12:00/16 korrik/2026
Shkup - Katër kompani kanë aplikuar në tenderin e përsëritur për furnizimin e autobusëve elektrikë për transport publik në Shkup dhe qytete të tjera në shtet, informoi sot ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. "Sot në mëngjes mora informacion se të hënën do ta marr raportin. Katër kompani kanë aplikuar, të hënën do t'ju prezantojmë publikisht me raportin dhe deklaratat në raport. Shpresoj shumë që këtë herë thirrja të jetë e suksesshme dhe të kemi një furnizim të suksesshëm të autobusëve. Shpresoj që përvojat nga thirrja e fundit të jenë një mësim për kompanitë që të përgatisin dokumentacion të mirë dhe cilësor", tha Nikollovsski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në Komunën e Kisella Vodës.
Shkup - Guvernatori i Bankës Popullore Trajko Slaveski i përshëndeti studentët praktikantë të cilët fillojnë me punë praktike në institucion duke u dëshiruar fillim të suksesshëm dhe mundësi për fillimin e njohurive të reja dhe përvojave praktike. Siç informon Kabineti i Sllaveskit, takimi u mbajt në Muzeun e Bankës Popullore, në vitin kur shënohet 80-të vjetori i punës bankare qendrore - jubileu që pasqyron kontributin e gjatë të institucionit në ndërtimin e besimit në valutën kombëtare dhe mbajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike.
Shkup - Reshjet e shiut që kapluan disa pjesë të vendit gjatë ditëve të kaluara, do të kotnribuojnë për përmirësim të lagështisë së dheut, por e rrisin edhe rerzikun për paraqitje të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Agrometeorologët paralajmërojnë, bujqit t'i ndjekin të mbjellat dhe t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje. Siç thonë, moti i thatë dhe i nnxehtë ishte i volitshëm vetëm për korrjen e elbit dhe grurit që është nga fundi, ndërsa në disa vende tashmë ka përfunduar.
Shkup - Lënda "Total" e ish Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë me evazion fiskal nga gazetari Dragan Pavloviq-Latas dhe tri persona juridikë, ka përfunduar. Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se është marrë aktgjykim me të cilin refuzohet aktakuza për këtë lëndë, pasi prokurori publik kompetent është tërhequr plotësisht nga aktakuza. Aktgjykimi, siç njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, është marrë më 27 maj të këtij viti.
Shkup - Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe i caktoi paraburgim 30-të ditor bashkëshortëve të dyshuar për vrasjen e mjekur Aco Trpovski, të kryer më 21 mars të vitit 2024 në lagjen Autokomandë të Shkupit. Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, gjykata urdhëroi paraburgimin për shkak të rrezikut nga arratisja dhe ndikimi ndaj dëshmitarëve.
Shkup - Nga fillimi i korrikut në vendin tonë janë konstatuar gjithsej 10 vatra të reja të sëmundjes së lisë tek delet dhe dhitë. Sëmundja është konfirmuar nëpër ferma në vendbanimin Sasa, Komuna e Makedonska Kamenicës, në fshatin Sokolarci, Komuna e Çeshinovës - Obleshevës, fshatin Bigla, Komuna e Dellçevës, fshatrat Malinë dhe Kosevicë, Komuna e Sveti Nikoles dhe fshatin Sopot, Komuna e Kumanovës. Për momentin sipas AUV-së ka gjithsej 17 vatra të konfirmuara me mbi 2700 kafshë të infektuara. Sëmundja është konfirmuar në 15 ferma delesh dhe 2 ferma delesh dhe dhish. Vatra e parë e konfirmuar ishte në janar të këtij viti në fshatin Llopatë, Komuna e Kumanovës.
Dibër - Shtetasi i Maqedonisë së Veriut B.L. (54), i cili ndodhej në qendrën e paraburgimit në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërroi jetë pas një ataku kardiak. "Sipas informacioneve fillestare, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe pësoi atak kardiak, për këtë arsye u transferua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk arritën ta rianimojnë. Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat", raportuan mediat shqiptare.
Athinë - Në një aksident trafiku në Halkidiki, gjatë një ndeshje të drejtpërdrejtë midis një kamioni cisternë dhe një automjeti pasagjerësh ku ishte një familje katër anëtarëshe nga Moldavia, jetën e humbën nëna, babai dhe foshnja gjashtëmuajshe, ndërsa fëmija tjetër u lëndua rëndë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Teheran - Irani nuk do të lejojë që SHBA-ja të përzihet në lundrimin përmes ngushticës së Hormuzit, deklaroi sot zëdhënësi i Komandës supreme ushtarake të Iranit. Ai vlerësoi se marrja e mundshme e kontrollit nga SHBA-ja apo kufizimi i qasjes drejt Ngushticës paraqet "linjë të kuqe" për Teheranin.
Jangon - Mbi 500 rohinxhë dyshohet se kanë humbur jetën në dy aksidente me anije pranë bregut perëndimor të Mjanmarit, njoftuan Komisariati i Lartë i KB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Dy varka, në fund të muajit të kaluar, ishin nisur nga shteti Rakajn në pjesën perëndimore të Mjanmarit, në të cilët kishte qindra rohinxhë.
Shkup - Pasi të enjten e kaluar siguruan fitore si nikoqir, futbollistët e Sileksit dhe Shkëndijës sot, në të njëjtin termin dhe në lokacione të ndryshme në Shkup, do të përpiqen ta ruajnë epërsinë dhe të kualifikohen në xhiron e dytë kualifikues në Ligën e konferencës, në të cilën pas eliminimit në Ligën e Kampionëve do ta vazhdojë garën edhe Vardari.
Londër – Zhgënjim i madh mbretëron në Angli, pasi lojtarët anglezë në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror mbrëmë kundër Argjentinës humbën epërsinë dhe me me një disfatë 2-1 mbetën përsëri pa një finale që e kishin pritur prej 60 vitesh. “Leksioni argjentinas shkatërroi ëndrrat e anglezëve për titull. Argjentina e mposhti plotësisht Anglinë me një lojë brilante në pjesën e dytë”, komenton agjencia Rojters. Servisi britanik Bi-Bi-Si thekson rënien psikologjike të ekipit anglez në përfundimin e ndeshjes së gjysmëfinales në Atllanta.