• e enjte, 27 shkurt 2025
MIA FLESH

18:00 / 26 shkurt / 2025

Shkup - Ekziston me të vërtet një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ndërsa ajo është vlera të cilës i japim sot në Evropë integritetit territorial, respektimi i sovranitetit që kërkon një përgjigje të vetme evropiane, deklaroi ambasadori i Francës Kristofor Le Rigoler. Ai në një deklaratë në pyetjen e gazetarëve për atë nëse pozicionimi i vendit për rezolutat e KB-së mund të reflektohet në rrugën tonë eurointegruese, tha se vendimi i vendit në lidhje me votimin e rezolutës për Ukrainën në Kombet e Bashkuara ishte i papritur. "Me të vërtet ju potenconi një temë të rëndësishme, për vendimin për të votuar Maqedoninë e Veriut në Nju Jork e cila ishte e papritur për ne. Mendoj se duhet të përqendrohemi në temën që është e rëndësishme sepse votat u bënë në Nju Jork, për projekt rezolutën. Ekziston me të vërtetë një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ajo është vlera që ne sot në Evropë i japim integritetit territorial, respektin e sovranitetit, imperializmit të një fqinji në lidhje me një fqinj tjetër, aq sa i mohohet ekzistenca, identiteti dhe gjuha. Është një temë e cila kërkon një përgjigje unike evropiane. Synimi i diplomacisë evropiane sot, synimi i secilit prej nesh, është pikërisht ruajtja e atij uniteti dhe përqasja e njëjtë e përbashkët që do të sigurojë sigurinë e kontinentit në vitet e ardhshme, në dekadat që do të vijnë për ne dhe fëmijët tanë", tha ambasadori Le Rigoler në pyetjeN e gazetarëve në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të programit për festën vjetore të Frankofonisë.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot miratoi raport nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe në Gjykatën e Apelit Shkup, pas çka konstatoi se nuk është shkelur ligji me rastin e sanksionimit të Vasil Jovanovit në rastin në të cilin ishte gjykuar për drogë. Jovanovi u akuzua dhe për shkeljen e Frosina Kulakovës në bul. "Arradhat partizane" në Shkup. Siç është kumtuar në seancë, anëtarët e grupit punues më 7 shkurt kanë vizituar Gjykatën Penale dhe atë të Apelit në Shkup pas çka kanë kryer mbikëqyrje të lëndës dhe kanë biseduar me gjyqtaren Daniella Aleksovska Stojanovska dhe gjyqtaren Tanja Mileva nga Gjykata e Apelit Shkup.

Shkup - Pohoj se me shumë ndërgjegje dhe ndershmëri e kam kryer funksionin e anëtares së Këshillit Gjyqësor dhe nuk ndjej përgjegjësi morale dhe as profesionale për të dhënë dorëheqje, deklaroi sot Tanja Çaçarova Ilievska, e cila është në mesin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për të cilët janë parashtruar interpelanca deri tek Kuvendi nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM. Në interpelancë, siç vlerësoi Çaçarova Ilievska, nuk u individualizua se cilat veprime dhe cilat procedura si anëtare individ e Këshillit Gjyqësor i ka ndërmarrë nga pakujdesia dhe në mënyrë kundërligjore dhe cilat mund t'i vihen si barë për shkak të punës së Këshillit Gjyqësor.

Shkup - Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, ka marrë vendim dhe ka nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 17 dhe 18 nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryetari Darko Kostadinovski deklaroi se gjykata ka dyshime për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve, sepse ato cenojnë vlerat themelore siç janë sundimi i ligjit dhe pluralizmi politik, si dhe parimi i barazisë së qytetarëve. "Kjo ka të bëjë me dyshimet e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, si në aspektin formal ashtu edhe në atë material. Nga këndvështrimi i dy vlerave themelore, sundimit të ligjit  dhe pluralizmit politik, shkelje e parimit të barazisë së qytetarëve, si dhe nga këndvështrimi i neneve 22 dhe 23 që rregullojnë barazinë e të drejtës së votës dhe aksesit të qytetarëve, secili ka të drejtë të mbajë poste publike", tha ai.

Shkup – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova vendosi kurora me lule të freskëta në varrin e presidentit Boris Trajkovski në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të vdekjes së presidentit Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit në aksidentin e aeroplanit në Rotimle në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Siç informon Kabineti i presidentes, Siljanovska – Davkova vendosi kurora me lule të freskëta edhe në varrezat e anëtarëve të ndjerë të delegacionit: Dimka Ilkova – Boshkoviq, Risto Bllazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat “Butel” në Shkup. 

Shkup - Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe delegacioni realizuan takim me Daniell Grindberg, komisioner parlamentar për standarde. Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Grindberg i ndau përvojat e Parlamentit Britanik në këtë fushë, mënyrën dhe metodat e punës së tij, dhe mënyrën se si publiku në Mbretërinë e Bashkuar është i informuar për procedurat e iniciuara dhe rezultatet e tyre. I vuri në pah tre parimet themelore të punës që drejtojnë komisionerin parlamentar për standarde, të cilat janë: transparenca, ndershmëria dhe integriteti dhe objektiviteti. Theksoi se parakushti themelor që një kod etik të zbatohet realisht është që ai të jetë i shkurtër dhe të zbatohet në tërësi.

