18:00/14 gusht/2026
Gostivar - Prej sot uji në ujësjellësin e qytetit në Gostivar është i sigurt për pije, njoftoi në konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, shef i Shtabit kryesor për menaxhim me kriza.
Gostivar - Punë me përgjegjësi në të ardhmen, ndërsa hetimi ta verifikojë fajin me problemet me furnizimin me ujë në Gostivar, kërkoi sot Stojanço Angellov, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve rreth epiulogut dhe fundin e krizës me furnizimin e ujit dhe epideminë në Gostivar.
Shkup - Rast i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perënidmor ndodhi sot në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një shkupjan 72-vjeçar, informoi sot drejtori i Klinikës infektive në Shkup, Fadil Cana.
Shkup - Fondi për sigurim shëndetësor njoftoi se po ndërmerr hapa konkretë, me të cilat pacientëve me organe të transplantuara do t'u mundësojë që ilaçi Myfortic (acid mikofenolik), në doza prej 180 mg dhe 360 mg, si ilaç origjinator, të jetë përsëri i disponueshëm pa bashkëpagesë, e në të njëjtën kohë të mbahen përfitimet nga ulja e çmimit të kësaj terapie të arritur më parë. Siç informon Fondi, ky është ilaç me rëndësi të veçantë për pacientët me organe të transplantuara, të cilët e përdorin këtë terapi për një kohë të gjatë dhe për të cilët terapia e vazhdueshme dhe financiarisht e përballueshme është me rëndësi të jashtëzakonshme.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon opinionin se Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë, së bashku me sistemin kolektor, përbën një nga projektet kapitale më të rëndësishme jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut.
Shkup - Në të gjitha universitetet janë ulur në mënyrë përkatëse kuotat për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, pasi tregu i punës është i ngopur me kuadro të caktuara dhe ka të papunë, për dallim nga disa profesione të tjera ku punësimi është shumë i lartë, dhe në disa vende paraqitet edhe mungesë. Në prag të regjistrimeve në universitet, ministrja Vesna Janevska në një intervistë për MIA-n theksoi se këtë vit, në të gjitha Universitetet kishte ulje për rreth 2.000 vende, por ajo është e bindur se të gjithë studentët do ta gjejnë vendin e tyre aty ku duan të studiojnë.
Athinë - Rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe sigurisë në komunikacionin ujor, e theksoi shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në bisedën telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Sejed Abas Aragçi, informojnë në Iks nga MPJ greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Varshavë - Partia opozitare polake "Ligje dhe Drejtësi" (PiS) ka përjashtuar ish-kryeministrin Mateush Moravjecki dhe një grup të madh deputetësh nga radhët e saj pas një përçarjeje të thellë brenda partisë, kumtoi sot për servisin publik TVP kryetari i organit disiplinor të partisë, ndërsa transmeton agjencia DPA.