• e martë, 18 gusht 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/15 korrik/2026

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka arrit sot në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës, njofton MÇE. Pas arritjes në Ukrainë, ministri Sali u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mishçenko, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Dimitar Bllazhevski, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë.

Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në një vizitë pune dyditore në Uashington, ku do të marrë pjesë në një konferencë ministrore kushtuar kërcënimeve të terrorizmit politik.  Takimi, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të mbledhë përfaqësues të lartë nga më shumë se gjashtëdhjetë shtete, me qëllim të përparimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e gatishmërisë institucionale për t'u përballur me format bashkëkohore të dhunës dhe terrorizmit të motivuar politikisht.

Shkup  - Deri të pemten, 24 korrik, do të zgjasë paraqitja për masën "Mbështetje për krijim të vendeve të reja të punës" - nënmasa "Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike", nga plani operativ për punësim për vitin 2026. Siç tha zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, pas takimit të punës në odën ekonomike, masa do të përfshijë 1.385 kërkues aktivë pune, ndërkaq parasheh mbështetje prej 5,4 milionë eurove. Punëdhënësit e interesuar mund të paraqiten në njësitë rajonale në të cilat e kanë të regjistruar ndërmarrjen.

Shkup  - Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka ngritur aktakuzë kundër ish drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Pece Mirçevski për veprën penale të vazhdueshme - Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1, si dhe Falsifikim të dokumentit zyrtar sipas nenit 361, paragrafi 1 i Kodit penal.

Shkup  - Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, i udhëhequr nga kryewshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Karsten Brojer, prej sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Armatën e Maqedonisë. Gjenerali Brojer nesër në mëngjes, pasi të pritet me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, do të ketë takim me nikoqirin e tij, kryeshefin e Shtatmdhorisë së Armatës, gjeneral majorin Sahko Lafçiski, pas së cilës do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski.

Shkup - Zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Departamenti për kërkime, dje kanë privuar nga liria 41-vjeçarin Aleksandar Lazarov nga Koçani, pas informacioneve operative të marra më herët. Për Lazarovin, siç njoftoi MPB-ja, ishte shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Koçan, për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Hamburg - Presidenti amerikan Donald Tramp, gjatë një periudhe prej një viti ka realizuar më shumë se 21.000 transkaskione me aksione dhe letra tjera me vlerë.  Sipas analizës së publikuar nga gazeta gjermane "Shpigel", dhe bazuar në deklaratën prej 900 faqesh, transaksionet janë kryer përmes tetë llogarive investuese të Trampit. Blerjet e letrave me vlerë vlerësohen mes 461 milionë dhe 1,4 miliardë dollarësh, ndërsa shitjet ndërmjet 138 milionë dhe 433 milionë dollarësh.

Teheran  - Në sulmet e mbrëmshme amerikane ndaj Iranit janë plagosur më shumë se 260 persona, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hosein Kermanpur. Ndërsa zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohaxherini deklaroi se "gjatë ditëve të fundit" janë vrarë më shumë se 30 persona. Por, ajo nuk dha detaje shtesë për viktimat. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR