15:00/13 tetor/2025/
Shkup - Qytetarët të dalin masivisht në zgjehdjet lokale, në mënyrë që të hyjmë sa më parë në Qytetin e Shkupit dhe t'i zgjidhim gjërat, porositi sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Shkup - Në shtypshkronjën "Kiro Dandaro" në Manastir tashmë po shtypen fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të planifikuara për të dielën, më 19 tetor. Shpërndarja e materialit jo-konfidencial dhe konfidencial për votim deri te Komisionet Komunale Zgjedhore, dhe më pas edhe deri te Këshillat Zgjedhore, do të kryhet deri në fund të kësaj jave. Të shtunën, të parët që do të votojnë janë të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe persona në shtëpitë e të moshuarve.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 23-të të sotme, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për më shumë çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Shkup - Digjitalizimi i Shkupit si një nga shtatë shtyllat e programit, transformimi i kryeqytetit në qytetin e parë plotësisht "paper-free" në vend, u prezantua sot nga kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti me publikim në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se e ka pranuar ftesën për duel në TV21, por, siç thotë, kundërkandidati i tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani e ka refuzuar.
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN-i, Izet Mexhiti, sot shpalli një pjesë të programit të tij zgjedhor që parashikon uniforma dhe vakte ditore falas për të gjithë nxënësit nga të gjitha shkollat fillore në këtë komunë.
Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar zgjidhje konkrete për ndërtesat në pjesën e vjetër të komunës që kanë problem me ashensorët jofunksionalë, si dhe përgatitjen e projekteve për ndërtesat që nuk kanë ashensorë.
Strugë - Dënim me kusht prej dy vitesh për emërimin e paligjshëm të një drejtori në shkollën "Zini Hani" në Veleshtë dhe një në "Vëllezërt Milladinovi" dhe gjobë prej 2.500 euro, ka marrë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Shkup - Gjykata Themelore Penale në Shkup sot miratoi një aktvendim të ri në procedurën e përsëritur për rastin "Aleanca Ndërkombëtare", me të cilin u janë shqiptuar dënime më të ulëta të pandehurve në krahasim me dënimin e shkallës së parë në vitin 2022.
Shkup - Gjykata vlerëson se raportet e ekspertëve të mbrojtjes dhe Prokurorisë në lidhje me gjendjen psikike të të akuzuarit Rade Trajkovski Shtekli nuk janë kontradiktore dhe i hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes se ai nuk është i aftë të ndjekë gjykimin në seancën kryesore në rastin e tregtisë me drogë.
Shkup - Benzinat prej mbrëmë në mesnatë do tl lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit zvogëlohet për gjysëm denari, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlim i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,83 për qind në krahasim me llogaritjen paraprake.
Tiranë - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila sot qëndron në Tiranë, që është destinacioni i saj i parë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama vlerësoi se "Progresi i Shqipërisë është frymëzues, ka arritur një ritëm rekord me negociatat dhe ajo është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian".
Kiev - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas ka arrit sot në Kiev.
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka përshëndetur lirimin e pengjëve të fundit të gjallë izraelitë, të cilët janë mbajtur në Rripin e Gazës.
Ramallah - Izraeli ka filluar me lirimin e të burgosurve palestinezë në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, kumtoi Zyra për media e të burgosurve.
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot mbajti fjalim në Kneset, para se presidenti amerikan Donald Tramp tu drejtohet deputetëve.
Tel-Aviv - Presidenti amerikan Doanld Tramp sot ka mbajtur takim në Knesetin për çka tha se ky është "nder i madh".