• e martë, 27 gusht 2024
MIA Flesh

18:00 / 26 gusht / 2024

Shkup - Shteti do të ketë klubin e tij të parë social për adoleshentët dhe të rriturit në spektrin autik deri në fund të vitit. Siç u theksua në aktivitetin e sotëm, pritet të jetë gati në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit. Në inspektimin e punimeve ndërtimore ka marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ambasadori bullgar Angel Angellov, si dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski.

Shkup - Ambasadori bullgar në vend Angel Angellov, mandati i të cilit përfundon të premten, sot deklaroi se shpreson se Bullgaria pas zgjedhjeve të 27 tetorit do të ketë qeveri të re dhe se pastaj do të mundë të fillojë dialogu intensiv mes dy vendeve. Jo negociata, tha ai, pasi negociata nuk mundë të ketë për diçka që është rënë dakord dhe duhet të fillohet të përmbushet.   

Shkup – Ministria e Financave e informon publikun se të dhënat në portalin “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër. Respektivisht, sektori kompetent i Ministrisë së Financave, së bashku me operatorin ekonomik të angazhuar për mirëmbajtjen e portalit punojnë për tejkalimin e problemit teknik që pengon qasjen në të dhënat e gjeneruara në portal.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), sot ka hapur lëndë pas zërave për akuza për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska në deklaratën për MIA-n tha se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.

Shkup - Zhvillimi i ekonomisë së vendit ishte në qendër të takimit të sotëm në Shkup të ministrit të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe ambasadorit austriak Martin Pamer. Në takimin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, u diskutua për strategjinë e zhvillimit dhe riorganizimin e Ministrisë, ndërsa ministri Durmishi foli për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punon dhe angazhohet edhe ambasadori austriak.

Shkup - Deri në fund të javës pritet që të përfundoj pagesa e mjeteve nga llogaritë fiskale të skanuara për periudhën prill – qershor, kumton Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).  "Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur urdhërpagesë për afër 450 mijë qytetarë, ndërsa sot shumicës prej tyre tashmë u janë paguar mjetet. Pagesa vijon edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë për qytetarët që kanë hyrje në llogarinë e transaksionit në vetë aplikacionin", thonë nga DAP-i. 

Shkup - Nga 19 deri më 25 gusht janë testuar gjithsej 597 materiale në laboratorët ku bëhen testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie prej 1,8 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 213 raste të reja pozitive, me një rënie prej 21,4 për qind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të realizuar  nga  19 gushti deri më 23 gusht i këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me konsujt e nderit të vendeve të huaja, në të cilin shprehu shpresën se do të japin një kontribut të fuqishëm në ekonomi, forcimin e procesit të tërheqjes së investimeve të huaja, nxitjen e shkëmbimeve tona tregtare të jashtme, përforcimin e ofertave të ndërsjella turistike, si dhe lloje të tjera promovimesh për rritjen e të gjitha llojeve të bashkëpunimit.

Shkup - Në trembëdhjetë njësitë akademike të Universitetit të Tetovës sot ka filluar regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025. Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe me bashkëpunëtorë të tjerë i  kanë mirëpritur kandidatët të cilët kanë aplikuar në programe të ndryshme studimore.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi për donacionin e 11 mijë vaksinave kundër Kovid-19, duke shfaqur shpresën se ato do të arrijnë në 10 ditët e ardhshme. "Për vaksinat tjera është bërë blerja me Komisionin Evropian për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian edhe Maqedonia është në atë pako. Me aq sa kam informacion, ajo është në fazën përfundimtare dhe së shpejti të gjitha vendet evropiane, duke përfshirë dhe Maqedoninë me vaksina për grip dhe për kovid", u përgjigj ministri në pyetjen e gazetarëve.

Shkup - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup sot organizoi edicionin e katërt të manifestimit tradicional kulturor-shkencor "Drita e Goxhës", që përkon me 114 vjetorin e lindjes dhe 27 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Nënë Tereza është filli që lidh të gjithë ata që kanë jetuar në këto treva dhe tregoi se duhet të ndjekim shembullin e saj të humanizmit dhe mirësisë.

