• e enjte, 15 tetor 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 2 shtator/ 2026

Shkup - Në kuadër të seancës së 121-të plenare, Kuvendi pasditen e sotme përfundoi debatin për Propozim-ligjin për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte, i cili me 81 vota "për" u dërgua për lexim të mëtejshëm. Me këtë ligj rregullohen procedura për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare, rendit publik dhe interesave strategjike, si dhe përcaktohen kompetencat e institucioneve dhe organeve për zbatimin e dispozitave të këtij ligji. Seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00.

Shkup - Sa e dimë ne, nga viti 2012 deri në vitin 2025 nuk është kryer asnjë kontroll inspektues në diskotekën "Puls" nga ana e një inspektori për mbrojtjen kundër zjarrit. Kështu deklaroi sot ekspertja Viktoria Budimovska Sekullovska në sallën e gjyqit në Idrizovë , ku vazhdoi seanca gjyqësore për rastin e zjarrit në diskotekën në Koçan. Seanca e sotme vazhdoi me procedurën e provave, me pyetje të kryqëzuara nga ana e mbrojtjes drejtuar ekspertëve. Duke iu përgjigjur pyetjeve, Budimovska Sekullovska u përgjigj se gjatë ekspertizës kishte konstatuar se në brendësi të objektit ishte vendosur vetëm një plan evakuimi. Dera kryesore e hyrjes dhe daljes nuk ishte kundërzjarr.

Shkup - Deri në fillim të vitit 2028, duhet të përfundojë projekti "Treni urban", i cili u promovua sot zyrtarisht me një udhëtim simbolik me tren të përfaqësuesve të Qeverisë dhe kompanive hekurudhore në linjën e parë nga Zelenikova deri në Stacionin e ri hekurudhor. Projektimi për dy linjat e tjera duhet të përfundojë deri në tetor, aktivitetet ndërtimore duhet të fillojnë deri në fund të vitit, ndërsa deri në fillim të vitit 2028 ato duhet të jenë në funksion. Projekti "Treni urban" fillon një vit pas promovimit, ndërsa linja nga Zelenikova në Shkup dhe anasjelltas mund të përshkohet për më pak se 25 minuta. Ekziston një rrjet hekurudhor i rikonstruktuar prej 25 kilometrash, disa stacione dhe objekte. Trenat gravitojnë pa probleme me një shpejtësi prej 80 kilometrash në orë, si dhe diku edhe me 100 kilometra në orë.

Tiranë - Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Souza, sot i dorëzoi letrat kredencialet presidentit Bajram Begaj, duke filluar zyrtarisht mandatin e saj në detyrë në Shqipëri. Në takim kanë biseduar për procesin e integrimit evropian, reformat që Shqipëria duhet të përfundojë dhe qëllimin e anëtarësimit në BE në vitin 2030, me ç'rast lidhur me procesin e integrimit, presidenti ka vlerësuar se anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar dhe theksoi mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare për këtë proces.

Stamboll - Një nga dy anijet e mallrave që u përplasën herët mëngjesin e sotëm në Detin Marmara, pranë Stambollit, u fundos, ndërsa 10 anëtarët e ekuipazhit konsiderohen të zhdukur, deklaroi ministri turk i Transportit. "Besojmë, dhe këtë e kemi konfirmuar pak a shumë, se 'Tugberk Imamoglu' është fundosur", deklaroi ministri i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, para gazetarëve në Stamboll.

Lajpcig - Autoritetet gjermane kanë identifikuar dy të dyshuar në lidhje me tentativën e sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut, por ndoshta nuk do të jenë në gjendje t'i arrestojnë ata, raportoi sot gazeta "Zidojçe cajtung". Gazeta raportoi se hetimi ndaj dy burrave, njëri prej të cilëve është shtetas letonez i lindur në Rusi dhe tjetri shtetas rus nga Bjellorusia, mbështet pretendimet e qeverisë gjermane se Rusia ishte pas incidentit.

Bishkek - Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi sot se vendimet e fundit të autoriteteve gjermane të drejtuara kundër Rusisë lidhen kryesisht me situatën e brendshme politike në Gjermani dhe pozicionin e vështirë të kancelarit gjerman Fridrih Merc. "Sa i përket veprimeve të autoriteteve gjermane, mendoj se ato janë kryesisht pasojë e situatës së brendshme politike. Kancelari po përballet me vështirësi politike në vend", tha Putin në një konferencë për shtyp në Bishkek.

Uiklou - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian janë takuar sot në Uiklou të Irlandës për për të diskutuar rreth përgjigjes së BE-së ndaj akuzave gjermane se Rusia qëndron pas sulmit të dështuar me dron në aeroportin e Lajpcigut, raporton DPA. “Masat e mundshme përfshijnë sanksione kundër 1.600 personave dhe kompanive të tjera të ndëlidhura me kompleksin ushtarako-industrial rus”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas.

QËNDRONI TË LIDHUR