston - Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e presidentit Donald Tramp në një përpjekje për të penguar qeverinë të ngrijë më shumë se dy miliardë dollarë amerikan për fondet buxhetore për këtë institucion arsimor prestigjioz në SHBA. Në padinë e paraqitur në Gjykatën Federale në Boston citohet se Trampi ka filluar një sulm të gjerë ndaj financimit të hulumtimeve më të larta të universiteteve më të mëdha, derisa tenton t'i lirojë nga ajo që ai e quan antisemitizëm dhe paragjykim ideologjik.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp u ndal pas ministrit të mbrojtjes Pet Hegset, edhe krahas njoftimeve se ministri në grupin e mesazheve Signal, ku ishin të përfshirë edhe bashkëshortja e tij, vëllau dhe avokati i tij, shpërndau detaje për sulmin në mars ndaj huthëve jemenas proiranian. Zbulimi se Hegset për herë të dytë ka përdorur sistem të pasigurt për dërgimin e mesazheve Signal për të shpërndarë detaje shumë të ndjeshme të sigurisë, vjen në një kohë të vështirë për të, kur përfaqësuesit zyrtarë të Pentagonit javën e kaluar u larguan nga pozitat pas hetimit të brendshëm për rrjedhjet e informacionit për shkak të përdorimit të tij paraprak të aplikacionit.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka ndër mend të shkojë në varrimin e papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. "Melania dhe unë do të shkojmë në varrimin e papa Françeskut në Romë", shkroi Tramp në rrjetin social Sicoa Truth. Presidenti amerikan paraprakisht dje urdhëroi flamujt të zbriten në gjysmë-shtizë në të gjitha ndërtesat publike në SHBA për nder të papa Françeskut, të cilin e quajti "njeri të mirë i cili punonte shumë".

Uashington - Mbështetja për presidentin Donald Tramp ka rënë në nivelin më të ulët nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi që amerikanët treguan shenja të kujdesit për shkak të përpjekjeve të tij që ta zgjerojë fuqinë e tij, tregoi anketa e Rojters/Ipsos, e cila përfundoi dje. Rreth 42 për qind e të anketuarve në asnketën gjashtëditore e miratojnë punën e Trampit si president, që është rënie në krahasim me 43 për qind të anketës së Rojters/Ipsos të zbatuar tre javë më parë dhe në krahasim me 47 përqindët në orët pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Madrid - Atleti i kërcimit me shkop Arman Duplantis dhe gjimnastja Simon Bils janë shpallur sportistët e vitit - "Laureus" për vitin 2024. Ndarja e çmimeve u mbajt mbrëmë në Madrid. Njëzet e pesë vjeçari Duplantis fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024, ndërsa gjithashtu tre herë theu rekordin botëror në kërcimin me shkop.

QËNDRONI TË LIDHUR