• e martë, 27 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/27 gusht/ 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të mbajë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit. Ndërkohë nuk ndalen korrespondenca partiake për interpelancën e tij, e cila është vendosur në rend të ditës për seancën e 13-të plenare të caktuar për më 3 shtator të këtij viti, të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”.

 Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  Izet Mexhiti sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.   

Shkup  - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot do ta vizitojë Institucionin nacional BPU "Shën Klimenti i Ohrit". Siç informojnë nga Minsitria e Kulturës, gjatë vizitës së punës, Ljutkov do të realizojë takim me u.d. drejtor i Bibliotekës, Jovica Nikçevski, ku do të njohet me gjendjen rrjedhëse dhe me realizimin e projekteve në këtë institucion nacional. 

Shkup  - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" do të mbajë ngjarje promovuese për prezantim të projektit "Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut", që financohet nga Ambasada britanike në Shkup.

Dibër - Ish-presidenti shqiptar dhe lider aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një lidhje telefonike ka biseduar me zëvendëskryeministrin e parë dhe lider i partisë Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti. "Pata kënaqësi të uroja Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti me rastin e 1-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Demokratike si një alternativë për ndryshime", ka shkruar Meta në publikimin në Fejsbuk. 

 Nju-Delhi - Kryeministri indian, Narendra Modi mbrëmë, gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, Xho Bajden, e konfirmoi përkushtimin e tij për kthimin e paqes në Ukrainë. "Biseduam në hollësi për çështje të ndryshme rajonale dhe globale, duke e përfshirë edhe situatën në Ukrainë. E konfirmova mbështetjen e plotë të Indisë për ripërtëritje të paqes dhe stabilitetin", shkroi Modi në platformën X.

Uashington  - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi mbrëmë ka komunikuar se ka progres në bisedimet për armëpushim në Gaza edhe krahas sulmit të së dielës të Hezbollahut libanez ndaj Izraelit. "Grupet punuese takohen dhe bisedojnë mes vete, kështu që gjithmonë ka progres, ndërsa ekipi ynë vazhdon të thotë se diskutimet janë kontrukstive", tha zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale, Xhon Kirbi.

Kiev - Sistemet për mbrojtje kundërajrore në rajonin e Kievit janë aktivizuar disa herë gjatë natës me qëllim shkatërrimin e predhave dhe droneve të drejtuara drejt kryeqytetit të Ukrainës, njoftoi në Telegram administrata ushtarake e rajonit. Raportuesit nga Kievi njoftuan për të paktën tre shpërthime gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës.

Sidnej  - Policia australiane bëri të ditur se ka arrestuar më shumë se 1.600 persona dhe ka sekuestruar drogë në një vlerë prej 93 milionë dollarë australianë (63 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e një aksioni njëjavor kundër drogave të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Kartum  - Së paku 30 persona e humbën jetën pasi që shpërtheu diga në lindje të Sudanit, lajmëruan mediumet britanike, duke iu referuar Kombeve të Bashkuara. Në incident me siguri ka më shumë viktima, pasi që nën ujë mbetën së paku njëzet fshatra. Si rezultat i shprëthimit të digës, janë goditur shtëpitë e rreth 50 mijë personave.

Bethlehem  - Kolonët izraelitë kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur edhe tre të tjerë në Bethlehem në Bregun Perëndimor, ndërsa pesë të tjerë janë vrarë në sulmin izraelit mbi kampin e refugjatëve Nur Shams në afërsi të qytetit Tulkarm, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR