• e shtunë, 28 shtator 2024
MIA Flesh

09:00/17 prill/2024

Shkup - Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t'i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshë fundjavën e ardhshme. Kandidatët prë anëtarë të qeverisë nga koalicioni "Maqedonia Jote" mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së. Nga "Maqedonia Jote" në qeveri do të ektë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM - Për Maqedoninë tonë.

Shkup - VMRO-DPMNE sot do të mbajë solemnitet "34 vite VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, premtim, liri, ardhmëri, vazhdojmë" në teatrin "Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot" në Veles me fillim në orën 13:00. Në ngjarje do të flasin kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski.

Shkup - Në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim për prezantimin e rregullores së Bashkimit Evropian e cila i obligon kompanitë projektuese dhe ndërtimore të fillojnë me projektimin me eurokodet nga 1 shtatori i këtij viti. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Ndërtimit të Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve në Odën Ekonomike, Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Çertifikuar dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKIM.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla  deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në zonat malore do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 18, maksimalja do të arrijë nga 29 deri 36 gradë, ndërsa UV indeksi do të jetë tetë, njoftojnë nga DPHM-ja. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri më 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë. 

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu sot, kështu deri të premten do të qëndrojë për vizitë në SHBA dhe Kanada, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç njoftoi NATO-ja, sot Stoltenbergu në Uashington do të takohet me presidentin e SHBA-së, Xho Bajdenin. Stoltenbergu sot do të mbajë fjalim me edhe në Qendrën "Uilson", ku do të përgjigjet në pyetjet e publikut. 

Bruksel - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së sonte do të kenë takim joformal në Bruksel, ku do të bisedojnë rreth zgjedhjes së bartësve të funksioneve më të larta në Union pas zgjedhjeve për Parlamentin evropian. Këshilli evropian, që e përbëjnë liderët e anëtareve të bllokut, ka rol kyç në zgjedhjen e kryetarëve të Këshillit të BE-së dhe Komisionit evropian dhe të përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri.

Moskë - Rasti në Rusi kundër gazetarit të arrestruar amerikan Evan Gershkoviç do të fillojë më 26 qershor dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, njoftuan mediat ruse, duke iu referuar shërbimit për shtyp të gjykatës. Prokurorët javën e kaluar publikuan se procesi gjyqësor  kundër korrespondentit të Uollstrit  zhurnal do ta marrë në pyetje gjykata në qytetin Ekaterinburg në Ural, ku gazetari u arrestua në mars të vitit të kaluar me dyshimin për spiunazh. 

Uashington - Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Xho Bajden, Amos Hohshtajni, sot do të vizitojë Izraelin për takime me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë kufirit me Libanin. Hohshtajni do t'i mbështesë përpjekjet që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë "vijës së kaltër" midis Izraelit dhe Libanit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan i cili dëshironte të mbetet anonim.

 

QËNDRONI TË LIDHUR