Shkup - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur të nisë procedurë për nismën për Kodin Zgjedhor me të cilën kundërshtohen nenet 17 dhe 18 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Parashtruesit e Nismës për Kodin Zgjedhor konsiderojnë se me nenet e kontestuara bëhet ndryshimi i neneve 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, të cilat i referohen kushteve për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur për deputetë, si dhe për anëtarë të këshillave dhe kryetarëve të komunave.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot miratoi raport nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe në Gjykatën e Apelit Shkup, pas çka konstatoi se nuk është shkelur ligji me rastin e sanksionimit të Vasil Jovanovit në rastin në të cilin ishte gjykuar për drogë. Jovanovi u akuzua dhe për shkeljen e Frosina Kulakovës në bul. "Arradhat partizane" në Shkup. Siç është kumtuar në seancë, anëtarët e grupit punues më 7 shkurt kanë vizituar Gjykatën Penale dhe atë të Apelit në Shkup pas çka kanë kryer mbikëqyrje të lëndës dhe kanë biseduar me gjyqtaren Daniella Aleksovska Stojanovska dhe gjyqtaren Tanja Mileva nga Gjykata e Apelit Shkup.

Shkup – Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë në shtet, Lilia Çollakova Dervishova sot pasdite për MIA-n deklaroi se mjekët amë kërkojnë të gjendet zgjidhje tjetër për verifikimin e numrit të telefonit, risi e sjellë nga ana e “Termini im”.  “Mëngjesin e sotëm ka pasur një risi të prezantuar nga ‘Termini im’. Për secilin pacient që hynte, duhej të përditësonim numrat e tij të telefonit, t'i linim një porosi dhe më pas të merrnim një kod verifikimi, më pas të futnim atë kod. Ka pasur reagim nga kolegët, të cilët janë shprehur të revoltuar për këtë ndryshim”, sqaroi Çollakova Dervishova.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me nënkryetarin e Kuvendit, Jovan Mitreski, kryetarin e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Nikolla Micevski; zëvendëskoordinatoren e GP-së së Koalicionit Fronti Evropian, Arbana Pasholli dhe sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar të Delegacionit Parlamentar nga 25 deri më 27 shkurt, që është vizita e parë zyrtare e një delegacioni nga vendi ynë në Parlamentin Britanik, zhvilluan takim bilateral me Ser Lindzi Hojël, kryetar i Dhomës së Poshtme të Parlamentit Britanik.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim me eurodeputetin dhe raportuesin nga Parlamenti Evropian, Tomas Vajc në të cilin është diskutuar për përparimin e vendit në procesin e integromit evropian, hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit, si dhe mundësinë për përforcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian. "Theksova përkushtimin e vendosur të Qeverisë për të ecur në rrugën evropiane përmes zbatimit të një proces të qëndrueshëm reformash në fushat kyçe, forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu, iu referova marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke theksuar përkushtimin tonë për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë dhe ndërtimit të besimit, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk. 

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Secuko Kavahara. Në takimin, siç thuhet në kumtesën e MÇE-së, u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ia siguron Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë e ardhshme për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Ministri Murtezani theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ambasadës së Japonisë, si dhe mbështetjen e rëndësishme që Japonia i siguron vendit në kuadër të Ndihmës zyrtare për zhvillim, në vlerë prej mbi 425 milionë euro.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ku u shqyrtua gjendja aktuale në sektorin më të madh të punëve të brendshme, sfidat me të cilat përballet si mungesa e kuadrit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre. "Edhe përkundër sfidave me të cilat përballet SPB Shkup konstatuan se siguria në qytet është e mirë dhe të gjitha kapacitetet e SPB Shkup janë vënë në funksion që të sigurohet siguria e qytetarëve. Njëherit, shpreha bindjen se SPB Shkup me profesionalizëm maksimal do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë të punës, zbardhjen e veprave penale dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe stabilitetin në qytetin e Shkupit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", theksoi zëvendësministri Iseni.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) reagoi në, siç thuhet në kumtesë, "sulmet publike të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, të parashtruara në konferencën e sotme për shtyp, gjatë së cilës ka shprehur një sërë fyerjesh dhe ka publikuar konkludime të papërgjegjshme, me të cilat në bazë tregoi njohje të pamjaftueshme të politikës ndërkombëtare dhe tërësisht i ka anashkaluar elementet thelbësore, të cilat e përbëjnë procesin kompleks gjatë marrjes së vendimeve me rëndësi strategjike dhe globale politike". Qartë, thuhet në kumtesë, për LSDM-në më me rëndësi është politika ditore, sesa interesat afatgjate shtetërore dhe përforcimi afatgjatë i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Intensifikimi i investimeve publike dhe përkrahja e konsumit me transferta nga Qeveria, si dhe rritja e pagave reale do të jenë shtytësit kryesorë të rritjes së ekonomisë vendore në vitin 2025. Kjo është pjesë e konstatimeve preliminare të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Nenin IV, të publikuara në deklaratën përfundimtare të FMN-së pas konsultimeve të kryera në vend. Siç thuhet në kumtesën e publikuar, FMN-ja thekson pikësynimet e Qeverisë për uljen e deficitit, rritjen e produktivitetit, rritjen e standardit të jetesës dhe uljen e joformalitetit.

