• e mërkurë, 10 qershor 2026
MIA Flesh

15:00 / 18 maj / 2026

Shkup - Kryeministri Hristian Micskoski, sot mbajti takim pune, në të cilën morën pjesë bashkëkryetarët e koalicionit "VLEN", Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, në të cilën u bisedua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i mediave, u theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihet deri të një zgjidhje që nënkupojnë përparim, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes.

Shkup - Kuvendi e filloi mbledhjen e 102-të në rend dite të së cilës janë disa pika. Deputetët e miratuan rendin e ditës dhe filluan pyetjet për opozitën. Me procedurë të shkurtuar do të sillet Propozimi i ligjit për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi tek KfV IPEKS-Bank GmbH (KfW IPEX-Bank GmbH), Banko Bilbao Vizkaja Argentaria, S.А. (Banco Bilbao Vizcaya Argentaria, S.A.), Erste Group Bank AG (Erste Group Bank AG), АКА Ausfuhkredit-Gezelshaft mbH (AKA Ausfuhrkredit-Gesellschaft mbH) dhe Meril Linç International (Merrill Lynch International) rreth Marrëveshjes për kredi për nevoja të përgjithshme buxhetore, përfshirë edhe për financimin e shpenzimeve kapitale dhe rifinancim të obligimeve të konstatuara në Buxhetin e RMV-së.

Shkup - Qeveria nuk planifikon të shfuqizojë institucionet kulturore, por t'i riorganizojë ato me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe përdorimin më efikas të burimeve, theksoi sot në Kuvend, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me situatën me ansamblin muzikor në Tetovë. Ai theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës 2026–2030 nuk parashikon mbylljen e institucioneve, por më tepër një “racionalizim të arsyeshëm” të institucioneve të cilat, siç tha, janë themeluar në të kaluarën pa analizë, pa sistematizim dhe pa siguruar kushte staf dhe hapësinore. 

Shkup - Transformimi dixhital dhe përforcimi i bashkëpunimit në fushën e inovacionit ishin në fokus të takimit dypalësh midis ministrit të Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit të Lituanisë, Edvinas Grikshas, e realizuar në kuadër të vizitës së punës në Vilnius. Siç u kumtua nga Ministria e Transformimit Dixhital, të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e dixhitalizimit si nxitës i rritjes ekonomike dhe diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe projekteve të përbashkëta.

Shkup - Një debat profesional publik për Propozim-ligjin për sekuestrimin e pronësnë procedurë civile u mbajt sot në organizim të Ministrisë së Drejtësisë me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga jurisprudenca, bashkësia akademike dhe ekspertë ndërkombëtarë, me ç'rast është theksuar nevoja e sistemit të rregullt më efikas dhe preciz për marrjen e pronës së fituar në mënyrë joligjore. Siç njoftojnë nga Ministria, në fjalimin e tij, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, ka theksuar se zgjidhja e propozuar ligjore paraqet hap të rëndësishëm në përforcimin e sundimit të drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Shkup - Qeveria nuk planifikon të shfuqizojë institucionet kulturore, por t'i riorganizojë ato me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe përdorimin më efikas të burimeve, theksoi sot në Kuvend, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me situatën me ansamblin muzikor në Tetovë. Ai theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës 2026–2030 nuk parashikon mbylljen e institucioneve, por më tepër një “racionalizim të arsyeshëm” të institucioneve të cilat, siç tha, janë themeluar në të kaluarën pa analizë, pa sistematizim dhe pa siguruar kushte staf dhe hapësinore. 

Shkup - Evazion fiskal në vlerë prej 7.426.323 denarë ka konstatuar Drejtoria e Policisë Financiare, e cila në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër dy personave, drejtues të një personi juridik, si dhe kundër një personi juridik. Siç njoftoi Drejtoria, të denoncuarit M.SH. dhe Zh.R., në cilësinë e drejtuesve të personit juridik, dyshohen se në disa raste, me vetëdije dhe me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, nuk kanë llogaritur, deklaruar dhe paguar tatim mbi fitimin në vlerë prej 7.200.200 denarësh dhe tatim mbi të ardhurat personale në vlerë prej 226.123 denarësh.

Shkup - Nga mesnata shtrenjtohen çmimet e karburanteve. Çmimet e reja do të jenë dy deri në dy denarë e gjysmë më të larta, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Eurosuper BS-95 do të rritet për dy denarë, ndërsa çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe naftës prej 2.50 denarë/litër. Çmimi me pakicë i naftës do të rritet gjithashtu me 0.846 denarë/kg i cili tani do të shitet me çmim prej 50.814 denarë/kg. Vetëm çmimi i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak do të ulet për 0.50 denarë/litër.

Shkup - Nivelet e lumenjve në vend shënojnë ndryshime të moderuara ditore, ku në pika të ndryshme matëse regjistrohen edhe rritje edhe ulje, ndërsa niveli i liqeneve natyrore mbetet i qëndrueshëm, tregojnë matjet më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.  Sipas matjeve, në lumin Vardar janë regjistruar ndryshime të ndryshme përgjatë rrjedhës së tij – rritje e lehtë është shënuar në Taor (nga 146 në 152 cm), Veles (nga 84 në 86 cm) dhe Demir Kapi (nga 140 në 152 cm), ndërsa në Jegunovc është vërejtur një rënie e vogël (nga 136 në 134 cm), ndërsa në Shkup niveli i ujit mbetet i pandryshuar.

