• e shtunë, 24 maj 2025
MIA Flesh

12:00/24 prill/2025

Shkup - Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova priti komisarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Kristof Kamp i cili për herë të parë viziton vendin tonë që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit të kaluar. Siç njoftojnë nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, Kamp foli për rolin e OSBE-së si organizatë, roli parësor i së cilës është parandalimi i trazirave dhe konflikteve të brendshme, por edhe rajonale dhe ka shprehur gatishmërinë për asistencë ekspertësh në krijimin ose rinovimin e kornizës ligjore, nëse ka interes dhe kërkesë nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët njoftoi se nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit duhet të shpallen zgjedhjet lokale. Informoi se është kërkuar që të mbahet debat publik në Kuvend rreth ndryshimeve të Ligjit për pushte lokal, të cilat nga Ministria e Pushtetit Lokal paralajmërohen tashmë një periudhë të gjatë. Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila duhet të mbahet më 29 prill pritet të vendoset interpenalcë për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të parashtruar nga grupi i deputetëve të Të Majtës.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, mbrëmë në Londër realizoi takim pune me Tim Rid, drejtor ekzekutiv i Agjencisë kredituese të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar. Në takim, njoftuan sot nga Ministria e Transportit, është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve në pjesën e realizimit të investimeve kapitale. Nikolloski theksoi planet e Qeverisë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës me theks të veçantë në rrjetin rrugor dhe infrastrukturor.

Shkup - Kryeministri e formon Qeverinë dhe ai vendos nëse Aleanca për Shqiptarët duhet të jetë në Qeveri. Unë mendoj se duhet, por nëse ai mendon se nuk duhet, ne nuk kemi asnjë problem. Megjithatë, të jemi racional dhe të mos ngutemi, deklaroi Arben Taravari i pyetur nëse partia e tij do të largohet nga Qeveria me daljen eventuale nga koalicioni VLEN. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, ministri i Shëndetësisë dhe lider i ASH-së tha se “nuk do të thotë domosdoshmërish” largim nga Qeveria nëse partia e tij largohet nga VLEN sepse, siç pohon, “Qeverinë e bën kryeministri”.

Kumanovë- Si Ministri e Shëndetësisë jemi në dispozicionin për pastrimin e krimit dhe korrupsionit në shëndetësi, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili gjatë një vizite në Spitalin e Kumanovës u përgjigj  në pyetjen e gazetarëve për aksionin e djeshëm të policisë lidhur me dhënien e paligjshme të pensioneve invalidore. Taravari kujtoi se ka pasur një rast të mëparshëm në Qendrën Shtetërore Gjeriatrike, kur drejtori është kapur duke marrë ryshfet prej 20.000 euro.

Kumanovë - Në vendet e huaja po trajtohen 44 të lënduar nga zjarri në Koçan, informoi sot në Kumanovë, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Taravari tha se një paciente do të kthehet nesër, pacientët janë në gjendje stabile, ndërsa 193 të tjerët po trajtohen në shtëpi. "Tani janë 43 rastet më të rënda. Shpresoj se do t'u sigurojmë rehabilitim më të mirë të mundshëm i cili do të jetë një muaj ose dy. Tek rreth 40-të pacientë do të zgjasë gjashtë muaj deri në dy vjet. Kjo është një analizë e bërë nga ekspertët e Britanisë së Madhe të cilët kanë përvojë të madhe me lëndime të tilla tek pacientët", tha ministri Taravari.

Shkup - NPK "Bregallnica" Dellçevë në vazhdimësi ballafaqohet me humbje të mëdha në furnizimin me ujë. Revizioni tregon se më pak se gjysma e ujit është faturuar te qytetarët, ndërsa pjesa tjetër humbet për shkak të defekteve teknike, lidhjeve të paligjshme dhe konsumit të pafaturuar të shërbimeve. Këto humbje seriozisht ndikojnë në të hyrat dhe taksat e ndërmarrjes publike (TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat) të cilat janë të ardhura të buxhetit të shtetit, thuhet në raportin përfundimtar të Revizionit të publikuar sot nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). 

