• e enjte, 15 tetor 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/3 shtator/2026

Shkup - Nga një shtet i gjunjëzuar dhe i grabitur që ishte sfida jonë kryesore 26 muaj më parë dhe që e trashëguam nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, sot mund të themi se Maqedonia e Veriut pas tre vitesh është një vend më i mirë për jetesë. Ju garantoj se për tre vjet do të jetë një vend edhe më i mirë për të jetuar se sot, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Gjatë promovimit të automjeteve të reja komunale për komunat, ai theksoi se gjatë 26 muajve të fundit ata kanë luftuar me institucione të shkatërruara me një shtet të plaçkitur dhe të gjunjëzuar.

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski është i bindur se deklarata e kryeministrit hungarez Peter Magjar se Hungaria nuk mbështet një proces të përshpejtuar të anëtarësimit për asnjë vend kandidat në Bashkimin Evropian nuk i referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vendeve të tjera kandidate.  "Jam i bindur se kolegu im Magjar nuk e ka me të vërtetë atë që mendonte për Ballkanin, sepse që kur u zgjodh për kryeministër i partnerit tonë strategjik Hungari, ai ka bërë disa dhjetëra deklarata në të cilat thotë se mbështetja për Ballkanin Perëndimor, të cilit i përkasim edhe gjeografikisht, për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e qartë dhe e sinqertë dhe nuk është vënë kurrë në dyshim. Mendoj se ai i referohet vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas promovimit të automjeteve të reja komunale për komunat.

Shkup  - Thellimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Suedisë në reformat e gjyqësorit, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian ishte temë e takimit të sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Solstrom. Siç njoftuan nga Ministria, Shasivari shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, veçanërisht përmes UNOPS-it dhe angazhimit të ekspertëve, e cila kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot vizitoi kompanitë “Vitalia Nikolla”, “Polyesterday” dhe “BB Kontinent Metal”, të cilat janë përfituese të mbështetjes financiare në përputhje me Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve. Vizita është pjesë e aktiviteteve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të ndjekur realizimin e investimeve dhe për të zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me kompanitë që shfrytëzojnë mbështetjen shtetërore për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarisë së tyre.

Shkup  - Problemi me organizimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore "Petar Zdravkovski - Penko" në Komunën e Butelit është tejkaluar plotësisht pas koordinimit të duhur midis institucioneve, informoi sot zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani. Ai shpjegoi se pas ndërhyrjes së shpejtë të ministrisë dhe koordinimit me Komunën e Butelit, u arrit marrëveshje për regjistrimin e nxënësve dhe sigurimin e një procesi arsimor të pandërprerë.

Shkup  - Vdekja e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në vend është regjistruar ditët e fundit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. "Sa i përket gjendjes me ethet e Nilit Perëndimor, që nga informimi im i fundit kemi një person të vdekur. Bëhet fjalë për pacientin i cili ishte i hospitalizuar për kohën më të gjatë - mbi 38 ditë në spital. Kemi edhe një rast të ri të dyshimtë gjatë këtyre tre ditëve nga informimi i fundit. Pra, numri i pacientëve të hospitalizuar është i njëjtë, mendoj se janë 19 pacientë, pasi kemi vetëm një rast të ri të dyshimtë", u përgjigj Klekovski në pyetjen e gazetarëve.

Shkup  - Blerja e 49 automjeteve të reja komunale për komunat do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të higjienës, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetesës urbane, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në promovimin e automjeteve të reja, në prani të kryeministrit Hristian Mickoski, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore. Automjetet e reja komunale do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Kumanovës, Prilepit, Strumicës, Shtipit, Ohrit, Tetovës, Negotinës, Kërçovës, Dibrës dhe Velesit. 

Shkup  - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qyteti i Shkupit së shpejti do të prezantojnë masat, me të cilat do të reduktojnë dhe parandalojnë dhunën midis bashkëmoshatarëve midis fëmijëve dhe nxënësve, paralajmëroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai në promovimin e automjeteve të reja të higjienës komunale, i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me dhunën midis bashkëmoshatarëve midis fëmijëve dhe nxënësve, siç është rasti i fundit në Shkup, në të cilin një djalë 13-vjeçar u godit me thikë, ndërsa po lufton për jetën e tij. 

Shkup - Në territorin në vend sot deri 13:00 janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 2 janë aktive, 6 janë nën kontroll dhe 5 zjarre janë shuar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.  Zjarret janë aktive në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku po digjet një kullotë mbi malin Bistra, në Kirilovec, dhe në Komunën e Strugës, ku po digjet bar i thatë dhe kashtë midis fshatrave Oktisi dhe Belicë.

Shkup  - LSDM do të paraqesë përsëri një zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale në 36.000 denarë, ose 600 euro, dhe gjithashtu do të propozojë subvencionim të kontributeve për kompanitë private për diferencën që rezulton nga rritja e pagave, njoftoi kryetari i partisë dhe deputeti Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend. Filipçe tha se propozimi vjen për shkak të, siç thotë ai, gjendjes gjithnjë e më të vështirë ekonomike të qytetarëve dhe kostove të rritura me të cilat përballen familjet.

Shkup  - Pritet të fillojë afati i dorëzimit të mbi 100 autobusëve për transportin urban në Shkup, por edhe për komunat e tjera, njoftoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai e falenderoi kryeministrin Hristian Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, si dhe të gjithë ekipin që ndihmuan Qytetin e Shkupit dhe komunat e tjera për zgjidhjen e problemit me transportin dhe rinovimin e autobusëve

Shkup - Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, norma e rritjes së Bruto prodhimit të brendshëm (BPV) në tremujorin e dytë 2026 është  4.3 %. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, rritja më e madhe është shënuar në sektorin e Ndërtimtarisë me 21,9% dhe 5.1 % në sektorët Art, zbavitje dhe rekreacion; Veprimtari të tjera shërbyese; Veprimtari të amvisërive si punëdhënës; Veprimtari të amvisërive që prodhojnë mallra dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevoja vetjake.

Shkup  - Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në Qytetin e Shkupit dhe komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles. Me 4,2 milionë euro përmes Bankës Botërore, janë furnizuar 19 kamionë multifunksionalë të tipit të ndryshëm, nëntë cisterna dhe 21 automjete multifunksionale për pastrimin e rrugëve.

Bruksel - Valët e të nxehtit nga 18 qershori deri më 16 gusht shkaktuan 2.935 raste të vdekjeve shtesë në Belgjikë, ose një rritje prej 22,6 për qind të vdekshmërisë, kumtoi organi i shëndetit publik "Skiensano" sot në një raport të publikuar . Nga 18 qershori deri më 3 korrik, Belgjika regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 2.035 raste të vdekjeve shtesë, ose 48,8 për qind mbi nivelet e pritura, publikoi "Skiensano".

Moskë  - Rusia nuk ka për qëllim t'i ulë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë edhe krahas mbylljes së konsullatës ruse në Bon nga ana e Berlinit, kumtoi sot Kremlini, njofton DPA. Moska nuk do të inicojë kurrfarë ulje të marrëdhënieve diplomatike, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, për televizionin shtetëror rus në margjinat e Forumit ekonomik lindor në Vlladivostok.

Moskë  - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot deklaroi se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje paqeje që do t'i japë fund luftës në Ukrainë. Në të njëjën kohë, ai e akuzoi Kievin për "terrorizëm shtetëror" për shkak të paralajmërimeve lidhur me rreziqet për aeroplanët në hapësirën ajrore ruse. Putini shtoise një numër i madh shtetesh mes të cilëve edhe SHBA-ja dhe Kina, janë të gatshme të mbështesin arritjen e një marrëveshjeje paqeje. 

Bruksel  - Ambasadori i SHBA-së në NATO, Methju Vitaker, deklaroi sot se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos jetë duke planifikuar një sulm të menjëhershëm ndaj NATO-s, por se shtetet anëtare duhet të investojnë në mbrojtje për të qenë të gatshme të mbrohen nga një sulm i papritur. "Nuk mund të parashikoni se çfarë do të bëjë Vladimir Putini ose ndonjë kundërshtar tjetër. E tëra çfarë mund të bësh është të jesh i përgatitur për këtë dhe t'i dekurajosh ata dhe ta bësh të pafitueshme për ta që ta bëjnë atë veprim", tha Vitsker në një intervistë me "Ju-Es-Ej-Tudej".

Uashington  - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegset, ka urdhëruar vazhdimin e vendosjes së trupave amerikane në Lindjen e Mesme deri në vitin 2027, që është shenjë se konflikti mund të vazhdojë deri vitin tjetër, informuan sot burime të njohura me situatën. Burimet i thanë "Uolstrit xhurnalit" se Hegseti ka urdhëruar mbajtjen e rreth 50.000 trupave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe vazhdimin e vendosjes së ekuipazheve të anijeve luftarake, njësive të mbrojtjes ajrore dhe parashutistëve.

QËNDRONI TË LIDHUR