Paris – Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetik;s, Fatih Birol, tha se rezervat komerciale të naftës po shterohen me shpejtësi në kontekstin e luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, dhe se këto rezerva kanë vetëm edhe disa javë. Birol në takimin e G7 në Paris gjithashtu tha se lirimi i rezervave strategjike të naftës i ka shtuar tregut 2.5 milionë fuçi naftë në ditë, por theksoi se këto rezerva nuk janë të pakufizuara. Ministrat e financave të Grupit shtatë (G7) të kombeve më të industrializuara po takohen sot në Paris për bisedime dyditore me qëllim që të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të ndikojë negativisht në perspektivat ekonomike globale.

Lubjanë - Për ne, BE-ja ishte dhe mbetet jo vetëm një shtëpi gjeografike, historike dhe kulturore e përbashkët, por edhe një prioritet i rëndësishëm. Do të doja të theksoja rrezikun e bilateralizimit të procesit të zgjerimit, veçanërisht kur ai lidhet me çështje identiteti që nuk janë të negociueshme. Ne nuk kërkojmë privilegje, ne kërkojmë vetëm zbatim konsistent të ligjit evropian dhe respekt, natyrisht, për identitetin historik dhe kulturor të popujve dhe për dinjitetin dhe integritetin e individëve, tha sot nga Lubjana presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Pas takimit me nikoqiren e saj, presidenten sllovene Natasa Pirc Musar, Siljanovska-Davkova vuri në dukje se BE-ja personifikon unitetin në diversitet dhe mbetet një filozofi frymëzuese nëse respekton vlerat dhe parimet e saj.

Teheran - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei sot deklaroi se bisedimet me SHBA-në vazhdojnë me ndërmjetësimin e Pakistanit. Në intervistë për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve Tesnim, Bagei tha se ngushtica e Hormuzit është rrugë shumë e rëndësishme ujore për tërë botën dhe shtoi se Irani çdo herë ka investuar përpjekje të mëdha për ta mbrojtur komunikacionin rrugor të kësaj rute lundrimi. "Ne vazhdojmë të përpiqemi të sigurojmë që komunikacioni nëpër ngushticën e Hormuzit të zhvillohet me siguri të plotë. Sulmi i SHBA-së dhe regjimit zionist që ndodhi më 28 mars na shtyu të ndërmarrim masa për mbrojtjetë sigurisë sonë nacionale dhe kjno është e lejuar", tha Bagei dhe shtoi se ngushtica e Hormuzit ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit dhe të dy vendet konsiderojnë se janë të obliguara të sigurojnë komunikacion të sigurt detar në atë rutë.

Islamabad - Pakistani i ka prezantuar ShBA-së një propozim të rishikuar iranian për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, konfirmoi sot një funksionar pakistanez anonim. "Nuk kemi shumë kohë", tha burimi në pyetjen nëse do të duhej ohë për të kapërcyer bllokimin.  Burimi anonim shtoi se të dy vendet "po ndryshojnë vazhdimisht qëllimet dhe kushtet e tyre".

Kiev  - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se sulmi rus gjatë natës mbi Dnjepar dhe rajon ka zgjatur më shumë se gjashtë orë. "Sulmi raketor ka dëmtuar një ndërtesë banimi, ndërsa është goditur fuqishëm edhe infrastruktura civile. Sulmi gjithashtu ka qenë i orientuar drejt subjekteve energjetike dhe ndërtesave të banimit në mbarë rajonin", informoi Zelenski në një postim në X. Siç theksoi, disa dronë e kanë goditur edhe Odesën, ndërsa një nga flujturaket pa pilot ka goditur një anije në pronësi të Kinës.

Kiev - Për ish-shefin e Kabinetit presidencial të Ukrainës, Andrij Jerman, është paguar sasi parash prej 140 milionë grivna, të cilën paraprakisht e ka caktuar Gjykata Supreme e Antikorrupsionit, njoftoi Katerina Shipilova nga pres-shërbimi i Gjykatës. "Ish-shefi i Kabinetit presidencial është lëshuar në liri pas pagesës së kaucionit të plotë", deklaroi ajo. Kaucioni prej 140 milionë grivnave i përgjigjet sasisë së parave prej rreth 2,7 milionë euro.

Madrid - Zhoze Murinjo do të emërohet trajner i ri i Real Madridit, raporton gazetari Fabricio Romano. Sipas Romanos, ty dyja palët kanë arritur marrëveshje për kushtet e një kontrate dyvjeçare. Trajneri 63 vjeçar thuhet se do të mbërrijë në Madrit pas ndeshjes së xhiros së fundit të 38-të të La Ligës, mes Real Madridit dhe Atletiko Bilbaos, e cila do të zhvillohet më 23 maj. 

QËNDRONI TË LIDHUR