• e mërkurë, 28 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/27 gusht/2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunsku sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq Radman. Siç informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të vizitës Mucunski do të ketë takim të ndarë me nikoqirin e tij, ministrin Radman. Mucunski do të jetë i ftuar në sesionin e veçantë të Konferencës vjetore të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe përfaqësues ushtarakë të Kroacisë jashtë vendit, ku do të drejtohet në temën "Bashkimi Evropian pas ciklit të ri zgjedhor, Evropa - lokalisht dhe globalisht dhe gjendjet në EJL: Nga këndvështrimi e RMV-së".

Shkup - Banka Popullore informon se vazhdon rritja e kredive të gjelbra në portofolin e bankave dhe në tremujonin e vitit 2024. "Kreditë e gjelbra" janë kredi të destinuara për projekte që mbështesin të qëndrueshmen, synimet mjedisore ose synimet që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç janë investimet në teknologjinë e re mjedisore. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja e “kredive të gjelbra” është 2.6 miliardë denarë ose 2,8 për qind, ndërsa në bazë vjetore, siç u tha, rritja e këtyre kredive u ngadalësua dhe arriti në 14.9 për qind. Krahasuar me fundin e vitit 2019, kur filloi mbledhja dhe publikimi i këtyre të dhënave, “kreditë e gjelbra” janë rritur për 2.8 herë.

Shkup - Për një centimetër është ulur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, ndërsa nivelet në dy liqenet e tjera natyrore në vend janë njejtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Me atë, niveli i Liqenit të Ohrit është për 15 centimetra më i ulët nga mesatarja disavjeçare për muajin gusht. Më të ulët se emsatarja janë nivelet në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 48 centimetra nën minimumin e dakorduar, ndërsa niveli në Liqenin e Prespës është 11 centimetra nën minimumin e paraqitur absolut të regjistruar.

Shkup - Më shumë se 100 metra kub mbeturina janë larguar nga disa deponi të mëdha në Shkup, të lokalizuara në komunat Çair, Aerodrom dhe Qendër, si dhe nga "pika e zezë" e qytetit, "Rruga e plastikës", njoftuan nga Ndërmarrja publike “Higjiena komunale - Shkup”."Ekipet e NP “Higjiena Komunale - Shkup” gjatë natës së mbrëmshme kanë kryer aktivitete për largimin e deponisë së egër që ndodhet në bulevardin “Nikolla Karev” (rruga e plastikave), në këndin me rrugën “Maksut Sadik”, në afërsi të Ambasadës Amerikane. Në kuadër të aktiviteteve janë grumbulluar dhe transportuar rreth 15 metra kub mbeturina të deponuara ilegalisht, informojnë nga “Higjiena Komunale”.

Shkup - Gjithsej 21 telefona celularë "Ajfon 15 Pro" me vlerë të përgjithshme prej një milion denarëve janë sekuestruar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit pas një kontrolli të detajuar të mallrave të deklaruar për doganim të importuar. Celularë e padeklaruar janë zbuluar gjatë një kontrolli fizik të një dërgese nga Dubai, e cila është dedikuar për një firmë në Shkup. Siç njoftuan nga Drejtoria doganore, edhe 11 celularë tjerë "Ajfon 15 Pro" në vlerë prej 799 mijë denarëve dhe një tablet janë sekuestruar në qarkullimin e udhëtarëve, pasi që një udhëtar i cili ka udhëtuar nga Stambolli nuk i ka deklaruar në hyrje të shtetit. I njejti është selektruar për kontroll rentgen, me ç'rast në një pjesë të valixheve mes veshjes janë zbuluar telefonat celularë dhe tableti.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme  ka pasur gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave dy janë ende aktive, ndërsa po aq janë nën kontroll,  informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). NNë malin Mukos, vendi i quajtur "Koteva krusha", në atarin e fshatit Omoran, zjarri është shuar nga reshjet e shiut, ndërsa është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe vendit të quajtur "Kadiica" në kufirin mes Komunës Çashkë dhe Dollnen, ku digjet një pyll i përzier", sqarohet në kumtesë. 

Shkup - Pa ujë sot që nga ora 09:30 e sotme janë një pjesë e  lagjes Gjorçe Petrov 2.   Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "Andreja Zograf" në Komunën Gjorçe Petrov. Konsumatorët do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.

Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Shkup - Në Berovë dhe Llazaropole mëngjesin e sotëm është matur  temperatura më e ulët prej 10 gradë Celsius. Pasojnë Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 13 në Manastir, Pretor dhe Kodër të Diellit, 14 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kriva Pallankë, Tetovë, Ohër, 15 në Demir Kapi, Prilep, Dibër, 16 Kumanovë, Shtip, Veles, 17 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Krushevë, 19 në Vinicë dhe 20 gradë në Gjevgjeli. Për 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, sipas të dhënave të DPHM-së,  më së shumti reshje ka në Pozharan, 8 l/m2, 2 në Strumicë dhe 1 l/m2 në Shkup -Zajçev Rid, Manastir, Gjevgjeli, Tetovë, Gjurishtë.

Tiranë - Moti i keq i përcjellë me reshje shiu, erë të fortë, zbrazje elektrike dhe breshër e ka goditur mbrëmë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Më të goditua janë Tiranam Durrësi, Elbasani, Korça dhe Bulqiza, ku rrugët ishin plot me ujë, e cila ka hyrë nëpër hapësirat e bodrumeve, ka degë të thyera nga pemët, pjesë të rrëzuara nga çatitë, janë shkatërruar kulturat bujqësore, publikuan mediat. Në shumë zona ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të elektropërçuesve të dëmtuara.

Moskë - SHBA-ja qëndron prapa arrestimit në Francë të themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të platformës telekomunikuese Telegram, Pavel Durov, deklaroi sot kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Volodin. Durov, i cili ka lindur në Rusi dhe ka shtetësi të dyfishtë, u arrestua në Francë gjatë fundjavës si pjesë e hetimit për krime lidhur me pornografi të fëmijëve, tregti me drogë dhe transaksione ilegale në Telegram. "SHBA-ja, me ndërmjetësim të Francës, po tenton ta kontrollojë Telegramin", tha Volodin, pa siguruar dëshmi për pohimet e veta.

Tokio - Hyrja e aeroplanit ushtarak kinez në hapësirën ajrore japoneze është "shkelje serioze e sovranitetit japonez", deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze, Joshimasa Hajashi, një ditë pas incidentit në Detin lindor kinez. "Shkelja e hapësirës sonë ajrore nga ana e aeroplanit ushtarak kinez nuk është vetëm shkelje serioze e sovranitetit tonë, por edhe kërcënim për sigurinë tonë dhe është tërësisht e papranueshme", deklaroi Hajashi. Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, "aeroplani ushtarak kinez Y-9" dje hyri në hapësirën ajrore japoneze rreth dy minuta.

Nju-Jork - Në samitin e Forumit të Ishullit Paqësor që po mbahet në Tonga, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, lëshoi paralajmërim për "SOS global", para se gjithash, për shkak të rritjes së nivelit të paqes në rajonin e Oqeanit Paqësor. "Në Tonga jam që të krijoj SOS global -  Save our seas (Ruajini detrat tanë) - për shkak të rritjes së nivelit të detit", tha Guteresh. Sekretari i përgjithshëm paralajmëroi se rajonit të Paqësorit i kërcënohet "katastrofë globale". Guteresh i prezantoi rezultate nga hulumtimi që tregojnë se rritja e nivelit të detit në rajonin e Paqësorit është më i shpejtë nga mesatarja globale.

Uashington - Misioni me katër persona "Agimi polar" (Polaris Dawn) e "Spejs-Iks" do të shtyhet së paku një ditë për shkak të rrjedhjes së heliumit në pajisje. Kompania e kumtoi sot këtë, disa orë para fluturimit të planifikuar të kapsollës "Kru dragon" (Crew Dragon) nga qendra kozmike "Kenedi". "Ekipet po e hulumtojnë rrjedhjen e heliumit, ndërsa ekuipazhi akoma është i përgatitur për mision disaditor kozmik", ceket në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR