MIA FLESH
- Shkup - Për tri ditë nga lëshimi i linjës telefonike 070/355-526, e dedikuar për për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit, 109 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre.

12:00/ 12 qershor/ 2025
Shkup - Për tri ditë nga lëshimi i linjës telefonike 070/355-526, e dedikuar për për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit, 109 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre.
Shkup, - VMRO-DPMNE nuk ka problem të mbështesë një njësi zgjedhore, deklaroi kryetari i partisë dhe kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin zgjedhor me procedurë të shkurtuar që në rend dite të seancës parlamentare janë sot si të iniciuara nga Partia Liberaldemokrate.
Shkup - Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili është në procedurë qeveritare, pritet të ulet numri i klubeve që organizojnë lojëra të fatit, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve sot në një ngjarje në Fakultetin e Makinerisë në Shkup.
Shkup - Gjykata e lartë administrative ka konfirmuar vendimin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës (KMK) me çka ajo konstatoi se dy farmaci të mëdha - SHA "Dr. Panovski" dhe "Farma trejd" SHPKNj - Shkup, kanë lidhur marrëveshje të ndaluar gjatë pjesëmarrjes në procedurën për furnizim publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave matës të sheqerit në gjak dhe pompave të insulinës me materiale harxhuese, informoi sot KMK.
Shkup– Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po mbahet mbledhja e 53-t në të cilën duhet të shqyrtohet Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtër i parashtruar nga kryetarja dhe deputetja e Partisë Liberale – Demokratike, Monika Zajkova për vendosjen e një njësie zgjedhore.
Shkup- Revizorët kanë identifikuar mospërputhje në punën e ELEM TURS SHPKNJ Shkup dhe kanë arritur në përfundimin se ajo përballet me humbje të akumuluara prej afërsisht 1,2 miliardë denarësh dhe detyrime prej mbi 268 milionë denarësh. Kapacitetet e vjetëruara të akomodimit, shpenzimi joracional i mjeteve dhe menaxhimi joadekuat po e çojnë shoqërinë drejt sfidave serioze në punën e saj, kosntatoi Enti shtetëtor i revizionit pas revizionit të kryer raporteve financiare së bashku me një revizion të përputhshmërisë së Shoqërisë për turizëm, hoteleri, rekreacion dhe sport ELEM TURS SHPKNJ Shkup, për vitin 2023.
Shkup- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot takuan me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristof Le Rigoler.
Athinë - Që nga ora 5:00 e mëngjesit të sotëm, gazetarët në Greqi filluan një grevë të re 24-orëshe, që është e dyta brenda një jave, ndërsa vendi edhe sot do të jetë pa lajme dhe emisione informative, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Varshavë - Anëtarë të Agjencisë polake për siguri të brendshme (ABW) arrestuan një nëntëmbëdhjetëvjeçar nën dyshimin për planifikim të një akti terrorist.
Nju Jork - Izraeli sipas informacioneve nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë, shihet qartë se po përgatitet të nisë një sulm ndaj Iranit, publikoi sot "Nju jork tajms", veprim që në mënyrë shtesë mund të destabilizojë Lindjen e Mesme dhe të rrezikojë përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp të negociuar për marrëveshje për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
Kopenhagë - Parlamenti danez votoi mbrëmë pa asnjë votë kundër shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë.
Nju -Jork– Perceptimi global për SHBA-në dukshëm u përkeqësua pasi Donald Trampi u kthye në funksionin e presidentit, sipas një hulumtimi të ri ndërkombëtar të qendrës hulumtuese Pju.
Nju Jork - Komisari i lartë i KB-së për refugjatët (UNHCR) bëri të ditur sot se në mbarë botën ka 122.1 milionë njerëz të zhvendosur me forcë për shkak të luftës ose formave të tjera të dhunës.
Stamboll - Ish lojtari i Bajernit të Munihut, Leroj Sane ndau emocionet e tij pas transferimit te Gallatasaraji.