Shkup - Manifestimi "Java e kulturës maqedonase" është më shumë se ngjarje. Kjo është dëshmi për dialogun e gjallë mes dy vendeve fqinje, urë që na ndërlidh dhe na ofron. Përmes kulurës si zëri më i fuqishëm i një kombi - zë që nuk njeh kufij, përmes ekspozitave, muzikës, teatrit, përmes shijes së verës maqedonase, e hapim shpirtin tonë para publikut shqipar, porositi ministri i Kulturës, Zoran Lutkov. "Java e Kulturës maqedonase" u hap mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 30 prill në Tiranë. Qëllimi është të promovohet kultura, turizmi dhe ekonomia maqedonase. Lutkov, i cili mori pjesë në hapjen e eventit, tha se kur flasim për kulturën, nuk flasim vetëm për traditën, artin apo trashëgiminë kulturore, por flasim për identitetin, vlerat dhe vizionin.

Shkup - Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale Evazion fiskal sipas nenit 279 paragrafi 2 i KP. "I denoncuari A.A. në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të "Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime ARMAN KOMPANI SHPKNJ Shkup" në periudhën nga 01.01.2020 deri më 25.12.2024, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të paligjshme për vete dhe personin juridik, mallrat tregtare të blera (produkte arrore), të evidentuara në magazinë në shumën prej 53.257.786 denarë, i përvetësoi pa bazë dhe nuk i regjistroi në regjistrat e kontabilitetit, me ç'rast i padituri nuk ka llogaritur, nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar Tatimin mbi Vlerën e shtuar me një normë tatimore prej 5% në shumën prej 2.662.889 denarë dhe Tatimin mbi Fitim me një normë tatimore prej 10% në shumën prej 5.325.778 denarë, si dhe për detyrime të skaduara ndaj furnizuesve më të vjetra se tre vjet në shumën prej 40.903.524 denarë (afatshkurtra), të cilat burojnë nga viti 2020 dhe nuk shfaqen si të Ardhura në Bilancin e suksesit dhe Bilancin tatimor të subjektit juridik për vitin 2023, i padituri nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar për Tatimin mbi të ardhurat me një normë tatimore prej 10% në shumën prej 4.090.352 denarë", njoftoi sot Drejtoria e Policisë Financiare.

Shkup - Rrufeja dje pasdite ka goditur një person nga fshati Mazhuçishte të Prilepit, pas së cilës është dërguar me Urgjencë në Prilep ku është konstatuar vdekja e tij, njoftoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza."Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) Manastir, informoi se përmes numrit 112 në QMK në ora 17:39, është marrë një raportim për një person të vdekurm pëer të cilin raportuesi ka njoftuar se me siguri është goditur nga rrufeja në fshatin Mazhuçishte, Komuna e Prilepit", theksohet në kumtesën e QMK. Për këtë, nga Sektori për operacione dhe kooridnim të QMK-së, kanë njoftuar menjëherë në MPB dhe në Ndihmën urgjente për procedurë të mëtutjeshme.

Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë, 26 litra për metër katror. Sipas matjeve të DPHM-së në 24 orët e kaluara, deri në orën 8 janë matur 13 litra për metër katror në Kriva Pallankë, 10 në Shtip, 8 në Shkup - Petrovec, 7 në Demir Kapi, 6 litra në Berovë, 5 në Strumicë, 4 në Kavadar, Gjevgjeli dhe Kodrën e Diellit, 3 litra në Kavadarci, 3 litra për metër katror në Tetovë, Ohër, Kumanovë dhe Llazaropole, 2 në Shkup - Zajçev Rid, Vinicë dhe Mavrovë dhe 1 në Prilep dhe Veles.

Sarajevë - Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, pasi që agjentët e Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje (SIPA) mbrëmë janë përpjekur ta arrestojnë në zyrën qeveritare të RS në Sarajvën Lindore, është kërcënuar se ligjet e BeH-së më nuk do të zbatohet në territorin e Republikës Srpska, njofton Hina. Disa inspektorë të SIPA-s pa mbështetje nga policët e armatosur në uniformë, janë përpjekur të hyjnë në zyrën qeveritare të RS në Sarajevën Lindore që t'ia dorëzojnë Dodikut urdhrin për arrestim, por anëtarë të MPB-së të armatosur rëndë të RS e kanë parandaluar afrimin e tyre.

Kiev - Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa 63 u plagosën në një sulm rus me raketa ndaj Kievit, kumtoi në mëngjes shërbimi ukrainas për raste emergjente. Mes të lënduarve ka edhe fëmijë. "Gardijan" transmeton se bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj kryeqytetit të Ukrainës që nga fillimi i luftës trevjeçare. "Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 63 janë lënduar, nga të cilët 42 persona janë hospitalizuar, si dhe gjashtë fëmijë", njoftuan autoritetet e Kievit bilancin e përkohshëm të viktimave.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i dënoi bombardimet ruse në Ukrainë, nga të cilat gjatë natës në Kiev humbën jetën të paktën nëntë persona, dhe në këtë rast i bëri thirrje Rusisë që "menjëherë t'i ndërpresë" sulmet. "Kanë kaluar 44 ditë që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë dhe një ndërprerje të sulmeve ajrore... Dhe u bënë 44 ditë që Rusia vazhdon të vrasë popullin tonë", deklaroi lideri ukrainas në rrjetin X. Ai shtoi se "sulmet ajrore duhet të ndërpriten menjëherë dhe pa kushte".

Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se beson se Rusia është e gatshme t'i japë fund luftës, duke shtuar se "Duhet të arrijmë marrëveshje me Zelenskin". Trampi këtë deklaratë e dha nga Zyra Ovale gjatë nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë. Menjëherë pas kësaj, tregoi një optimizëm më të madh, duke thënë: "Mendoj se kemi marrëveshje me të dyja palët" dhe shtoi: Shpresoj se do ta bëjnë këtë". Në pyetjen e gazetarëve për një takim të mundshëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, e para pas përplasjes së dy liderëve gjatë takimit të nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trampi u përgjigj se ende nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Dy presidentët do të marrin pjesë në varrimin e papa Françeskut të shtunën në Romë.

Uashington - Dymbëdhjetë shtete amerikane ngritë padi në Gjykatën Amerikane për Tregti Ndërkombëtare në Nju-Jork kundër politikës tarifore të presidentit Donald Tramp. Në padi theksohet se politika tregtare e SHBA-së, "tani varet nga tekat e presidentit", në vend se nga praktika e ndërgjegjshme e autorizimeve të tij ligjore. "Duke marrë përsipër pushtetin për të vendosur tarifa masive dhe gjithnjë në ndryshim sipas gjykimit të tij për çdo mall që hyn në SHBA, për çfarëdo arsye që ai e sheh të përshtatshme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, presidenti ka përmbysur rendin kushtetues dhe ka sjellë kaos në ekonominë amerikane", thuhet në padi.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot përgënjeshtroi pretendimet e portalit Politiko të Brukselit për gjoja diskutimet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë për heqjen e mundshme të sanksioneve për projektet energjetike ruse, duke përfshirë edhe gazsjellësin Rrjedha Veriore 2. "Kjo është pa mëdyshje gënjeshtër. As Stiv Vitkof, as unë nuk biseduam për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si pjesë e marrëveshjes me Ukrainën", shkruan ai në profilin e tij Iks. Ai vlerësoi se bëhet fjalë për "neglizhencë gazetareske".

Londër - Trajneri i Lidsit, Daniel Farke mund të largohet nga klubi, shkruan "Dejli mejl". Sipas medias britanike, drejtuesit e klubit nuk janë të sigurt nëse 48-vjeçari gjerman do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesë me ekipin në Premier ligë sezonin e ardhshëm. Më 21 prill, Lidsi zhvilloi promovimin e klubit nga Çempionship në Premier ligë. Pas 44 raundeve, skuadra kryeson renditjen me gjithsej 94 pikë.

QËNDRONI TË LIDHUR