• e mërkurë, 25 shtator 2024
MIA Flesh

9:00/25 shtator/2024

Nju Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së, sot pritet të marrë pjesë në drekën e punës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel me shefat e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç njofton raportuesi  i MIA-s nga Nju-Jorku, pasdite, sipas kohës amerikane, Siljanovska Davkova me anëtarë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në pritjen që e organizon presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni me bashkëshorten me rastin e  Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar  gjeneralin Vesli K.Klark. Mexhiti është shprehur se bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti ka theksuar se kanë biseduar për faktin se siguria dhe paqja janë ngushtë të lidhura me bashkëpunimin ndërkombëtar, por para se gjithash janë edhe me zhvillimin ekonomik.

Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komisioni Ligjvënë-Juridik dhe komisionet për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe për Financim dhe Buxhet. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat, në lexim të parë, sëbashku me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Rrjetit për Kërkim Akademik  të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për Transport, Transfomimit Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. 

Nju-Jork - Ministri i Shëndetësisë dhe udhëheqës i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, i cili merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të KB-së, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM, janë korrekte dhe se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionojë. Qeveria, thotë ai, ka strategji më afatgjate, por nevojitet konsultim më i shpeshtë dhe sinkronizim ndërmjet partive politike në pushtet. Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Nju-Jorku, Taravari këtë e tha pas deklaratave të djeshme të Halil Snopçes se Vlen do të largohet nga koalicioni qeveritar nëse votohet ligji për "branitellat" dhe të kryeministrit Hristijan Mickoski i cili i uroi fat deputetit nëse kjo do të ndodhte.

Shkup - Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 25-të me rend dite në të cilën janë paraparë shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Siç paralajmëruan nga Gjykata Kushtetuese, në rendin e ditës së seancës së sotme janë tetë propozime për vendimmarrje me draft-vendime dhe miratim të draft-vendimeve për pesë lëndë. 

Shkup - Tryezë e rrumbullakët me temë "Diabeti afër zemrës te pacientët me diabet" do të mbahet sot në Shkup,  në organizim të Lidhjes së Shoqatës së Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut (LSHDMV). Kryetari i LSHDMV-së do të prezantojë rezultate nga një studim për diabetin dhe komplikimet që e pasojnë, me qëllim, siç thuhet në paralajmërim, për t'i kuptuar dhe përballuar më mirë sfidat që sjellin ndërlikimet. 

Shkup - "Nga Sllovenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut" është titulluar konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë me Shoqatën e afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dhe Organizatës studentore të Maqedonisë së Veriut në Slloveni (OSMS). Organizuesit paralajmërojnë se në hapjen e konferencës do të flasin ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe ambasadori slloven në vend, Gregor Preskor, pas çka do të prezantohet anketa e kryer nga OSMS.

Shkup - Në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, Shoqata Inkualiti sot përmes ngjarjes ZEN Soirée inkluzive do t'i zgjerojë horizontet e kulturës për modën në Shkup, duke promovuar vlera të larta të inkluzivitetit shoqëror dhe shoqërisë së hapur. Siç paralajmëruan organizuesit, ZEN Soirée inkluzive ka për qëllim të organizojë përvojë unike të 31 personave me aftësi të kufizuara përmes krijimit të garderobës së përshtatur me të cilën ata do të defilojnë në revinë e modës.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e mesditës, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri 29 gradë. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.

Bruksel - Një prej prioriteteve kyçe të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së është të zhvillojmë politikë të balancuar dhe kredibile të zgjerimit, të bazuar në merita dhe t'i japim impuls të ri procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke pranuar se Unioni nuk është i plotë pa inkuadrimin e tyre, porositi ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka. Temë kryesore e takimit të GAK-së, ku mori pjesë edhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ishte Raporti i Komisionit evropian për sundimin e së drejtës për vitin 2024, me të cilin këtë vit krahas vendeve anëtare të BE-së, për herë të parë u përfshinë edhe katër shtete nga Ballkani Perëndimor të përfshira në procesin inkuadrues - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Tel-Aviv - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi se vendi i tij do të vazhdojë me sulmet ndaj Hezbollahut në Liban. "Do të vazhdojmë ta sulmojmë Hezbollahun. Dhe i them popullit libanez: lufta jonë nuk është kundër jush, lufta jonë është kundër Hezbollahut", tha Netanjahu në videon e publikuar nga zyra e tij. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dha fjalë të ngjashme paraprakisht në fjalimin para ushtarëve: "Duhet të vazhdojmë derisa nuk e arrijmë qëllimin tonë: të sigurojmë kthim të sigurt të banorëve në Izraelin verior në shtëpitë e tyre".

Nju-Jork - Presidentu ukrainas Volodimir Zelenski shprehu skepticizëm ekstrem lidhur me negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme midis dy fqinjëve, njoftoi DPA. Rusia "kryen krim ndërkombëtar", tha Zelenski para Këshillit të Sigurisë së KB-së në Nju-Jork.  "Prandaj kjo luftë nuk mundë thjeshtë të shuhet. Prandaj kjo luftë nuk mundë të qetësohet me bisedime. Nevojitet aksion", tha Zelenski.

QËNDRONI TË LIDHUR