MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot priti në takim pune ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Zomer. Siç theksohet në komunikatë, Shasivari theksoi se Ministria e Drejtësisë po punon për krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas dhe funksional, në të cilin qytetarët do të kenë siguri më të madhe dhe besim më të lartë në institucione.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 3 shtator, 2026
18:00/3 shtator/2026
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot priti në takim pune ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Zomer. Siç theksohet në komunikatë, Shasivari theksoi se Ministria e Drejtësisë po punon për krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas dhe funksional, në të cilin qytetarët do të kenë siguri më të madhe dhe besim më të lartë në institucione.
Shkup - Ministri i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Agon Ferati sot mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ola Solstrom, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve, me fokus në programet zhvillimore dhe avancimin e projekteve të përbashkëta, duke shfrytëzuar përvojën dhe mbështetjen suedeze.
Shkup - Eurobligacioni i ri, emetimi i të cilit është planifikuar në vitin 2027, është pjesë e sigurimit në kohë të mjeteve për financimin e detyrimeve të shtetit, duke përfshirë edhe shlyerjen e një vlere të konsiderueshme të borxheve të vjetra që maturohen vitin e ardhshëm, ndërsa janë marra nga qeveria paraprake.
Shkup - Pas rritjes prej 4,3 për qind qëndrojnë aktiviteti i fortë investues, rritja dyshifrore e eksportit, rritja e konsumit dhe zhvillimet pozitive në disa aktivitete të rëndësishme ekonomike - tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Kocoska në një konferencë për shtyp pasi Enti Shtetëror i Statistikës njoftoi sot se prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur për 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, dhe për 4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp së bashku me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Transfuzive, Amir Elezi, në të cilën informuan se janë siguruar 1,2 milion njësi të faktorit VIII për pacientët me hemofili, me vlerë prej rreth 500 mijë dollarësh. "Me përpjekje të koordinuara së bashku me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, MALMED-in dhe Institutin e Shëndetit Publik, e zgjidhëm këtë problem, i cili deri më tani ishte bllokuar në procedura administrative, dhe siguruam këtë donacion. Faktori VIII së shpejti do të jetë në dispozicion të pacientëve dhe do ta përmirësojë ndjeshëm gjendjen e kësaj kategorie pacientësh”, theksoi ministri Klekovski.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski informoi sot se fëmija 13-vjeçar me plagë thike në zemër është në gjendje të qëndrueshme, por ende në rrezik për jetën. "Informacioni i fundit, për fat të keq, është nga dje. Në gjendje të qëndrueshme por ende në rrezik për jetën. Ana e mirë - kinetika - lëvizja e zemrës është në rregull, megjithatë, është ende në rrezik për jetën", u përgjigj Klekovski në pyetjen e një gazetari në konferencën e sotme për shtyp.
Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Komuna ka nisur hapat konkretë për krijimin e një platforme të përbashkët për parandalimin dhe menaxhimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve në shkollat e Çairit.
Bruksel - Pjesëtarë të patrullës policore dhe ushtarake arrestuan një burrë në stacionin kryesor hekurudhor Midi në Bruksel, pasi që doganierët, gjatë kontrollit të sigurisë, në çantën e tij gjetën një pushkë automatike "kallashnikov", lajmëruan sot mediumet belge.
Paris - Automjetet hibride plug-in lëshojnë deri në pesë herë më shumë dioksid karboni në kushte reale sesa llogaritjet mbi të cilat bazohen rregulloret e Bashkimit Evropian (BE), theksohet në studimin e publikuar sot. Studimi nga OJQ-ja mjedisore Këshilli Ndërkombëtar për Transport të Pastër (ICCT) tregon “një hendek të konsiderueshëm dhe në rritje midis emetimeve të CO₂ në botën reale dhe atyre të matura gjatë testeve të homologimit” për makinat hibride plug-in, të njohura si makina plug-in, të regjistruara midis viteve 2021 dhe 2023.
Berlin - Shefi i diplomacisë polake, Radoslav Shikorski, tha sot se vala e fundit e sulmeve hibride në të gjithë Evropën, të cilat ai tha se u kryen nga Kremlini, kërkon kufizime më të rrepta të vizave për diplomatët dhe qytetarët rusë që udhëtojnë brenda Bashkimit Evropian. "Rusia, në fund të fundit, po përpiqet ta shkatërrojë BE-në nga brenda dhe nuk duhet t’i lejohet të gëzojë privilegjet e lëvizjes së lirë", tha ai së bashku me homologët e tij gjermanë dhe francezë pas një takimi të mbajtur në qytetin gjerman të Vajmarit, raportoi Politiko.
Kiev - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha deklaroi se shpreson për një "dinamikë të re" në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën. "Besoj se tani do të kemi një dinamikë të re në përpjekjet për paqe me rikthimin e kësaj faze aktive të angazhimit politik dhe diplomatik në shumë kryeqytete anembanë botës", deklaroi Sibiha para gazetarëve në Kiev.
Las Palmas - Më shumë se 80 migrantë, përfshirë një foshnjë, u mbytën sot pranë Ishujve Kanarie të Spanjës, ndërsa shërbimet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 44 persona. Anija me gjithsej 128 persona ka lundruar nga Gambia 26 ditë më parë dhe po udhëtonte përgjatë rrugës më të rrezikshme të migrantëve, raporton kanali televiziv spanjoll Antena 3. Gjithsej 84 persona u mbytën, midis tyre të paktën tre gra.
Jerusalem - Ministri izraelit i mbrojtjes, Izrael Kac, deklaroi sot se IDF do ta shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Iranit nëse sulmohet vendi i tij. Ai tha në një dolli me punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes me rastin e Vitit të Ri hebraik se një sulm iranian ndaj Izraelit do të ishte një "veprim i dëshpëruar", raportoi portali "Tajms of Izrael".