Shkup - Benzina nga sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me vendim çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.74 për qind.

Tetovë – Komuna e Tetovës ka filluar procesin e riemërtimit të rrugëve. Në mbledhjen e sotme të 36-të të Këshillit të Komunës është miratuar vendimi për formimin e Grupit të punës për riemërtimin e rrugëve që tashmë kanë emër të përcaktuar dhe emërtimin e rrugëve, emri i të cilave është përcaktuar me numër pune. Me riemërtimin është planifikuar të mbulohen 200 rrugë dhe shtëpi që nuk kanë numër, sepse ka problem gjatë dorëzimit të faturave, thonë nga vetëqeverisja lokale.

Strumicë - Kërkesat për rritje të pagave vijnë nga punëtorët, ndërsa jo nga LSDM-ja dhe këtë duhet ta dijë mirë kryeministri dhe përveç asaj që duhet të dijë të planifikojë rritjen e pagave të punëtorëve dhe jo të vazhdojë me politikë të kohës së pushtetit të kaluar të VMRO DPMNE-së, kur Maqedonia e Veriut ishte parajsë për fuqi punëtore të lirë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot paralajmëroi se Shqipëria vitet e ardhshme do të organizojë dy ngjarje të rëndësishme, duke vlerësuar se vendi i tij "u bë pikë referimi në politikën e jashtme". "Vitin e ardhshëm do të jemi vendi i cili do të jemi nikoqir i 44 vendeve evropiane, nga Britania e Madhe, Ukraina dhe Suedia në Samitin e Komunitetit politik evropian. Gjithashtu, do të jemi nikoqir i Samitit të NATO-s vitin 2027. Këto janë punë që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Shqipërisë duhet t'i besohen role të tilla", tha Rama në hapjen e konferencës vjetore të ambasadorëve shqiptarë në Tiranë. 

Athinë - Pasaporta, laptopë, ora dore, stoli ari, telefona celular, çanta për gra, para, mes tyre edhe pasaporta të Maqedonisë dhe denarë janë pjesë e sekuestrimit, sipas fotografive të policisë greke ndaj dy personave të arrestuar të cilët ngarkohen për 16 vjedhje në objekte turistike në Selanik, Halkidiki, Nafplio dhe Janinë në periudhën nga 17 deri 23 gusht, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga policia greke njoftojnë se janë arrestuar një shtetas i huaj dhe një greke, ndërsa vlera e përgjithshme e gjësendeve të vjedhura vlerësohet në mbi 40.000 euro. 

Kiev – Ukraina kumtoi se ka zhvilluar një armë të re me rreze të gjatë, e cila do t'i mundësojë të godasë objektivat në territorin rus pa kërkuar leje nga aleatët. “Paljanica” ka karakteristikat e një rakete dhe një mjeti fluturues pa pilot. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, dy ditë më parë konfirmoi ekzistencën e "Paljanica", duke e quajtur atë një "klas të ri" armësh. Paljanica është një lloj buke ukrainase dhe një fjalë e vështirë për t'u shqiptuar, ndaj është përdorur për të ekspozuar spiunët e dyshuar në fillim të luftës.

Moskë - Grupi paraushtarak rus "Vagner" sot kumtoi se anëtarët e tij nuk po luftojnë më në Ukrainë dhe tani janë të angazhuar vetëm në Afrikë dhe Bjellorusi. Ukraina dje i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërheqë forcat që ka vendosur përgjatë kufirit të përbashkët, duke thënë se ato përfshijnë forcat speciale bjelloruse dhe ish anëtarë të grupit paraushtarak "Vagner".

Londër - Ka ndërruar jetë ish-trajneri i kombëtares angleze Sven-Eran Erikson publikoi Bi-bi-si. Në janar, 76-vjeçari suedez e pranoi në radiostacionin P1 se ishte diagnostikuar me kancer në pankreas. Më 21 gusht, Eriksson dha një mesazh në një dokumentar kushtuar jetës së tij: "Në rastin më të mirë më ka mbetur edhe një vit".

QËNDRONI TË LIDHUR