Shkup - Sot kujtojmë presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet nga vdekja tragjike e tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij, ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk. "Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot", ka shkruar Ahmeti.

Tiranë - Njeriu i parë i SPAK-ut, Altin Dumani, e theksoi progresin e arritur në luftën kundër larjes së parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2024 është 59 milionë euro. Sipas tij, nga shuma totale, 10 milionë bien në kriptovaluta, që "shfrytëzohen masivisht nga organizatat kriminale". "Lufta e SPAK-ut kundër larjes së parave ka për qëllim të dërgojë mesazh se krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë. Koha e mosndëshkimit në të gjitha nivelet ka përfunduar", deklaroi Dumani.

Banja Llukë – Nëse Këshilli i Apelit i Gjykatës së BeH e konfirmon aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin presidenti i Republikës Sërbska, Millorad Dodik ishte dënuar sot me një vit burg dhe ndalesë gjashtëvjeçare për kryerjen e funksionit president, ai sipas ligjeve të BeH nuk do të mund të kandidohet për asnjë funksion publik. Sipas Kodit Penal të BeH dhe Kodit Zgjedhor funksionar i dënuar me burg mbi gjashtë muaj nuk mund të jetë kandidat për asnjë funksion publik. 

Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se gjatë vizitës së saj në SHBA nuk do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Kallas sot dhe nesër është për vizitë në Uashingtonin në bisedime mbi përpjekjet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ajo theksoi se nuk do të takohet me Rubion "për shkak të problemeve me agjendën". 

Bruksel - Qëllimet e BE-së për mbrojtjen e natyrës, një tranzicion të drejtë energjetik dhe reduktimin e ndotjes së karbonit mbeten të pandryshuara, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në takimin me përfaqësuesit e industrisë evropiane në Antverpen. Ajo shtoi se BE-ja do të jetë neutrale dhe fleksibële ndaj teknologjive që përdoren për të arritur qëllimet e përcaktuara. Fon der LAJEN theksoi se BE do të sigurojë 100 miliardë euro për industri të pastra dhe për të promovuar kompanitë më inovative. "Ne duhet të investojmë më shumë se kurrë në inovacionet," kërkoi ajo.

Bruksel – Komisioni Evropian sot propozoi Plan Veprimi me masa afatshkurta për uljen e shpenzimeve për energji, kompletim të Bashkësisë Energjetike, tërheqjen e investimeve dhe për gatishmëri më të mirë për kriza potenciale energjetike, i cili duhet të rezultojë me kursime të energjisë nga 260 miliardë euro në vit deri në vitin 2040.  “BE është në një pikë kthese vendimtare për konkurrencën, dekarbonizimin dhe sigurinë e saj, me nevojë të qartë për të vepruar. Shpenzimet strukturore të larta të energjisë dëmtojnë qytetarët dhe bizneset tona. Sfidat janë të qarta, po kështu është edhe roli i Bashkimit Evropian për t'i trajtuar ato”, bëhet e ditur në propozimin e Planit të Veprimit.

Londër - Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Ukraina ka marrë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ushtarake ndërkombëtare, ku donatorët më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane. Sipas analizës së Skaj njuz, SHBA ka dhënë gjithsej 114 miliardë euro në lloje të ndryshme mbështetjeje, ndërsa vendet evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë dhënë 132 miliardë euro. Nëse merret parasysh vetëm ndihma ushtarake, SHBA-ja kryeson me 64 miliardë euro, ndërsa vendet evropiane kanë dhënë kolektivisht 62 miliardë euro.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot deklaroi se marrëveshja ekonomike kornizë me SHBA-në është përgatitur, por ende nuk janë vendosur garancitë e sigurisë për Kievin. "Marrëveshja kornizë është hapi i parë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Ukrainës. Ky është vetëm fillimi, është vetëm një marrëveshje kornizë. Mund të jetë një sukses i madh, ndërsa mundet thjeshtë të zhduket", theksoi Zelenski. Ai shtoi se kjo do të varet nga biseda me presidentin amerikan Donald Tramp. Është paraparë që më 28 shkurt Zelenski ta ketë takim me Trampin në Uashington

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u kërcënua se do t'i padisë mediat, gazetarët dhe redaktorët që u referohen "burimeve anonime". Do të përndjekë disa nga këta autorë dhe redaktorë të librave të pandershëm, madje edhe media, për të zbuluar nëse këto 'burime anonime' ekzistojnë apo jo", tha Tramp në rrjetin social "Trut soshëll" (Truth Social). Ai paralajmëroi se është e mundur të miratohet edhe një “LIGJ I RI” për këtë.

QËNDRONI TË LIDHUR