MIA Flesh
- Shkup - Gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV). Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar, informuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë. "Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë. Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar priten rezultatet. Tre pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të intubuar", sqruan nga Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 7 gusht, 2026
18:00/7 gusht/2026
Shkup - Gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV). Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar, informuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë. "Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë. Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar priten rezultatet. Tre pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të intubuar", sqruan nga Ministria e Shëndetësisë.
Shkup - Zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme - Strumicë dje në një fshat të Strumicës privuan nga liria një banor 51-vjeçar të fshatit, duke vepruar sipas një njoftimi të mëparshëm se më 1 gusht, në tarracën e shtëpisë familjare, e ka sulmuar fizikisht djalin e tij 19-vjeçar dhe e ka shtyrë poshtë shkallëve, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, siç konfirmohet në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës.
Shkup - Në afërsi të linjës kufitare me Greqinë, sot rreth orës 01:30 nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Kalim Kufitar - Bogorodicë janë gjetur tre persona - emigrantë nga Afganistani, të cilët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit "Vinojug" në Gjevgjeli, njoftuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Meqenëse njëri prej personave kishte një dëmtim në dorë, ai u dërgua në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, ku iu ofrua ndihma dhe një mjek përcaktoi se dëmtimi ishte nga një armë zjarri", informuan nga MPB.
Shkup - Një i ri nga Maqedonia, i lindur në vitin 1998, në Kushsadasi ka marrë lëndime të rënda trupore në unazat e qafës. Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n informojnë se në bashkëpunim me Fondin për sigurim shëndetësor menjëherë kanë kërkuar nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të sigurohet aeroplani qeveritar për transportin e tij. "Transporti është lejuar dhe djali i lënduar nesër do të sillet në vend me një ekip mjekësh nga Klinika univeristare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv (TOARMI)", theksojnë nga Ministria.
Kumanovë - Një banor dyzet e dy vjeçar i fshatit Opajë, komuna e Likovës, ka raportuar se automjeti i tij i pasagjerëve "BMV", i parkuar në një oborr, u dëmtua nga një plumb i humbur nga një armë zjarri. Mbrëmë, në orën 21:30 minuta në Departamentin Policor Matejç, M.A. (42), nga fshati Opajë raportoi se automjeti i tij "BMV", i cili ishte parkuar në oborrin e tij, u dëmtua nga një plumb i humbur nga një armë zjarri. Nga SPB Kumanovë informojnë se ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë, ndërsa ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Raman njoftoi se është lëshuar në përdorim edhe një aks nga autostrada Elbasan - Vendkalimi kufitar Qafë Thanë, në kufirin Shqipëri-Maqedonia e Veriut, pranë Strugës dhe se punimet vazhdojnë me një ritëm të shpejtë. Bëhet fjalë për aksin mes fshatrave Labinot-Fushë deri në fund të fshatit Mirak, dhe është aksi i dytë që mund të përdoret, pas atij që është lëshuar për qarkullim në qershor para dy vitesh.
Beograd - Komisioni Evropian ende nuk ka ofruar një zgjidhje për heqjen e kufizimit të qëndrimit të shoferëve profesionistë të kamionëve nga Ballkani Perëndimor në vendet e zonës Shengen, deklaroi sot kryetari i Shoqatës për Transport Ndërkombëtar të Serbisë, Negjo Mandiq.
Bruksel - Shtatë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën dhe Spanjën, e kanë kritikuar Slloveninë për vendimin e saj për të bllokuar emërimin e ish ministres së Jashtme Tanja Fajon si përfaqësuese speciale e BE-së për rajonin Sahel në Afrikë, raportoi "Euraktiv", duke cituar burime diplomatike. Sipas portalit, Fajon, një anëtare e Socialdemokratëve, u pengua të emërohej në postin e lartë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në minutën e fundit muajin e kaluar, pas ndërhyrjes së qeverisë së kryeministrit slloven Janez Jansha.
Bruksel - Spanja sot e paralajmëroi Italinë se do të ndërmarrë masa reciproke nëse Roma deri më 9 gusht nuk i heq kontrollet kufiare për udhëtarët nga Spanja, të vendosura për shkak të krizës së migrantëve në Seuta, njoftoi portali i Brukselit "Politiko". Italia përsëri rivendosi kontrollet kufitare me Spanjën më 1 gusht, duke pezulluar përkohësisht zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit, e cila mundëson udhëtimin pa pasaportë nëpër 29 shtete evropiane. Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, deklaroi se masa ishte e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve italianë dhe për mbrojtjen e kufijve evropianë.
Varshavë - Partia opozitare polake E drejta dhe drejtësia (PiS) në kongresin e vet programor prezantoi plan të ri kundërthënës: nëse kthehen në pushtet, kanë ndër mend t'i deportojnë të gjithë ukrainasit e papunë të "moshës për ushtri", përkatësisht të moshës mes 25 dhe 60 vjeç. Propozimi u prezantua në opinion gjatë kongresit, të mbajtur ën slloganin "Eja të shkojmë drejt qeverisë së re", nga Tobijash Boçenjski, anëtar i Parlamentit evropian nga partia PiS. Lideri i partisë, Jarosllav Kaçinski më vonë sqaroi se plani nuk do të vlejë për të gjithë ukrainasit të cilët për momentin jetojnë në Poloni.
Londër - Në qytetin lindor të Anglisë, Tetford, mbrëmë, për të tretën natë me radhë, u mbajtën protesta kundër emigrantëve në të cilat dhjetëra persona e sulmuan policinë dhe pronat lokale në të cilat, besohet, janë të vendossur kërkuesit e azilit, kumtoi policia lokale, e cituar nga agjencitë perëndimore. Pesë persona janë arrestuar gjatë protestës së shkaktuar nga planet për vendosje të kërkuesve të azilit në bazën e braktisur të Forcave mbretërore ajrore në afërsi të Tetfordit, qytet me rreth 25.000 banorë.
Kiev - Gjithsej 1.990 vende të trashëgimisë kulturore dhe 2.625 institucione kulturore në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës me Rusinë, njoftoi sot Ministria e Kulturës e Ukrainës. Sipas të dhënave të ministrisë, vetëm 90 objekte janë shtuar në listën e dëmeve, raporton Suspilne. Nga numri i përgjithshëm i vendeve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara, 192 kanë statusin e monumenteve me rëndësi kombëtare, 1,605 janë me rëndësi lokale, ndërsa 193 janë vende të zbuluara rishtazi.
Islamabad/Ankara - Pakistani, Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje të gjerë të përbashkët në kushte të tensioneve në rritje në Gji, ceket në kumtesën e sotme të Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme dhe raportin e agjencisë shtetërore saudite SPA. Liderët e tri vendeve, transmeton DPA, në samitin e sotëm në Mekë e nënshkruan "Marrëveshjen e përbashkët mbrojtëse nga Meka", që do të thotë se çdo sulm i armatosur ndaj një prej tri shteteve do të konsiderohej si sulm ndaj të gjitha tri shteteve partnere në aleancë.