• e shtunë, 14 qershor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00 / 16 maj / 2025

Shkup -  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë "Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor", në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje. Siç njoftoi kabineti i ministrit, në konferencë, ku mori pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti tha se infrastruktura e gjelbër është një sfidë globale që kërkon veprim kolektiv, vizion dhe bashkëpunim.

Shkup – Plani A është anëtarësimi i plotë në BE dhe nga ai plan shteti nuk do të kthehet dhe nuk ka kurrfarë dileme rreth përkushtimit tonë drejtë rrugës evropiane. Megjithatë, atë që e presim nga Unioni është parashikim, gjegjësisht çështjet dypalëshe të mbeten dypalëshe dhe nuk presim zgjidhje me çdo kusht, porositi shefi i diplomacisë, Timço Mucunski në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij austriake, Beate Majnll – Rajsinger. Mucunski në pyetjen e gazetarëve për porositë nga kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta që shteti të përqendrohet në planin A dhe se në takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se propozimi ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë është i papranueshëm për palën bullgare, përsëriti se qëllimin tonë strategjik për anëtarësim të plotë në BE, vendi ynë e dëshmon në vazhdimësi me hapa konkretë. 

Shkup -  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë "Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor", në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje. Siç njoftoi kabineti i ministrit, në konferencë, ku mori pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti tha se infrastruktura e gjelbër është një sfidë globale që kërkon veprim kolektiv, vizion dhe bashkëpunim.

Shkup - Instituti për mjeksi ligjore deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë i dorëzoi të dhënat nga autopsia për të ndjerin Vedat Ademi, njoftoi sot Prokuroria Publike. Prej aty theksojnë se të dhënat po shqyrtohen në korelacion me dëshmi të tjera, pas çka do të merret vendimi i prokurorit publik. Prokuroria në Kumanovë tashmë ka hapur procedurë paraprake për rastin e 32-vjeçarit nga Kumanova, Vedat Ademi, i cili vdiq më 17 mars në spitalin e qytetit. Ademi ndërroi jetë pasi ka marrë terapinë në spital. Familja e tij akuzon se gabimi i mjekut është arsyeja për vdekjen e tij, duke pretenduar se i është dhënë ilaçi, ndaj të cilit ka qenë alergjik.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në Fejsbuk ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për organizimin e shkëlqyeshëm të Samitit të vendeve evropiane që po mbahet në Tiranë. “I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët” - ka shkruar Ali Ahmeti.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot paralajmëroi se për disa orë do të kumtohet një lajm i mirë, duke mos saktësuar se për çfarë lajmi bëhet fjalë. "Pritni, për disa orë do të kuptojë opinioni në Maqedoni", deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve se dje ka paralajmëruar lajm të mirë për shtetin. Mickoski, i cili në Tiranë po merr pjesë në Samitin e Komunitetit politik evropian, lidhur me eurointegrimet tona tha se pritjet janës e Evropa t'u përmbahet parimeve të veta.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që Propozim ligji për sigurinë kibernetike deri në fund të muajit të kalojë procedurën qeveritare dhe në fillim të qershorit të hyjë në procedurën parlamentare. Ai pret që zgjidhja e re ligjore të mbështetet nga të gjithë deputetët, sepse, siç thotë, nuk bëhet fjalë për ligj politik, por për ligj që do të thotë siguri për tërë shoqërinë. “Duke marrë parasysh se sa sulmet kibernetike po synojnë infrastrukturën kritike dhe sa të goditura mund të jenë sistemet e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, me rëndësi të jashtëzakonshme është ky samit, ku do të diskutohen politikat e digjitalizimit në aspektin e energjisë”, deklaroi Andonovski para fillimit të Samitit kombëtar për energji digjitale dhe infrastrukturën e sigurtë kritike.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rejzinger, theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj në rrugën integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Gashi siç informoi pres shëtbimi i Kuvendit, gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Austria është investitori më i madh i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka treguar arsyet e daljes nga koalicioni VLEN dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se vendimi për t'u larguar nga koalicioni i partive shqiptare në Maqedoni të Veriut ishte një proces që kaloi nëpër disa faza. Në intervistë për gazetën Nacionale, Taravari ka thënë se ky koalicion ngeli i në testin e pushtetit. Ai ka vlerësuar se deri më tani VLEN-i nuk i ka përmbushur premtimet që i kishte dhënë para shqiptarëve.

Shkup – Në periudhë sa më të shkurtë kohore do të dimë saktë se cilën metodë do ta zbatojmë gjatë ndërtimit të hidrocentralit Çebren, por gjithsesi duam të jetë projekt shtetëror i Maqedonisë së Veriut, theksoi sot ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. “Më së miri është ta ndërtojmë vetë si shtet, por bëhet fjalë për projekt i cili do të kushtojë të paktën një miliard euro që nuk është nivel i vogël duke e ditur se çfarë Buxheti kishim”, tha Bozhinovska në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Samitit Kombëtar për Infrastrukturë Digjitale Energjetike dhe të Sigurisë Kritike. Theksoi se qysh në dhjetor është formuar grup pune për Çebrenin nën koordinim të Ministrisë e cila tashmë kishte disa takime. 

Shkup - Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,8 për qind gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në mars të këtij viti, krahasuar me shkurtin e këtij viti, qarkullimi i industrisë, në përgjithësi është rritur për 9,1 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të këtij vitit, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. për 2,9 për qind.

Shkup - Çështja e armës së të pandehurit Bore Videvski dhe mungesa e gjurmëve për të shtëna në bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është kontradiktore, sipas avokatit të tij mbrojtës, Bojan Manev. Ai shprehu dyshime për kontradiktat në dokumentet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme në Prokurori, të cilat u paraqitën në plotësimin e sotëm të procedurës së provave. "Nga njëra anë, kemi konfirmim se arma është e ligjshme, por nga ana tjetër, nuk ka të dhëna për të shtënat në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo është ose një mbikëqyrje ose neglizhencë e qëllimshme e arkivave", tha Manev, duke shtuar se do të thërrasë dëshmitarë që mund të konfirmojnë praninë e Videvskit në vendin e tij të punës më 22 nëntor.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot në pyetjen e gazetarëve  lidhur me atë nëse vendi, si anëtare e NATO-s, është i gatshëm të pranojë qëllimin për ndarjen e pesë për qind të BPV-së për mbrojtje, tha se kjo çështje është ende temë diskutimi. Dje isha në takimin joformal të vendeve-anëtare të NATO-s në Antalia. Çështja është ende në formë diskutimi. Por pritja ime është që Aleanca të ndërtojë konsensus për këtë çështje deri në Samitin që do të mbahet në Hagë, i cili është një iniciativë e udhëhequr nga partneri ynë strategjik, SHBA. Iniciativa që mbështetet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Rute. Shohim një iniciativë që mbështetet nga shumica e partnerëve tanë, të cilët janë gjithashtu vende anëtare të BE-së", tha Mucunski.

Shkup - Ne jemi seriozë në mbështetjen e vendit në rrugën e tij drejt BE-së. Ne shohim se sa shumë është bërë nga ana juaj dhe sa hapa janë ndërmarrë dhe tani kanë kaluar 20 vjet që atëherë dhe se edhe ne tani jemi të detyruar të sigurohemi që çështjet dypalëshe të mbeten dypalëshe dhe të mos vendosen si pengesa, tha ministrja austriake Beate Majnl-Rajsinger nga Shkupi në një konferencë të përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski. Ajo tha se vendi duhet të ndërmarrë disa hapa të tjerë, ndërsa njëkohësisht BE-ja duhet të ketë interesim ta mbështesë dhe përshpejtojë këtë proces, duke qenë e ndershme dhe duke mos vendosur pengesa të tjera.

Shkup - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, posaçërisht në pjesën e investimeve, ekonomisë digjitale, teknologjive të gjelbra dhe ndërlidhjes infrastrukturore, për Maqedoninë e Veriut janë me rëndësi kyçe. Besojmë në parimin e komplementaritetit të ndërsjelltë, jo si retorikë, por si model për rezultate konkrete. Maqedonia e Veriut ofron stabilitet, parashikueshmëri të tregut dhe perspektivë evropiane, ndërsa Turqia sjellë përvojë, kapital dhe rrjet rajonal. Ky kombinim është mundësia jonë e përbashkët dhe duhet të shfrytëzohet, tha sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. Në fjalimin në Samitin e nëntë ekonomik ballkanik në Shkup, Murtezani përmendi se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë të sinqerta, dinamike, strategjike dhe të orientuara drejt së ardhmes.

Shkup - Në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputeti Bekim Qoku, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po merr pjesë në ngjarjen dyditore që po mbahet në Helsinki të Finlandës. Siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, ngjarja e përfshin Konferencën kushtuar fatit të fëmijëve të deportuar nga Ukraina, si dhe mbledhjen e rregullt të Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të APKE-së. Deputeti Qoku dje mori pjesë në Konferencën me temë: "Fëmijët e deportuar ukrainas: Veprimet evropiane", të organizuar në patronazhin e Zonjës së Parë të Finlandës, Suzan Elizabet Ines-Stab. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Peter Trusvell, ambasadorin e sapoemëruar jorezident të Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd. "Kryetari Gashi, duke i uruar ambasadorit Trusvell mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe duke e përgëzuar për emërimin e tij si ambasador, theksoi se takimi i sotëm është gjithashtu një tregues i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë për anëtarësimin në NATO, si dhe për mbështetjen që Australia i jep perspektivës evropiane të vendit tonë, megjithëse nuk është anëtare e NATO-s dhe BE-së" informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Shkup - Nga mesnata shtrenjtohet Eurosuper BS-98, përderisa çmimet e energjensëve të tjerë mbeten të pandryshuara, kumtoi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i shitjes me pakicë i Eurosuper BS-98 rritet për dy denarë dhe ai do të shitet me çmime prej 77,5 denarëve për litër. Përveç çmimet e Eurosuper BS095 dhe Eurodizelit, të pandryshuara mbeten edhe çmimet e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe Mazutit.

Shkup – Vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm, deri të hënën me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht. Siç informon DPHM, nga mesi i javës së ardhshme do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore me shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. 

Tetovë – Një vit e gjysmë burg morën ish drejtorët e Spitalit Klinik në Tetovë për zjarrin në Spitalin Modular, ndërsa Spitali Klinik si person juridik është përgjegjës për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Në zjarrin në spitalin modular që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021 humbën jetën 14 pacientë dhe të afërm të tyre. 

Tetovë - Në kuadër të projektit INNOVA8PEACE: “Mendim Krijues për Ndërtuesit e Rinj të Paqes – Programi Erasmus+ KA210 për Rininë”, Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me partnerët, Shoqata Ndërkombëtare e të Rinjve dhe Studentëve për Paqe – Evropë dhe në Lindje të Mesme (IAYSP) dhe CARP nga Rumania, organizoi aktivitetin “Trajnim për Trajnerë”, i cili u zhvillua prej 7 deri më 12 maj 2025, në Tetovë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i të rinjve në drejtim të ndërtimit të paqes dhe përgatitjes së tyre si trajnerë të së ardhmes.

Tiranë - Kryeministri britanik Kir Starmer sot në Tiranë deklaroi se "Putini nuk është serioz në lidhje me paqen dhe i vonon punët". Starmer, i cili merr pjesë në Samitin e Komunitetit politik evropian në Tiranë, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, theksoi se "atë që e pamë dje është edhe një dëshmi tjetër se Putini nuk është serioz lidhur me paqen dhe i vonon punët".  "Prandaj nevojitet të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe sot do të diskutojmë për këtë, për t'u qartësuar se ka armëpushim. Gjithashtu, për të qenë i qartë, nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet, nuk do të ketë armëpushim", theksoi Starmer.

Tiranë – Kryeministrja italiane Xhorxha Melloni ishte pritur me mirësjellje të madhe nga kryeministri Edi Rama duke ia hequr ombrellën dhe duke u ulur në gjunjë. Ajo reagoi me fjalët “Edi ndalu... Ai e bën këtë që të jetë i gjatë sa unë”, tha Melloni, duke bërë shaka. Melloni u pyet nga gazetarët se a planifikon ta vizitojë qendrën italiane për emigrantë në Gjadër, për çka u përgjigj se “nuk mund ta vizitojë sot për shkak të kohës së kufizuar”. Sipas saj, kjo tregon se gjërat janë në rrugën e duhur. 

Tiranë - Ajo që presidenti rus, Vlladimir Putin nuk u paraqit në negociatat në Turqi për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë, tregon se në çka beson ai në të vërtetë dhe se nuk dëshiron paqe, deklaroi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen gjatë arritjes në Samitin e Kominitetit politik evropian në Tiranë. "Gjatë ditëve të fundit ishim dëshmitarë të bindjes së vërtetë të presidentit Putin. Ai së pari bëri thirrje prë ndërperje të zjarrit rreth përvjetorit të 9 majit, të cilin nuk e respektoi asnjëherë. Më pas Ukraina, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, bëri thirrje për ndërprerje të plotë dhe pa kushte të zjarrit në periudhë prej 30 ditëve, që presidenti Putin e refuzoi dhe përfundimisht ai ofroi tkaim të drejtpërdrejtë mes Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Presidenti Zelenski ishte i gatshëm të takohet me presidentin Putin, por ai nuk u paraqit. Kjo e tregon bindjen e vërtetë të presidentit Putin se nukl dëshiron paqe", tha Fon der Lajen

Tiranë - Sekretari shtetëror i NATO-s, Mark Rute sot para fillimit të Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë, për mediumet dha deklaratë rreth dialogut mes Ukrainës dhe Rusisë. "Putini ka bërë gabim me dërgimin e delegacionit në nivel të ulët. Në të vërtetë, topi është në oborr të tij, kjo është shumë e qartë, ai duhet të luajë, në kuptim se duhet të jetë serioz lidhur me gjetjen e paqes dhe tërë presioni tani është mbi të", tha Rute, duke u përqëndruar në negociatat paqesore në Stamboll.

Tiranë – Tirana sot është nikoqire e Samitit të gjashtë të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, me pjesëmarrje të shefave të shteteve dhe qeverive, bashkë me shefa të institucioneve kyçe evropiane dhe ndërkombëtare. Një ditë para Samitit liderët e Këshillit Evropian dhe të Bashkimit Evropian mbrëmë ishin në darkë pune në Tiranë me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Tiranë - Procesi i zgjerimit nuk është i domosdoshëm vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian, që ai të mund të rritet edhe ekonomikisht, por edhe si forcë globale, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas gjatë arritjes në Samitin e Komunitetit politik evropian në Tiranë. "Ekziston ai momentum politik, ku të gjithë dëshirojnë të shohin se procesi i zgjerimit me të vërtetë po ndodh", tha Kallas.

Bruksel - Në Tiranë sot do të mbahet Samiti i gjashtë i Komunitetit politik evropian me temë "Evropa e re në botën e re: unitet - bashkëpunim - veprim i përbashkët", ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski. Temë kryesore e Samitit, bashkënikoqirë të të cilit janë kreu i Këshillit të Evropës, Antonip Koshta dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë siguria dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen e Evropës. Në ato suaza pritet liderët të bisedojnë për sigurinë në Evropë, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane, mbrojtja e demokracisë, si dhe gatishmëria dhe aftësia për përgjigje ndaj kërcënimeve të ndryshme.

Stamboll - Në Stamboll filloi takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në tentimin për të arritet tek marrëveshja për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë, ndërsa fjalën hyrëse e pati nikoqiri i takimit, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan. Takimi u mbajt menjëherë pas takimit të shkurtë mes përfaqësuesve amerikanë dhe delegacionit rus, ndërsa në kushte të akuzave se Moska po tenton t'i sabotojë negociatat e shumëpritura paqësore me kërkesë të befasishme për përjashtim të vendeve tët jera nga bisedimet, lajmërojnë agjencitë. Në hapjen e negociatave ministri Fidan me porosinë e qartë se "duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të përparuar në rrugën drejt paqes", duke iu drejtuar delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe mediatorëve turq.

Stamboll - Rusia kërkon që bisedimet me Ukrainën në Stamboll të mbahen pa përfaqësuesit e SHBA-së dhe Turqisë, deklaroi sot burimi diplomatik ukrainas për Rojtersin, duke shtuar se ky veprim tregon se Moska po "minon përpjekjet për paqe". "Edhe një shenjë se pala ruse po i minon përpjekjet për paqe. Kemi ardhur të udhëheqim bisedime serioze, ndërsa rusët vendosin kërkesa dhe kushte. Kjo na shtynë të dyshojmë nëse presidenti rus Vlladimir Putin i ka dërguar ta zgjidhin problemin apo vetëm ta pengojnë procesin", tha burimi, i cili dëshiroi të mbetet anonim. Sipas pohimeve të tij, arsyeja pse rusët frikësohen nga prania e SHBA-së në këto bisedime është se ata "duan ta ndalojnë procesin, e jo t'i zgjidhin problemet" dhe duan që këtë ta fshehin nga Uashingtoni.

Ankara - Në Stamboll do të fillojë mbledhja e parë e drejtpërdrejtë, në tre vitet e fundit, mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës. Ky sot do të jetë takimi i dytë trepalësh, pasi më herët u mbajt mbledhja mes delegacioneve të SHBA-së, Ukrainës dhe nikoqirit Turqisë. Sipas burimeve anonime ukrainase, Kievi në bisedimet e sotme do të insistojë të hapë çështjen për takimin e drejtëpërdrejtë mes Zelenskit dhe Putinit. 

Budva - Ministrat dhe përfaqësuesit e nivelit të lartë nga Ballkani Perëndimor mbështetën dje në Budva të Malit të Zi Deklaratën e përbashkët mbi politikat e migrimit të forcës punëtore në kuadër të konferencës “Migrimi i forcës punëtore: Mbështetja e Rritjes Ekonomike në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca organizohet nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social e Malit të Zi dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Deklarata e përbashkët vendos një agjendë të përbashkët për të përmirësuar koordinimin rajonal të politikave, për të promovuar rekrutimin etik dhe për të zhvilluar sisteme gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në të dhëna për migrimin e forcës punëtore që respektojnë të drejtat e migrantëve dhe forcojnë shërbimet e integrimit. Këto përpjekje synojnë të nxisin tregje pune rezistente, të ulin mospërputhjet e aftësive dhe të përmirësojnë qeverisjen e migrimit në përputhje me standardet e BE-së.

Uashington - Derisa në Stamboll po mbahen takime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, u prononcua edhe presidenti amerikan, Donald Tramp. "Koha është që thjeshtë ta bëjmë këtë. Do ta përfundojmë", theksoi Tramp. Ai shtoi se dëshiron të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin sa më shpejtë të jetë e mundur. Trampi dje deklaroi se përparimi i konsiderueshëm në negociata është i pamundur derisa ai dhe Putini të takohen ballë për ballë.

QËNDRONI TË LIDHUR