• e shtunë, 24 maj 2025
MIA Flesh

18:00 / 22 prill / 2025

Shkup - Vlera e shportës minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë, që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, kumton Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM). Më së shumti, gjegjësisht 21.480 denarë (34,3 për qind) nga buxheti është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0 për qind), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7 për qind) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9 për qind). Për shportën minimale sindikale të prillit janë ndarë 1.136 denarë (1,8 për qind) për transport 4.615 denarë (7.4 për qind), për komunikim 3.417 denarë (5.5 për qind), rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë (8.9 për qind), arsim 7.036 denarë (11,2 për qind), restorante dhe hoteleri 4.131 denarë (6,6 për qind) dhe mallra dhe shërbime tjera 1.100 denarë (1,8 për qind).

Shkup – Prokuroria e kushtëzon propozimin e Asmir Jahoski, i cili është i dyshuar lidhur me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, për shfuqizimin e masës së shqiptuar më parë në zëvendësim për pasuri të patundshme në vlerë prej 1,16 milionë euro dhe masa të kujdesit – ndalesë që të largohet nga vendbanimi, detyrim që përkohësisht të paraqitet para organit shtetëror kompetent dhe marrje të përkohshme të pasaportës ose dokumenteve të tjera. Nga PPRMV, informojnë se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – PTHP NKOK ka dorëzuar mendim lidhur me Propozimin për heqjen e masës paraburgim me propozim garanci, të parashtruar nga i dyshuari për vepër të kryer penale – “Pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat penale”. 

Shkup - Maqedonia e Veriut mund të arrijë përsëri hapin duke filluar punën për agjendën e reformave. Agjenda 2030 e BE-së është aktive, ndërsa perspektiva e anëtarësimit të vendit në BE është reale, e arritshme dhe e realizueshme, tha në debatin e sotëm me temën "Reformat si përgjegjësi e përbashkët: Ndërtimi i konsensusit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE", Vladimir Drobnjak, ish kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe ekspert i UNOPS-it. "Rendi ndërkombëtar po ndryshon dhe niveli i pasigurisë është rritur ndjeshëm. Dikush mund të thotë se aktualisht institucionet globale po zbërthehen dhe ne nuk e dimë se si do të duket e ardhmja. Megjithatë, BE-ja mbetet në këtë rrugë strategjike dhe në këtë moment strategjik, e fortë dhe relevante më shumë se kurrë për të ofruar forcë dhe mbrojtje në të njëjtën kohë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe pika më e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. “Duke marrë parasysh se e kemi këtë pasiguri në kohën që jetojmë, të gjithë duhet të kuptojnë se interesi kombëtar i shërben më së miri qëllimit kur funksionojnë zgjidhjet evropiane, dhe qendra e gravitetit të Maqedonisë së Veriut nuk është Shkupi, por Brukseli dhe Uashingtoni”, tha Drobnjak.

Shkup - Kuvendi në kuadër të punës së sotme për rendin e ditës të seancës së 44-të, pa debat miratoi 19 vendime ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, mes të cilëve dhe Ligjin për ndërtim, Ligjin për media dhe ligjin për pagën minimale. Pa debat njëzëri me 82 vota "për" në lexim të dytë i shoqëruar dhe Propozim ligji për energjetikë. Në sqarimin për nevojën e miratimit të Ligjit për energjetikë, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, tha se paraqet obligim për transpozimin e legjislativit evropian në lidhje me Paketën për energji të pastër, duke potencuar se afati i vendit për transpozimin e direktivave dhe rregulloreve nga Pakoja për energji të pastër ka kaluar për më shumë se një vit.

Shkup – Sindikata e Kulturës (SKRM) sot mbajti këshill protestues para Ministrisë së Kulturës për shkak të pagave të papaguara dhe për mosrespektim të marrëveshjeve kolektive. Në këshill përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan kushte dinjitoze për punë, respektim të marrëveshjeve kolektive, transparencë dhe menaxhim profesional me institucionet kulturore, strategji për zhvillim të kulturës, si dhe Ligj për kulturë me pjesëmarrje të punonjësve të kulturës në hartimin e tij. Kryetarja e SKRM, Vera Atanasovska sot gjatë këshillit protestues informoi se nga shërbimet e kontabilitetit dhe juridike në institucionet e kulturës, morën njoftim se nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit janë dorëzuar udhëzime të reja për llogaritjen e pagës. 

Shkup - Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AKE) njoftoi qëllimin e saj për të zhvilluar një procedurë publike tenderimi me oferta publike për një operator të ri rrjetëzimi në vend, me kërkesë të "One Makedonia Telekomunikacii”, firma që kompania hungareze e telekomunikacionit "4iG" e regjistroi në vend pasi njoftoi hyrjen e saj në tregun maqedonas të telekomunikacionit. “Me iniciativë të vetën dhe bazuar në një kërkesë të marrë nga Shoqëria e Shërbimeve Telekomunikuese ONE MAKEDONIA TELECOMUNICACII SHKPNJ Shkup me numër 0805-1103/1 të datës 16.04.2025, Agjencia e Komunikimeve Elektronike njofton qëllimin e saj për të zhvilluar një procedurë publike tenderimi me oferta publike për dhënien e një numri të kufizuar lejesh për përdorimin e radiofrekuencave me qëllim që të mundësojë një debat publik mbi numrin e publikuar të lejeve për përdorimin e radiofrekuencave, citohet në njoftimin nga AKE.

