
12:00/ 25 prill/ 2025
Shkup - Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) gjatë ditës ka mbërritur terapia biologjike pas furnizimeve të reja publike, konfirmojnë për MIA-n nga ky institucion shëndetësor publik. "Pacientët në kohën e duhur do të njoftohen nga stafi i KU-së për radioterapi dhe onkologji se kur të vijnë për aplikimin e terapisë dhe/ose për të marrë terapinë me tableta", sqarojnë nga klinika.
Shkup - Këshilli për vlerësim të aktakuzës miratoi aktakuzën në Prokurorinë Themelore Publike kundër të dyshuarit Vasil Jovanov për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" lidhur me aksidentin nga janari i këtij viti që ndodhi në bulevardin "Arradhat Partizane" në Shkup ku jetën e humbi Frosina Kulakova, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Shkup - Policia mbrëmë rreth orës 23:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, e ka privuar nga liria N.K. (29) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit me targa kombëtare gjermane, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur disa mjete të ndryshme piroteknike.
Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë 26 litra dhe në Hanet e Mavrovës 23 litra në një metër katror, informon DPHM. Sipas matjeve deri në orën 8 të mëngjesit, në 24 orët e fundit 14 litra shi janë matur në Shkup-Petrovec, 13 në Ohër dhe Manastir, 11 në Kodrën e Diellit, 8 në Kriva Pallankë, Pretor dhe Topollçan, 7 në Lazaropole, 3 litra në Berovë, 2 në Shkup - Zajçev Rid, Kumanovë, Prilep dhe Pozharane dhe 1 litër në Tetovë dhe Demir Kapi.
Prishtinë - Vazhdimi i gjashtë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës duhet të mbahet sot, por vëzhguesit e punës së parlamentit nuk presin rezultate dhe kërkojnë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të përfshihet në zgjidhjen e kësaj çështje. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të parlamentit.
Pavlograd - Tre persona u vranë, përfshirë edhe një fëmijë, ndërsa tetë u plagosën gjatë një sulmi rus në qytetin Pavlograd të Ukrainës të martën, njoftoi guvernatori rajonal i rajonit të Dnjepërpetrovskit, Sergej Lisak. “Agresori përsëri kreu një sulm masiv me dronë mbi rajonin”, shkroi Lisak në Telegram duke shtuar se 11 dronë u shkatërruan në zonë.
Kiev - Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko ka deklaruar për BBC se Ukraina mund të detyrohet të heq dorë nga disa pjesë të territorit të saj si pjesë e marrëveshjes paqesore me Rusinë, për shkak të, siç është theksuar, presionit të rritur nga presidenti amerikan Donald Tramp, që të pranohen lëshime territoriale. "Një nga skenaret është... që të heq dorë nga territori. Kjo nuk është e drejtë. Por, për paqe paqe të përkohshme, ndoshta kjo mund të jetë zgjidhje, përkohësisht", tha Kliçko.
Moskë - I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Vitkof, sot ka mbërritur në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, publikuan agjencitë e huaja. Siç është theksuar, Vitkof paraqitet si bashkëbisedues kyç i Uashingtoni me Putinin, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp angazhohet për marrëveshje për ndëprerje të luftës në Ukrainë. I dërguari tashmë ka mbajtur tre takime të gjata personale me liderin e Kremlinit.
Budapest - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot tha se Hungaria nuk mund ta mbështesë inkuadrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, sepse, siç tha, "arritjet që janë bërë deri tani duhet të mbrohen". Në një intervistë për radion publike, Orban sqaroi se zgjerimi i BE-së në të kaluarën ishte në interes për anëtarët e përhershëm, siç është Hungaria, por inkuadrimi i Ukrainës në bllok do të ishte i dëmshëm për Hungarinë, publikoi MTI.
Nju Jork – Fanellën që Kobi Brajant e mbante në sezonin e tij debutues me Los Anxheles Lejkers u shit për shtatë milionë dollarë në ankand në Nju Jork të enjten, bëri të ditur sot shtëpia e ankandeve "Sotbi". Fanella është ilustruar me foto nga shtatë ndeshjet e sezonit të tij të parë debutues 1996-97, duke përfshirë debutimin e tij parasezonal më 16 tetor dhe debutimin gjatë sezonit të rregullt më 3 nëntor 1996, si dhe ditën e tij para mediave në NBA.
Uashington - Ish presidenti i SHBA-së Xho Bajden duhet të marrë pjesë në varrimin e papa Françeskut të shtunën në Vatikan, informojnë disa burime të njoftuara me planet e tij, raportoi Si-Bi-Es njuz. Bajdeni ka mbajtur marrëdhënie të ngushta personale dhe zyrtare me papa Françeskun që nga vizita e papës së ndjerë në SHBA në vitin 2015. "Edhe pse detajet përfundimtare ende nuk janë konfirmuar, Bajdeni ka për qëllim të marrë pjesë", thonë burimet.
Bangkok - Gjashtë persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël tajlandez është rrëzuar në det në afërsi të vendit turistik Hua Hin, njoftua persona zyrtarë. Zëdhënësi i policisë, Arçaxhon Kraitong deklaroi se aeroplani ka qenë në fluturim provë me qëllim që të përgatitet për stërvitje parashutistësh, njoftuan mediat amerikane.
Islamabad - Ushtarë nga Pakistani dhe India shkëmbyen zjarr në Luginën e kontestuar të Kashmirit, kumtuan sot zyrtarët në Islamabad, ndërsa tensionet midis fuqive rivale bërthamore po përshkallëzohen pas një sulmi terrorist vdekjeprurës në rajon. Ushtarët indianë qëlluan një pikë kufitare pakistaneze në rajonin Lipa gjatë natës, deklaruan dy zyrtarë të inteligjencës për DPA.