• e enjte, 17 shtator 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 15 gusht/ 2026

Shkup - Një sallë e re sportive në kuadër të shkollës fillore lokale "Krume Kepeski" u hap zyrtarisht sot në lagjen Pripor në Kisella Vodë. Investimi total është rreth 20 milionë denarë dhe përfshin një sipërfaqe prej 440 metrash katrorë. Është ndërtuar sipas standardeve më moderne. "Për vendbanimin Pripor, kjo ka qenë një kërkesë prej kohësh që e zbatojmë në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës", tha kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se situata me prodhuesit e specave është zgjidhur dhe se blerja po vazhdon sipas parashikimeve prej disa ditësh. Duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari pas hapjes së një salle të re sportive në Komunën e Kisella Vodës nëse është tejkaluar problemi me prodhuesit e specave, Mickoski tha se sipas informacionit që ka marrë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë zhvilluar bisedime midis palëve të interesuara.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi tre investime të reja për të cilat marrëveshjet pritet të nënshkruhen këtë vjeshtë. Bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe pritet të kalojnë në ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë.

Shkup - Mjetet me kushte të favorshme të ofruara nga Banka Hungareze e Eksport-Importit nuk i shohim si shpenzim për buxhetin, por si investim, sepse mbështetja për kompanitë vendase është investim në rritjen ekonomike, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një postim në profilin e saj në Fejsbuk. "Më shumë se dy vjet më parë, ne e njohëm nevojën për zhvillimin e kompanive që kanë ide dhe potencial investimi, por për realizimin e tyre kishin nevojë për financim më të arritshëm dhe më të favorshëm. Prandaj, së bashku me sektorin e biznesit dhe bankat, krijuam dhe përcaktuam një model me të cilin u vunë në dispozicion 250 milionë euro për investime zhvillimore në sektorin privat vendas, me kushtet më të favorshme dhe me qasje të lehtë për të arritur te përdoruesit fundorë", thuhet në njoftim.

Shkup - Autostrada Ohër - Kërçovë po ndërtohet sipas dinamikës së planifikuar, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Ai ndau fotografi nga takimi i punës me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, duke vlerësuar se puna po kryhet me dinamikë të fortë dhe po zgjidhen probleme komplekse inxhinierike.

Shkup - Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski njoftoi se vetëm me një klikim po zgjerohet fushëveprimi i shërbimeve elektronike për kompanitë. Andonovski njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se verëtaritë dhe subjektet e tjera juridike mund të marrin elektronikisht Certifikatë për Cilësi B1 - certifikatë për eksportin e verës nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Shkup - Zyrtarët policorë nga SPB Manastir arrestuan dy persona të cilët u kapën duke vënë zjarr në hapësira të hapura në Manastir dhe Prilep. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, më 14.08.2026 në orën 21:15, nëpunës policor nga SPB Manastir në rrugën "Jorgo Kostovski", në vendin e quajtur "Tepsija" në Manastir, e privuan nga liria E.K. (39) nga Manastiri, sepse u gjet duke shkaktuar zjarr në një vend të hapur. "Më parë, më 13.08.2026 në orën 23:10, oficerë policie nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Prilepit, në vendin e quajtur "Padarica" ​​në Prilep, e privuan nga liria I.C. nga Prilepi, sepse u gjet duke shkaktuar zjarr në një hapësirë ​​të hapur, gjatë së cilës iu gjet edhe një çakmak", theksojnë nga Ministria.

Shkup - Në territorin e vendit gjashtë zjarre janë aktive, ndërsa një nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre nga të cilat 20 janë shuar. Zjarret janë aktive në segmentin midis fshatrave Moranë - Vrtekicë - Gaber, pranë lokalitetit Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë në komunën e Makedonski Brod dhe pranë fshatit S’llp në komunën e Velesit. Zjarre aktive ka edhe pranë fshatit Kopancë në komunën e Jegunovcit, pranë fshatrave Borino – fshati Zhitoshë në komunën e Krushevës dhe pranë fshatit Bojanë në komunën e Sarajit.