Shkup - Disa qytetarëve dhe personave juridikë, nga ana e kryerësve të cilët prezantohen rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, janë drejtuar ftesa të rreme kinse lidhur me një hetim vijues, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta. "U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate për sanksionimin ligjor të kryerësve", theksohet në kumtesën.

Shkup - Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet prioritet i ministrisë. Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për 7.826 përfitues, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).  Kjo pagesë, siç thonë ata, i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në takime të veçanta priti ushtruesin e detyrës në ambasadën e Katarit në Shkup, Sheik Jasim bin Hamad Al Tani dhe ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shkup, Satibaldi Burshakov. Në takimin me ushtruesin e detyrës në ambasadën e Katarit në Shkup, Sheik Jasim bin Hamad Al Tani, u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për dinamizimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë.

Bruksel - Komisioni Evropian propozoi Rregullativë të re për stimulimin e investimeve të lidhura me mbrojtjen, me mjete nga Buxheti i BE-së, e cila ka për qëllim ta përforcojë gatishmërinë mbrojtëse të BE-së deri në vitin 2030 dhe të mundësojë zbatimin e planit "Riarmatimi i Evropës". Ne rregullativën e re do të mundësohet shfrytëzimi i programeve ekzistuese financiare të BE-së për investime më të shpejta, më fleksibile dhe të koordinuara në bazën mbrojtëse teknogjike dhe industriale të Evropës. "Ndryshimet e propozuara do ta përmirësojnë aftësinë e BE-së dhe të vendeve anëtare për t'i zhvilluar, rritur dhe modernizuar kapacitetet kyçe mbrojtëse, përmes mundësimit të qasjes deri te fondet e BE-së për projekte të lidhura me mbrojtjen", kumtoi Komisioni.

Moskë - Këshilltari për politikë të jashtme të Kremlinit, Jurij Ushakov, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof këtë javë do të vizitojë Moskën, publikojnë mediat ruse. Në pyetjen nëse e dinte për vizitën e ardhshme të të dërguarit amerikan në Rusi këtë javë, Ushakov vetëm u përgjigj "Po". Deri tani, Uitkof ka mbajtur tre takime të gjata me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në të cilën u diskutuan opsionet për përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Kajro - Delegacion i Hamasit po udhëton në Kajro të Egjiptit për të "diskutuar ide të reja" për një armëpushim në Gazë, deklaroi një përfaqësues i lëvizjes islamike. Delegacioni i udhëhequr nga kryenegociatori i Hamasit, Kalil al Haja "do të ketë takim me përfaqësuesit egjiptianë për ide të reja që synojnë arritjen e një armëpushimi" në territorin palestinez, thotë i njëjti burim. Të enjten Hamasi hodhi poshtë propozimin izraelit për armëpushim, duke thënë se ishte kundër një marrëveshje "të pjesshme" me shumë faza dhe donte një "marrëveshje të plotë" siç ishte parashikuar.

Nju-Delhi - Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa tetë janë plagosur pasi militantë të dyshuar hapën zjarr ndaj tyre në rajonin indian Kashmir. Sipas policisë indiane, sulmi ka ndodhur në Pahalgam, një destinacion popullor turistik në territorin kryesisht mysliman që tërheq mijëra turistë çdo verë.

Nju-Jork - Shefi i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), Filip Lazarini sot dënoi "përkeqësimin e qëllimshëm të situatës me urinë" në Rripin e Gazës, pas një bllokadë 50-ditore izraelite të ndihmës për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. "Gaza është bërë një vend dëshpërimi. Uria po përhapet dhe po përkeqësohet qëllimisht, ndërsa ai është rezultat i shkaqeve të bëra nga njeriu", tha përfaqësuesi i UNRVA-s. Pas 18 muajsh luftë dhe bllokadë izraelite ndaj ndihmave humanitare që nga 2 marsi, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë të rëndë humanitare për 2.4 milionë persona të cilët jetojnë në Rripin e Gazës.

Madrid - Trajneri Karlo Ançeloti iu përgjigj pyetjeve për ardhmërinë e tij në Real Madrid. "Gjithçka është e mundur në futboll. Unë nuk do t'i hakmerrem askujt në rast se më pushojnë. Më pëlqen kjo punë, dëshiroj të vazhdoj sa më gjatë. Por, do t'u falënderohem të gjithëve nëse më pushojnë", deklaroi Ançeloti. Reali i Madridit, i cili paradokohe u eliminua nga Arsenali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, tani iu kthye kampionatit dhe kupës kombëtare.

QËNDRONI TË LIDHUR