• e mërkurë, 10 qershor 2026
MIA Flesh

09:00/18 maj/2026

Lubjanë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, sot në Lubjanë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Është paraparë presidentet të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi plenar i delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Sllovenisë.

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 102-të, në të cilën në rend dite janë disa pika, ndërsa për këtë seancë janë paralajmëruar edhe pyetjet e deputetëve dyorëshe. Në rendin e ditës të propozuar është Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarit të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të bahskimit Evropian "ALTEA" në Bosnjë e Hercegoivinë, e cila paraprakisht do të shqyrtohet ehde në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Në seancën priten të miratohen Propozim ligji për shtesat rinore dhe ndryshimet, plotësimet e Ligjit pr zona industriale të gjelbra (të dyja në lexim të dytë) dhe Strategjia fiskale e Republikës së Maqeodnisë së Veriut për vitet 2027-2031.  

Shkup - Për vizitë në Kuvend sot do të jetë nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj. Në faqen e internetit të Kuvendit janë paralajmëruar takime me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe nënkryetarin e Kuvendit Jovan Mitreski.

Shkup - Pa rrymë sot prej orës 8:00 deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës "Pellagonia", "Bërsjaçka Buna", "Demirhisarska", "Indira Gandi" 31 në Shuto Orizarë dhe prej orës 9:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr.4 dhe një pjesë e rr.8 në Sonje të Epërme në komunën Sopishte.

Shkup - Pa ujë sot nga ora 9 do të mbesin konsumatorët e rrugëve "Bajram Shabani", "Çellopek" dhe "Remzi Hoxha", ndërsa me presion të zvogëluar do të jenë rrugët "Ordan Çopella" dhe "Jajce". Nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup bënë të ditur se ndërprerja me furnizimin me ujë është për shkak të ndërtimit të një lidhje të furnizimit me ujë në rrugën "Bajram Shabani" pn dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell, me kushte për reshje të dobëta të shiut në disa vende. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 15 deri 25 gradë.

Londër - Numri i ekzekutimeve në botë vitin e kaluar ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1981, me të paktën 2707 dënime me vdekje të kryera në 17 shtete, thuhet në raportin më të ri të "Amnesti interneshënall". Sekretarja e përgjithshme e Organizatës, Anjes Kalamar, deklaroi se rritja shqetësuese vjen si rezultat i "një grupi të vogël dhe të izoluar shtetesh" që vazhdojnë ta zbatojnë dënimin me vdekje edhe pavarësisht trendit global drejt shfuqizimit të tij. 

Pragë - Mijëra qytetarë të Republikës së Çekisë mbrëmë dolën në protesta masive në disa qytete, në shenjë mbështetjeje të pavarësisë së servisit publike. Demonstruesit protestuan kundër planeve të koalicionit qeveritar, kryesuar nga kryeministri Andrej Babish, i cili ka për qëllim t'i heqë taksat për licenca radio-televizive dhe vendosje të modelit të financimit shtetëror të Televizionit çek dhe Radios çeke.

Kiev - Rusia gjatë natës kreu sulme ndaj Ukrainës me dronë dhe raketa, me ç'rast u goditën qyteti jugor Odesa dhe Dnipro në juglindjetë vendit, kumtuan përfaqësues zyrtarë ukrainas. Në Odesë, portin kryesor eksportues në Detin e Zi, dronët goditën ndërtesa banimi, shkolla dhe kopshte, me ç'rast u lënduan një djalë 11-vjeçar dhe një burrë 59-vjeçar, kumtoi përmes platformës "Telegram" shefi i administratës lokale ushtarake, Sergij Lisak.

Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, deklaroi se planet për forcimin e njësive frontale në kufi me Korenë e Jugut janë kyçe për "parandalim më të thellë të luftës". Sipas raporteve të mediave shtetërore të Koresë së Veriut, Kim Xhong-un këtë e deklaroi në mbledhjen e komandatëve të divizioneve dhe brigadave të forcave të armatosura, ku bëri thirrje për korrigjimin e sistemit për trajnimin dhe zgjerimin e ushtrimeve praktike, me synim përshtatjen ndaj kushteve moderne të luftës.

Havana - Kuba do ta shfrytëzojë të drejtën e vetëmbrojtjes në rast të një sulmi ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Karlos Fernandes de Kosio, përmes platformës "Iks" vlerësoi se "fushata antikubane", e ncila sipas tij ka për qëllim të arsyetojë sulm ventual ushtarak mbi Kubën, poërforcohet me "akuza më absurde".

Barcelonë - Barcelona mbrëmë e fitoi Betisin me 3:1 në terren të sajin në xhiron e 37-të të Kampionatit spanjoll të futbollit. Katalanasit u bënë ekipi i parë që i fitoi të gjitha ndeshjet në shtëpi në sezonin në Liga Liga me 38 ndeshje dhe 19 ndeshje në shtëpi. Kjo është hera e parë që të ndodh një gjë e tillë në ndeshjet pasi që Real Madrid i fitoi të gjitha 17 ndeshjet në shtëpi në sezonin1985/86.

 

QËNDRONI TË LIDHUR