Uashington - Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së në rastin "Mahmud kundër Tajlor", (Mahmoud v. Taylor), i nxjerrë më 27 qershor 2025, përfaqëson një nga vendimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e arsimit, lirisë fetare dhe të drejtave prindërore. Bëhet fjalë për një rast në të cilin prindërit padisin distriktin shkollor Montgomeri në shtetin e Merilendit, për shkak të pamundësisë së fëmijëve të tyre nga klasa e parë deri në të pestën të përjashtohen nga përmbajtjet kurrikulare që lidhen me temat LGBT, të cilat, siç theksojnë ata, bien ndesh me bindjet e tyre fetare. Me shumicë prej gjashtë votash "pro" dhe tre "kundër", Gjykata vendosi në favor të prindërve, duke kërkuar që distrikti shkollor t'i njoftojë prindërit paraprakisht dhe t'u ofrojë atyre mundësinë për të përjashtuar fëmijët e tyre nga çdo lëndë që përfshin përmbajtje të tillë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se do të shpallë Ngushticën e Hormuzit si territor të SHBA-së". "Pasi ta mposhtim Iranin... do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Trampi me një buzëqeshje të lehtë në një tubim në Garden Siti, pranë Nju Jorkut. Mediat amerikane njoftuar se nuk është e qartë se sa serioz është komenti i Trampit dhe nëse pasqyron qëndrimin e tij të ri politik.

Abu Dabi - Një anije cisternë në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës së Abu Dabit, ADNOK, u sulmua ndërsa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportuan sot mediat shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmi ndodhi mbrëmë dhe nuk pati të lënduar. Ky është sulmi i tretë i tillë ndaj anijeve të operuara nga ADNOK në këtë rrugë ujore kritike gjatë javës së kaluar.

Bejrut - Shtatë persona u vranë dhe tre u plagosën në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor herët këtë mëngjes, njoftoi Agjencia shtetërore kombëtare e lajmeve libaneze. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënoja për viktima të tjera të mundshme.

Karakas - Qeveria e Venezuelës njoftoi lirimin e 131 të burgosurve politik, ndërsa SHBA-ja këtë gjest e quajti një hap të rëndësishëm drejt pajtimit kombëtar, njoftoi DPA. Analistë e shohin vendimin e Karakasit si një nga rezultatet e para të bisedimeve ndërmjet qeverisë së u.d. presidentes së Venezuelës Delsi Rodrigez dhe përfaqësuesve të opozitës.

Teheran - Irani nuk mori vendim për vazhdimin e bisedimeve me SHBA-në. Mesazhet e dërguara përmes Katarit dhe Pakistanit nuk paraqesin negociata, deklaroi ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi. Aragçi në një intervistë për mediumin iranian "Shahara njuz" deklaroi se aktualisht udhëhiqen konsultime të veçanta me Omanin për t'u konfirmuar rruga nëpër Ngushticën e Hormuzit që do të shfrytëzohet derisa SHBA nuk i plotëson kushtet për vazhdimin e transportit komercial përmes rrugës së ngushtë detare.

Xhakarta - Të paktën 20 njerëz humbën jetën, gjashtë u lënduan, ndërsa dy persona udhëhiqen si të zhdukur pas tërmetit të fortë me magnitudë prej 7,7 ballë që e goditi në mëngjes Indonezinë lindore. Tërmeti e goditi rajonin në afërsi të ishullit Flores në orën 05:58 sipas kohës lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometra, ndërsa epiqendra ishte 68 kilometra në veriperëndim të qytetit Enda në krahinën e Nusa Tengara Lindore.

Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për sot. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Pritet erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 deri në 35 gradë Celsius. Në Shkup parashikohet edhe mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Sipas sinoptikantëve, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale pritet të bie në 18 gradë, ndërsa maksimale të arrijë 35 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR