• e diel, 06 shtator 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/9 gusht 2026

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa rezultatet e politikave të zbatuara tashmë janë të dukshme. Masat konkrete po përmirësojnë infrastrukturën turistike, po promovojnë lidhjen ajrore, rrugore dhe hekurudhore, po krijojnë kushte më të mira për investime të reja dhe po ofrojnë mbështetje të fortë për zhvillimin e turizmit rural. Rezultatet konfirmojnë trendin pozitiv.

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Deri në mëngjesin e sotëm, në orën 7:30, janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar. Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza, dy zjarre janë aktive, në fshatin Lisiçe e Epërme, në Komunën e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, dhe në deponinë në dalje të Kriva Pallankës. Është vënë nën kontroll zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët.

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore e kanë privuar nga liria D.V. (41) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin me 2,13 promilë alkool në gjak dhe pa patentë shoferi.

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Sipas të dhënave nga Sistemi për Zjarre Pyjore - MKFFIS, sot në orën 09:00, me rritjen e temperaturave ditore rritet edhe indeksi meteorologjik i rrezikut nga zjarri - FWI (Fire Weather Index), informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamet Ali.

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Festimi i 35-vjetorit të pavarësisë vazhdon sonte në Ohër me spektaklin më të madh muzikor dhe skenik të parë ndonjëherë në Maqedoni. Spektakli muzikor dhe skenik do të mbahet në stadiumin "Biljanini izvori" duke filluar nga ora 19:30, ndërsa karvani do të vizitojë edhe 11 qytete të tjera.

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ohër, 9 gusht 2026 (MIA) - Programi i edicionit të 66-të të Festivalit "Vera e Ohrit" vazhdon sonte me "Mbrëmjen e BE-së", në kuadër të së cilës do të mbahet koncerti "Trëndafili i fundit i verës" në kishën "Shën Sofia". Në koncert do të marrin pjesë flautistja hungareze Johana Kesei, violinisti irlandez Dejvid Tobin dhe pianisti irlandez Fingin Kolins, muzikantë me karriera të pasura ndërkombëtare dhe performanca në skena prestigjioze evropiane dhe botërore.

Kiev, 9 gusht 2026 (MIA) - Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit mbrëmë në verilindje të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet ukrainase. Trupat ruse mbrëmë e kanë sulmuar gjithashtu edhe Odesën me raketa balistike dhe dronë dhe gjashtë persona janë plagosur në sulm, deklaroi sot Sergej Lisak, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Odesës.

Vankuver, 9 gusht 2026 (MIA) - Në Kolumbinë Britanike është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore, për shkak të së cilës pothuajse 22.000 njerëzve u është dhënë urdhri që të evakuohen, thanë sot zyrtarët në provincën më perëndimore kanadeze. Kryeministri i Kolumbisë Britanike, Dejvid Ebi bëri të ditur se të gjithë 12.000 banorëve të qarkut Samerland mbrëmë u është urdhëruar që të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarri në Bold Rejnxh u përhap me shpejtësi në të gjithë komunitetin, transmeton Radiotelevizioni kombëtar i Kanadasë.

Sana, 9 gusht 2026 (MIA) - Kryengritësit jemenas Huthë kanë bërë  të ditur sot se kanë sulmuar një objekt nafte në Arabinë Saudite jugperëndimore. Një zëdhënës i Huthëve theksoi se droni kishte në shënjestër rafinerinë "Aramko" në qytetin Xhazan.

Tel-Aviv, 9 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac, në heshtje dhanë dritën e gjelbër për fillimin e punimeve të rindërtimit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, edhe krahas premtimit se rindërtimi i këtij territori do të fillojë kur grupi militant militant palestinez Hamas do të çarmatoset, publikoi sot radioja ushtarake izraelite.

Teheran, 9 gusht 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, deklaroi sot se ndërmjetësit ende "po përpiqen të gjejnë mënyra për të rinisur negociatat" me SHBA-në, por se aktualisht nuk ka mundësi për vazhdimin e tyre.

"Derisa nuk ndalen shkeljet e memorandumit të mirëkuptimit nga ana e SHBA-së dhe derisa SHBA-ja nuk e kompensojnë atë që e kanë shkelur, sipas mendimit tonë, nuk ka mundësi për të vazhduar negociatat", tha Aragçi në një aktivitet në Qendrën iraniane për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, transmeton agjencia iraniane e lajmeve.

QËNDRONI TË LIDHUR