
09:00/26 shkurt/2025
Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komisioni Ligjvënës - Juridik.Në rendin e ditës të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për relizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e segmentit rrugor Milladinovc-Shtip dhe segmentit rrugor Kërçovë-Ohër, në lexim të parë. Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport do ta shqyrtojë në lexim të parë Propozim-ligjin për arsim të mesëm, në lexim të parë.
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve. Siç paraljmëruan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim tregun e rikonstruktuar të qytetit, duke u mundësuar banorëve të Komunës së Negotinës një treg të ri dhe bashkëkohor të karakterit të mbyllur. Vlera e tregut është 25.913.899 denarë me TVSH të përfshirë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Negotinës.
Shkup - Në Shkup, Strumicë dhe Rotimlje afër Mostarit sot do të shënohet 21 vjetori i aksidentit të aeroplanit në të cilin humbën jetën ish presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit. Anëtarët e familjes, delegacione shtetërore dhe të tjera do të vendosin lule te varri i Trajkovskit në varrezat e qytetit - Butel në Shkup dhe në memorialet në Rotimlje dhe Strumicë. Presidenti Boris Trajkovski vdiq në këtë ditë të vitit 2004 në një aksident aeroplani afër Mostarit. Në aksident, përveç Trajkovskit, kanë humbur jetën Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Krishan Lozanovska nga Kabineti i Presidentit, Mile Krstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të ekipit të sigurisë, si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.
Shkup - Këshilli Gjyqësor sot duhet të marrë vendimin për formimin e Komisionit për përcaktimin e numrit orientues të lëndëve që gjyqtari duhet t'i zgjidhë në muaj në gjykatat themelore, në gjykatat e apelit, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë administrative dhe në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Në rend dite nga seanca e sotme është caktuar për në orën 10:00 në sallën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe shqyrtimi i raportit për vizitën e realizuar të punës në Gjykatën Penale të Shkupit dhe në Gjykatën e Apelit Shkup.
Shkup - Me nxjerrjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes, në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhoskit për të cilën akuzohen Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorqevski. Në seancën e sotme, me kryerjen e dëshmive materiale - gjashtë CD disqe me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev, prokuroria e përfundoi deponimin e dëshmive. Në gjykatë janë shfaqur video ku Prokuroria pohon se shihen të pandehurit, thasë për fjetje, kova, lopata... I pandehuri i parë Palevski tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme dhe akuzoi për imponim të dëshmive të rreme.
Shkup - Në Fakultetin Ekonomik të UKIM-it sot do të prezantohen rezultatet e projektit "Skills4Justice", i cili trajton çështjet e migrimit dhe që zbatohet në kuadër të programit Horizont të Bashkimit Evropian. Në ngjarje është paraparë të ketë fjalim ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Do të çrezantohen informacione mbi trendet aktuale të migracionit, gjendjen e tregut të punës, si dhe mënyrat për harmonizimin e nevojave dhe mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rekrutimin strategjik të punëtorëve të kualifikuar.
Shkup - Instituti për Media dhe Analitikë IMA sot organizon diskutim me temën "Ballafaqimi me dezinformatat e rrjeteve sociale - sfida dhe perspektiva". Panelistë në diskutimin që do të mbahet në hotelin Holidej In në Shkup janë Emilija Petreska Kamenjarova nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), Snezhana Tërpevska nga Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska - konsulente për komunikim strategjik dhe ballafaqim me dezionformatat dhe Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis. Ata do t'i paraqesin rezultatet dhe analizat e tyre në lidhje me këtë temë.
Shkup - Ambasadorët e vendeve anëtare të Frankofonisë sot do ta prezantojnë programin kulturor dhe aktivitetet tjera për shënimin e Frankofonisë gjatë muajit mars dhe në fillim të muajit prill të vitit 2025. Për programin e shënimit të sivjetëm të Frankofonisë do të mbajnë fjalim ambasadorët e Francës Kristof Le Rigoler, Zvicrës Veronik Ulman, të Rumanisë Monika Aksinte dhe Greqisë, Sofija Filipidu, kumtoi Instituti Francez në Shkup. Ata do të flasin edhe për vlerat universale të Frankofonisë, të vlefshme jo vetëm për vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare me të drejtë të plotë e kësaj Organizate nga viti 2006), por edhe për të gjitha vendet të cilat e respektojnë gjuhën franceze dhe diversitetin gjuhësor, solidaritetin, paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si vlera përfundimtare shoqërore.
Shkup - Në autostradën A1, aksi Demir Kapi - Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut, kumtoi LAMM. Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
Shkup - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 12 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 11 gradë.
Prishtinë - Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon izolimin nëse Qeveria e re nuk e dërgon statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese brenda një afati të shkurtër. Ai për KTV tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk do të tolerojnë më vonesa apo lojëra fjalësh në dialog. "BE-ja sot ka halle të tjera. Nuk besoj që ka vullnet në Evropë dhe SHBA që të tolerojnë një lojë fjalësh në dialog. Sa më shumë të vonohet Kosova, aq më e rëndë do të jetë situata për ne", ka deklaruar Hasani. Ai gjithashtu ka nënvizuar se marrëveshja e arritur në Ohër, përfshirë formimin e Asociacionit, është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën dhe nuk ka më hapësirë për shmangie.
Berlin - Grupi i deputetëve të Alternaivës së djathtë për Gjermaninë (AfD) në Bundestag paralajmëroi se do të kërkojë pozicione presidenciale në komisionet dhe funksionin e zëvendëskryetait të parlamentit. Alternativa është dyfisht më e fuqishme nga konvokimi paraprak i parlamentit dhe ka kërksa adekuate, deklaroi sekretari i parë i grupit të deputetëve të partisë, Bernd Bauman. "Tani kemi pothuajse një të katërtën e deputetëve dhe do të jetë shumë e vështirë për shumicën kuq e gjelbër, madje edhe për një pjesë të Unionit Kristiano-Demokratik që të kyçen edhe një herë", tha Bauman për radion Dojçlandfunk, transmeton DPA.
Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, sot kumtoi se vendi i tij për momentin në mënyrë aktive përgatit takime, marrëveshje dhe negociata me partnerët e tij. "Do të ketë edhe zgjidhje tjera. Tani në mënyrë aktive përgatisim takime, marrëveshje, negociata. Ukraina duhet të jetë e fortë për të funksionuar diplomacia falë kësaj fuqie. Tani ka shumë diplomaci, ndërsa ngjarjet vetëm do të përshpejtohen", njoftoi Zelenski në video-fjalimin e rregullt të mbrëmjes për kombin, transmetoi Ukrinform. Sipas Zelenskit, disa formate speciale përgatiten me partnerët. Siç është theksuar, ekipi ukrainas, gjithashtu, tani filloi me punë në premtimet që partnerët i dhanë në Samitin për mbështetje të Ukrainës në Kiev.
Gazë - Hamasi njoftoi se ka arritur marrëveshje me Izraelin për lirimin e më shumë se 600 palestinezëve të burgosur dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite. "Zgjidhja është lirimi i të burgosurve palestinezë njëkohësisht me trupat e pengjeve izraelite të vrarë në fazën e parë të armëpushimit", njoftoi grupi islamik. Hamasi njoftoi se delegacioni i tij, i udhëhequr nga shefi i grupit Kalil Al-Haja, e ka përsëritur angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit "me të gjitha fazat dhe klauzolat". "Ata (të burgosurit palestinezë) do të lirohen njëkohësisht me trupat e të burgosurve izraelit (pengjeve) për të cilët ranë dakord të dorëzoheshin në fazën e parë", njoftoi Hamasi.
Jerusalem - Aeroplanët ushtarakë izraelit mbrëmë e kanë bombarduar qytetin Kisve, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit sirian Damask, dhe provincën jugore Dara. Burimet siriane të sigurisë thanë se objektivi ishte një vend ushtarak, por nuk dhanë detaje shtesë. Izraelitët kanë bombarduar edhe qytetin në provincën jugore Dara me sulme ajrore shtesë, njoftoi TV Siria. Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi se ka sulmuar objektivat ushtarake në jug të Sirisë, përfshirë edhe depot e armëve.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp i ka publikuar planet për program të ri për viza, me të cilën do të ndahen të drejta për qëndrim të përhershëm në SHBA për taksa prej pesë milionë dollarëve. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë,Tramp tha se e ashtuquajura "karta e artë" do të tërheq njerëz të parë, të cilët do të mund të kontribuojnë në ekonomi. "Njerëz të pasur do të hyjnë në vendin tonë me blerjen e kësaj karte. Ata do të jenë pasur dhe të suksesshëm, do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë shum tatime dhe do të punësojnë shumë njerëz", deklaroi Tramp.