• e shtunë, 28 shtator 2024
MIA FLESH

15:00 / 17 qershor / 2024 

 Shkup - Narrativa gjinore në mënyrë të dukshme është pak i përfaqësuar në raportet gazetareske për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për shkak të përfaqësimit të ulët dhe në retorikën e folësve dhe folesve në fushata. Vetë mediat pothuajse nuk ka analizuar temat për përfshirjen e grave në zgjedhje, veçanërisht për ato nga komunitetet etnike, gjë që tregon një vetëdije të ulët për rëndësinë e çështjeve të barazisë gjinore.  Këtë e tregon analiza e përmbajtjeve mediatike me bazë gjinore "Politikanet dhe anshmëria mediatike", të cilën Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) e ka përgatitur për periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2024, pra nga afati zyrtar për paraqitjen e kandidatëve për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të 19 marsit, deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, që përkoi me zgjedhjet parlamentare.

Shkup - Ndryshimet e përnjëhershme të motit dhe temperaturat e larta mund të jenë të rrezikshme për qytetarët. Nga ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup thonë se për shkak të nxehtit, është rritur numri i thorrjeve, si dhe i kolapseve në vende publike, pavarësisht moshës së qytetarëve. Qytetarët mund të kenë marramendje, ndryshim të shtypjes së gjakut, shqetësim... Rekomandohet dalje nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe vonë pasdite, të mbahen rroba të lehta, të konsumohen shumë lëngje dhe ushqim i lehtë.

Shkup - Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski apelon institucionet kompetente që sa më shpejt ta zgjidhin problemin e murit mbajtës të rrëzuar në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup. "Nuk e di kush është përgjegjës për murin, por mendoj se është e të gjithë atyre që janë përfshirë në proces. Duhet të ulen bashkë dhe ta zgjidhin këtë problem sa më shpejt", deklaroi Markovski në pyetjen e gazetarëve në Odën Ekonomike.

Shkup - Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në mesditë do të mbahet takim koordinues për rrezikun e murit gjysmë të shembur në territorin e Qendrës Klinike në Shkup.  Siç njoftojnë nga QMK-ja, në takim janë ftuar përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Qytetit të Shkupit dhe të Komunës Qendër.   Paraprakisht, QMK-ja apeloi deri te institucionet përkatëse, të koordinohen dhe menjëherë të zgjidhet problemi me murin mbështetës.

Shkup - Deklarata për media pas takimit koordinues për rrezikun e murit gjysmë të shembur në Qendrën Klinike në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Në takim ishin të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër.

Shkup - Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për dukuri të izoluar lokale dhe të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimës. Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë. Pastaj pritet mot i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë.

Shkup - Për qytetarët e besimit ortodoks në vend, 21 qershori (e premtja para Ditës së Shpirtrave), është ditë jopune.  Siç njoftuan sot nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dita jopune është sipas Ligjit për festat.  MPPS-ja qytetarëve të besimit ortodoks ua uron festën.

Shkup - Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 sonte në mesnatë do të rriten për një denar, ndërsa EURODISEL (D-E-V) dhe vaji Ekstra i lehtë për amvisëri (EL1) për gjysmë denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE).

Veles - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do të flasë gjatë solemnitetit "34 vite VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, premtim, liri, ardhmëri, vazhdojmë". Mickoski, i cili është mandatar për formimin e qeverisë së re, mbrëmë i kumtoi emrat e ministrave që do t'i propozojë, ndërsa gjatë ditëve të kaluara atë e bënë edhe VLEN dhe ZNAM, të cilat do të jenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. Qeveria e re pritet të formohet më së voni deri të hënën e ardhshme

Bruksel - Këshilli i BE-së sot miratoi konkludime për furnizim me radioizotope mjekësore, të cilat luajnë rol jetësor në diagnostikimin e kancerit, konstatimin e gjendjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera dhe gjithnjë e mët epër shfrytëzohen për trajtim të kancerit, ndërkaq me qëllim që të ruhen autonomia dhe lidershipi global të Evropës në këtë fushë.

Bruksel - Bashkimi Evropian pret nga autoritetet kosovare të ndërmarrin masa për qetësim të situatës në veri të Kosovës, por në të njëjtën kohë këtë e pret edhe nga pala serbe, deklaroi kryezëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Piter Stano.

Bruksel - Komisioni Evropian sot njoftoi se pret që Greqia t'i kontrollojë të dhënat nga hulumtimi i Bi-Bi-Si-së se dhjetëra emigrantë në vitin e kaluar janë hedhur në det nga rojet bregdetare greke dhe u mbytën para se të arrinin në BE dhe të kërkojnë azil.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot solli vendim për vazhdim të sanksioneve të vendosura si përgjigje ndaj aneksimit ilegal të krimesë dhe qytetit Sevastopol nga ana e Rusisë deri më 23 qershor të vitit 2025, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Bruksel - Ministrat përgjegjës për mjedisin jetësor të vendeve anëtare të BE-së në takimin e sotëm në Luksemburg me shumicë të kualifikuar e miratuan Ligjin për rinovimin e natyrës së Unionit, që është hapi i fundit në miratimin e kësaj rregullore e cila është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër.

Moskë - Kremlini sot ka njoftuar se samiti ndërkombëtar i paqes për Ukrainën, i udhëhequr nga Kievi, ka dhënë - "zero" rezultate. "Nëse flasim për rezultatet e atij takimi, atëherë ato reduktohen në zero", theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskovi.

Jerusalem - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka shpërndarë qeverinë ushtarake, e cila ishte formuar pas një sulmi të paparë ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.  Sipas "Tajms of Izrael" mbrëmë vonë Netanjahu i tha Kabinetit ushtarak, një grup i vogël funksionarësh të lartë nga një sërë partish që u formuan me 11 tetor për të menaxhuar operacionet kundër Hamasit dhe Hezbollahut, se ata zyrtarisht janë shpërndarë.

QËNDRONI TË LIDHUR