• e mërkurë, 10 qershor 2026
MIA Flesh

18:00 / 18 maj / 2026

Shkup - Provimi i jurisprudencës dhe të gjitha provimet e tjera që lidhen me të në të ardhmen do të jepen edhe në gjuhën shqipe. Këtë do ta tregojmë para opinionit shumë shpejt - tha Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Çështjeve Evropiane Bekim Sali, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare nga Rina Ajdari nga Fronti Evropian. Për herë të parë, qeveria qendrore e ka dëgjuar zërin e studentëve dhe do ta zgjidhë problemin e tyre njëherë e përgjithmonë”, tha Saliu. Duke iu referuar protestave studentore, Saliu vlerësoi se ato përfaqësojnë një shprehje legjitime të pakënaqësisë dhe të të drejtave të qytetarëve, duke shtuar se arsyet për to janë rezultat i çështjeve të pazgjidhura nga vitet e kaluara.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se me ndryshimet e paralajmëruara të reja të propozim-ligjit për lojëra të fatit dhe lojërat argëtuese pritet të ngushtohet rrethi i lojërave të fatit. "Për herë të parë miratojmë ligj për propozim-ndryshimet e Ligjit për lojëra të fatit, me të cilin parashikohen 500 metra distancë (të kazinove) nga shkollat fillore dhe të mesme. Për herë të parë do të ketë rend, mbrojtje më të madhe të interesit publik, posaçërisht kur bëhet fjalë për të rinjtë", ta ministri i Ekonomisë. Durmishi potencoi se kufizimi prej 500 metrave nuk është masë politike, por masë mbrojtëse.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski sot theksoi se në nivelin më të lartë, si në nivel bilateral ashtu edhe në formate që lidhen me Bashkimin Evropian, po diskutojnë për Sistemin Evropian për hyrje/dalje (EES) dhe po kërkohet një zgjidhje, veçanërisht për periudhën e verës, duke theksuar se nuk janë të sakta informacionet për përjashtimin individual të vendeve të caktuara. "Ajo që munda ta informoj publikun është se jemi në bisedime edhe me institucionet e Bashkimit Evropian edhe me vendet anëtare, në mënyrë që në periudhën e verës, kur ndodhin turmat më të mëdha, të ketë një lloj sistemi përmes të cilit do të ketë lehtësim. Për momentin, meqenëse asgjë nuk na është konfirmuar zyrtarisht, për fat të keq, as unë nuk mund të konfirmoj zyrtarisht asgjë, por presim si rajon, duke bashkëpunuar me vendet anëtare, të cilat vetë nuk duan turma të tilla, të kemi kushte më të mira se ato që ekzistonin në periudhën e fundit - tha Mucunski në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve parlamentare të opozitës, duke u përgjigjur në një pyetje nga deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në lidhje me atë se çfarë përgjigjeje morën në lidhje me shtyrjen e sistemit EES për vendin tonë.

Shkup - Deputetja Bisera Kostadinovska-Stojçevska po merr pjesë në takimin dyditor të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në Sarajevë. Komisioni i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përgjegjës për ndjekjen e përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare ndaj Këshillit të Evropës në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Komisioni i ndjek zhvillimet politike dhe institucionale në vendet anëtare, zhvillon dialog me autoritetet kombëtare dhe vlerëson reformat që lidhen me qeverisjen demokratike, pavarësinë gjyqësore, çështjet kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. 

Lubjanë - E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Mirëpresim përpjekjet reformuese të vendit deri më tani dhe harmonizimin e tyre me politikën e sigurisë. Sllovenia mbetet mbështetëse e fortë dhe e sinqertë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Besojmë se kjo do të thotë siguri më e madhe, stabilitet më i madh politik në rajon, zhvillim më i shpejtë i vendeve në rajon dhe Evropë më e fortë dhe më e lidhur, porositi presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, pas takimit me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Pirc Musar dhe Siljanovska-Davkova vlerësuan se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë të shkëlqyera. Sllovenia dhe Maqedonia, siç thanë ata, kanë zhvilluar me sukses bashkëpunim në ekonomi, kulturë, arsim, mbrojtje, polici,... gjatë tre dekadave të fundit, por ka hapësirë ​​për thellimin e tij.

Lubjanë - Nëse Bashkimi Evropian bazohet në parime kushtetuese, siç janë respekti për identitetin kombëtar dhe kulturor dhe dinjitetin dhe integritetin qytetar, kërkojmë që ta respektojë këtë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, shtoi, nuk është precedent, mund të përsëritet, dhe për këtë arsye BE-ja, duke mbrojtur vlerat themelore evropiane me shembullin tonë, do të mbrojë edhe themelin e saj kushtetues. "Ky nuk është precedent, është diçka që do të përsëritet, e theksoj këtë, dhe në raste të mundshme në të ardhmen. Domethënë, duke mbrojtur parimet dhe vlerat themelore evropiane të shembullit tonë, BE-ja do të mbrojë gjithashtu themelin e saj kushtetues dhe filozofinë e saj”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit të saj me presidenten sllovene Natasha Pirc Musar.

Lubjanë - Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar sot pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe se do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive për përshpejtimin e procesit të inkuadrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Pirc Musar iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me iniciativën në Bashkimin Evropian - disa vendime të merren me shumicë të kualifikuar, në vend se me konsensus. Ajo shpjegoi se Sllovenia është iniciatore dhe pjesë e grupit prej 15 shteteve anëtare që propozojnë hapjen e kapitujve individualë të negociatave për vendet kandidate të kryhet me shumicë të kualifikuar, ndërsa vendimi përfundimtar për pranimin në Bashkimin Evropian do të mbetej subjekt i konsensusit midis shteteve anëtare.

Gjenevë - Në Gjenevë sot filloi Asamblea e 79-të shëndetësore botërore, ku shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) Tedros Gebrejesus i theksoi sfidat me të cilat ballafaqohet ky trup i KB-së. "Jetojmë në kohëra të vështira, të rrezikshme dhe të ndara", tha Gebrejesus në hapjen e tubimit, i cili vjen vetëm një ditë pasi OBSH shpalli gjendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për shëndetin publik në Kongo dhe Ugandë, pas shpalljes së virusit vdekjeprurës Ebola. Siç njoftoi DPA, qëllimi kryesor i asamblesë, e cila është organi më i lartë për miratimin e vendimeve të OBSH-së, e që ka të bëjë me miratimin e aneksit për Qasje në patogjenë dhe ndarjen e përfitimeve (PABS) - pjesë kyçe nga Marrëveshja e pandemisë së OBSh-së - nuk pritet të arrihet në këtë tubim për shkak të mungesës së konsesusit mes vendeve anëtare.

QËNDRONI TË LIDHUR